LIVE UPDATES
Politike

Nga taksat e larta, kontrabanda dhe rezervat private/ Berisha: Shkaku i çmimit stratosferik të naftës është Edi Rama

Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama për ngarkesën fiskale të vendosur mbi karburantin, duke e cilësuar atë si një barrë të rëndë për qytetarët.

24 Mars 2026, 13:01 Nga I.A
Nga taksat e larta, kontrabanda dhe rezervat private/ Berisha: Shkaku i
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se çmimi stratosferik i naftës në Shqipëri është rezultat i qeverisjes së Edi Ramës. Sipas Berishës, çmimi i naftës në Shqipëri është dukshëm më i lartë krahasuar me vendet fqinje. 

Në një konferencë për shtyp, Berisha u shpreh se nafta në vend është 60% më e shtrenjtë se në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut. Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama për ngarkesën fiskale të vendosur mbi karburantin, duke e cilësuar atë si një barrë të rëndë për qytetarët.

'Por unë jam këtu përsëri për një çështje madhore. Nafta në Shqipëri është shndërruar në një instrument të tiranisë ndaj shqiptarëve. Në një instrument të çmimeve stratosferike, të pakësimit të racionit ushqimor në tavolina, të çmimeve stratosferike, të largimit të tyre nga Shqipëria. Çmimi i naftës në vendin ku gjenden fushat më të mëdha në Europë naftëmbajtëse në tokë, siç është Patos-Marinza me 6 miliardë fuçi. Çmimi i naftës në vendin me një seri portesh për importin. Në Shqipëri ky çmim tejkalon me 60 përqind çmimin e naftës në Maqedoni dhe në Kosovë. Shkaqet e këtij çmimi të lartë, para së gjithash dhe mbi të gjitha, lidhen me ngarkesën absurde, të pamëshirë fiskale mbi litrin e naftës që Edi Rama ka vendosur. Disa janë faktorët më kryesorë të këtij çmimi, por në mënyrë absolute dy prej tyre janë qeveritarë, qeveritarë dhe vetëm qeveritarë. Së pari, ngarkesa fiskale. Ngarkesa fiskale në vendin me varfërinë më të madhe në Evropë, me rrogat më të ulëta dhe fuqinë blerëse më të ulët, është më e larta në Evropë dhe ndoshta në botë. Ngarkesa fiskale mbi litrin e naftës në Shqipëri është mbi 60-65 përqind, ndërkohë që në vendet më të zhvilluara të planetit në mesatare kjo ngarkesë është 40-45 përqind. Ndërkohë të ardhurat mesatare në vendet e OECD janë 6 herë më të lartë se mesatarja e qytetarëve shqiptarë. Pra, është një gjobë e tmerrshme që rëndon mbi shqiptarët.

Së dyti, faktori i dytë madhor është kontrabanda e naftës. Asnjë litër nuk hyn në Shqipëri me bote. 350 mijë ton naftë kontrabandë hyn në Shqipëri në portet që kontrollon qeveria. 350 mijë ton naftë kontrabandë janë të barabarta me të ardhura aktuale 410 milionë euro. Që të gjitha shkojnë në familjen e kryekontrollorit të kontrabandës që quhet Edi Rama. Shitja e kësaj nafte kontrabande nëpërmjet kompanive tregon edhe njëherë bashkëpunimin e Edi Ramës në çmimet stratosferike. A mund të imagjinoni ju, çmimi më i lartë në Evropë, kontrabanda më e lartë. Pra, shkaku më madhor i këtij çmimi shkatërrimtar është Edi Rama dhe qeveria e tij. Faktori i tretë janë rezervuarët e naftës apo depozitat e naftës, të cilat në kuptimin e rezervës shtetërore mund të jenë shtetërore, mund të jenë private, mund të jenë shtetërore dhe private. Vendimet e mëparshme të qeverisë i kanë shpallur ato private. Por, natyrisht magazinimi ka çmimin e tij, dhe atë çmim kompanitë private ia marrin konsumatorit, në një kohë kur atij çmimi duhet t’i përgjigjet qeveria sepse ajo rezervë mbahet për llogari të shtetit. Por Edi Rama preferon që ajo rezervë të mbahet duke tatuar edhe më rëndë naftën që u shitet qytetarëve,' tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj