Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kuvendi do të diskutojë edhe mbi një sërë nismash të tjera ligjore apo marrëveshjesh me institucione ndërkombëtare.
TIRANË- Në Kuvend ditën e sotme do të mbahet seanca e radhës plenare. Gjatë seancës pritet të votohet projektligjin “Për Paketën e Maleve”, i cili parashikon lehtësi procedurash për pronësinë dhe ndërtimin, sikurse edhe politika fiskale stimuluese për investimet në zonat malore.
Në seancë gjithashtu pritet të diskutohet mbi këtë projektligj të rëndësishëm, i cili parashikon një paketë të re mbështetje për investimet në zonat malore. Gjatë shqyrtimit të projektligjit në komisionet parlamentare, opozita është shprehur në parim kundër, me argumentin se është një ligj që parashikon garë të mbyllur, si dhe një procedurë komplet e re për pronën private, krahas procedurës që ka ligji aktual sektorial që merret me pronën.
Kuvendi do të diskutojë edhe mbi një sërë nismash të tjera ligjore apo marrëveshjesh me institucione ndërkombëtare. Gjithashtu në seancë pritet edhe ratifikimi i marrëveshjes me Bankën Evropiane të Investimeve, lidhur me hapjen e përfaqësisë së Bankës Evropiane të Investimeve në Shqipëri.
Një tjetër projektligj i rëndësishëm që pritet të miratohet sot është edhe ai për ratifikimin e marrëveshjes së huas me Fondin për Zhvillim të Abu Dhabi-t, për financimin e projektit “Sistemi i kamerave nën administrimin e Policisë së Shtetit – Smart City”.
Projektligji parashikon akordimin e një huaje, në shumën 118 500 000 USD, për financimin e këtij projekti, përmes së cilit synohet të rritet niveli i sigurisë publike dhe performanca e punonjësve të policisë. Instalimi i sistemeve elektronike synon një monitorim dhe kontroll sa më të mirë të territorit, duke siguruar informacionin për parandalimin dhe zbardhjen e ngjarjeve.
Po ashtu Kuvendi pritet të ratifikojë edhe dy marrëveshje të rëndësishme me Bashkimin Europian. Sot pritet ratifikimi i marrëveshjes së facilitetit me Bashkimin Evropian, të përfaqësuar nga Komisioni, për rregullimet specifike për zbatimin e mbështetjes së BE-së për Shqipërinë, në kuadër të facilitetit për reforma dhe rritje.
Një tjetër projektligj është ai i ratifikimit të marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, si huamarrës, Bankës së Shqipërisë, si agjent i huamarrësit, dhe Bashkimit Evropian, të përfaqësuar nga Komisioni Evropian, si huadhënës, për “Lehtësinë e reformës dhe zgjerimit për Ballkanin Perëndimor”.
TIRANË- Nisma Shqipëria Bëhet ka depoztuar mbrëmjen e sotme listat me kandidatë për deputetë në 12 qarqet e vendit n&e...
Foto ilustruese TIRANË - Koalicioni Euroatlantik ka dorëzuar pak më parë listat me emrat e kandidatëve për deputet të k&...
Foto ilustruese TIRANË - Partia Socialiste ka lënë rreth 24 deputetë të kësaj legjislature jashtë listave për zgjed...
Armaldo Kllogjeri TIRANË - Lista e hapur e Partisë Demokratike, për Qarkun e Elbasanit që u publikua këtë pasdite vinte me nj...
Ilda Dhori TIRANA- Deputetja demokrate Ilda Dhori është tërhequr nga zgjedhjet parlamentare të këtij viti pas publikimit t&eu...
Oriela Nebijaj TIRANA- Deputetja e PD-së Oriela Nebiaj ka reaguar pasi emri i saj u përfshi në listën e kandidatëve pë...
Dashnor Sula TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula duke komentuar listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhje...
Partia Demokratike TIRANË - Është zbardhur lista e hapur me emrat e kandidatëve për deputet të Partisë Demokratike n&eum...
Foto ilustruese TIRANË - Janë publikuar emrat e kandidatëve për deputet në listat e hapura të Partisë Demokratike pë...
Partia Demokratike TIRANË - Janë publikuar emrat e kandidatëve për deputet të Partisë Demokratike edhe për listat e hapu...