LIVE UPDATES
Politike

Nga Universiteti i Real Madrid tek masat për sezonin e verës dhe siguria kibernetike/ Rama: Shqipëria arritje në disa fusha

Ai gjithashtu theksoi se së shpejti do të hapet rruga që pas Akademisë së Manchester City edhe shkolla e famshme e futbollit e Realit të Madridit të vijë në Shqipëri.

12 Tetor 2025, 10:25 Nga E. D
Nga Universiteti i Real Madrid tek masat për sezonin e verës dhe
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, në hyrje të podkastit “Flasim” listoi disa nga shënimet e javës, siç ai i quan. Rama e nisi fillimisht me vizitën e tij  në klubin e Realit të Madridit, me ftesë të Presidentit Florentino Perez. Ai gjithashtu theksoi se së shpejti do të hapet rruga që pas Akademisë së Manchester City edhe shkolla e famshme e futbollit e Realit të Madridit të vijë në Shqipëri. Ndër të tjera Rama foli edhe masat për sezonin e verës,  krijimin e shoqërisë “MOBAL” dhe siguria Kibernetike.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Real Madrid Albania

Para pak ditësh pata kënaqësinë të vizitoj klubin e Realit të Madridit, me ftesë të Presidentit Florentino Perez. Së shpejti do të hapet rruga që pas Akademisë së Manchester City edhe shkolla e famshme e futbollit e Realit të Madridit të vijë në Shqipëri. Jo në Durrës po në Vlorë, ku dua po ashtu të sjellim edhe Universitetin e Sporteve të Realit të Madridit, një qendër ekselence e arsimit të lartë, e cila formon profesionistët e sportit, nga menaxherët tek mjekët sportivë.

Masat për sezonin e verës

Beteja me zjarret e verës së ardhshme ka nisur. Mësimet e reja të këtij viti janë kthyer në masa konkrete, për sezonin e ardhshëm të përballjes me zjarret. Eshtë bërë inventari i plotë i dëmeve në banesa e në krerë bagëtish, të cilat do të shlyhen me pagesa të drejtëpërdrejta nga buxheti i shtetit. Ndërkohë do të investojmë fort për rritjen e kapaciteteve të trupës së zjarrfikësve, të cilët do të përfshihen në skemën e rritjes së pagave të ushtrisë, si edhe do të investojmë më tej në teknologji, me dronët me kamera termike. Po ashtu do të trainojmë sistematikisht forcat civile në nivelin vendor, e do të përfshijmë edhe shkollat në mbërshtetje të shërbimit pyjor, ndërkohë që penalitetet për zjarrvënësit do të ashpërsohen edhe më shumë.

Agjencia Kombëtare e Planifikimit, Zhvillimit Urban dhe Strehimit

Kemi nisur punën për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Planifikimit, Zhvillimit Urban dhe Strehimit, e cila do të adresojë një sërë problematikash, që nga rritja e volumit dhe cilësisë së investimeve për strehim social apo mundësi strehimi nën çmimet e tregut, tek fuqizimi i njësive vendore me kapacitete në fushën e planifikimit dhe lehtësimi i proceseve të zhvillimit urban. Kjo agjenci do të administrojë e menaxhojë edhe Fondin e Gjelbërt, të cilin do ta krijojmë me kontributet në pemë që sipas ndryshimeve të reja ligjore, janë detyrim i ndërtuesve në raport me metrat katrorë për ndërtim.

Shoqëria MOBILE

Kemi krijuar MOBAL, një shoqëri aksionare nen pronesi shtetërore, qe do të funksionojë si një strukturë qëndrore për transformimin cilësor të transportit publik. Kjo shoqëri do të sigurojë: Operimin me një standard të lartë të shërbimit të transportit publik ndërqytetas në destinacionet turistike; Operimin e shërbimeve të transportit shkollor përfshirë transportin e nxënësve dhe punonjësve arsimorë; Organizimin e një sistemi transporti publik ndërqytetës modern, efikas dhe gjithëpërfshirës në të gjithë vendin nëpërmjet digjitalizimit të sistemeve të biletimit dhe monitorimit në kohë reale. MOBAL do të nisë operimin e linjave turistike ne destinacionet kryesore turistike ne jug dhe veri te vendit, duke nisur nga fillimi i sezonit turistik 2026. Nderkohe, transporti shkollor për nxënës dhe punonjës arsimorë do te pilotohet në qarqe/qytete te perzgjedhura, duke nisur nga shtatori 2026.

Pagat e Orkestrës së RTSH

Më në fund edhe pagat e Orkestrës së RTSH u rritën e u barazuan me pagat e Orkestrës së Operas, të cilat ishin rritur më parë dhe ky është një lehtësim për mua, sepse tanimë nuk jemi më duarlart nga pamundësia për të mbështetur disa kategori profesionistësh të këtij vendi, të cilët nuk janë forca që mund t’i mbijetojnë tregut të lirë, po janë një burim i çmuar energjie për kulturën tonë kombëtare.

Shqipëria në SEPA

Shqipëria është tashmë anëtare e plotë e SEPA-s (Zonës së Pagesave të Vetme në Euro), dhe nga data 7 tetor e këtij viti, qytetarët dhe bizneset shqiptare mund të kryejnë transferta në euro me vendet e BE-së me komisione shumë më të ulëta dhe me të njëjtat rregulla si në BE.  Kjo nismë do të sjellë përfitime të menjëhershme për ekonominë dhe konsumatorët shqiptarë. Sipas vlerësimit të Bankës së Shqipërisë, vetëm vitin e parë parashikohet një kursim prej rreth 20 milionë euro në vit për qytetarët dhe bizneset shqiptare.

Siguria Kibernetike

Shqipëria ka shënuar një arritje të jashtëzakonshme në fushën e sigurisë kibernetike, duke u renditur në vendin e 18-të në botë me 85.00 pikë, sipas National Cyber Security Index (NCSI). Ky rezultat përfaqëson një ngritje prej 36 pozicionesh krahasuar me vitin 2023, kur vendi ynë ishte në vendin e 54-të me 62.34 pikë. Brenda vetëm dy vitesh, Shqipëria ka kaluar dhjetëra shtete të mëdha dhe me traditë të konsoliduar në këtë fushë, duke u shndërruar në një nga historitë më të jashtëzakonshme të suksesit në sigurinë kibernetike globale./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj