LIVE UPDATES
Politike

Ngërçi mes Sofjes dhe Shkupit, SHBA: Gati të lehtësojmë gjetjen e një kompromisi! Përshëndesim Francën

Propozimi francez parashikon ndër të tjera përfshirjen në kushtetutë të të drejtave të shtetasve bullgarë në Maqedoninë e Veriut, apo dhe mosnjohjen prej saj të gjuhës maqedonase.

28 Qershor 2022, 17:52 Nga F.M
Ngërçi mes Sofjes dhe Shkupit, SHBA: Gati të
DASH

SHBA- Shtetet e Bashkuara janë të gatshme “të luajnë një rol konstruktiv në lehtësimin e një kompromisi”, mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, i cili do t’i hapte rrugë nisjes zyrtare të bisedimeve për anëtarësim mes Brukselit dhe Shkupit, e për pasojë dhe me Shqipërinë, e cila ka mbetur peng i këtij ngërçi. Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit, i tha Zërit të Amerikës se “duke pasur parasysh rëndësinë e këtij procesi për vendet e rajonit dhe për Evropën më gjerësisht, ne shpresojmë se përpjekjet diplomatike do të vazhdojnë dhe ne do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetjen tonë aty ku është e dobishme”. Zëdhënësi thekoi gjithashtu se “ne përshëndesim Francën për përpjekjet e saj për të sjellë një zgjidhje të suksesshme për të filluar sa më shpejt negociatat zyrtare”.

Franca e cila, edhe për pak ditë, mban presidencën e radhës të BE-së, ofroi një propozim kompromisi mes Sofjes dhe Shkupit. Të premten e kaluar parlamenti bullgar dha miratimin e tij për “propozimin francez”, duke lejuar kështu qeverinë që të heqë veton për avancimin e procesit të integrimit europian të Shkupit. Propozimi francez parashikon ndër të tjera përfshirjen në kushtetutë të të drejtave të shtetasve bullgarë në Maqedoninë e Veriut, apo dhe mosnjohjen prej saj të gjuhës maqedonase.

Nga Brukseli, kryeministri Kovaçevksi deklaroi të premten se “propozimi francez, në këtë formë siç është për momentin, është i papranueshëm për mua, për Presidentin e shtetit, për qeverinë, për partnerët e koalicionit dhe për qytetarët e Maqedonisë së Veriut”. Ai shtoi më tej se “një propozim që do të duhej të ishte i pranueshëm duhet të garantojë elementë kyç: formulimim e pastër për gjuhën maqedonase në kornizën negociuese dhe mbrojtjen e qartë të identitetit maqedonas. Çështjet historike nuk mund të jenë kriter në kornizën negociuese”. Po ashtu sipas tij “bisedimet midis BE-së dhe Maqedonisë së Veriut duhet të fillojnë para hapjes së procedurës për ndryshimet kushtetuese dhe përfshirjes së bullgarëve, kroatëve dhe malazezësve në Preambulën e Kushtetutës” duke kërkuar “garanci të fuqishme edhe nga Bullgaria edhe nga BE-ja se Bullgaria nuk do të kushtëzojë me kërkesa të reja jashtë asaj që do të arrihet si marrëveshje në kornizën negociuese dhe protokollit dypalësh që ende nuk është arritur me Bullgarinë”.

Sofja dhe Shkupi po vijojnë bisedimet për protokollin dypalësh. Mësohet se Maqedonia e Veriut ka paraqitur dje një propozim të ri. Edhe sot kryeministri Kovaçevski u tha gazetarëve në Shkup se “bisedimet me Bullgarinë fqinje vazhdojnë në nivelin e ekipeve të ekspertëve të Ministrive të jashtme, të të dy vendeve. Në momentin kur të ketë një propozim të pranueshëm nga të dy palët, atëherë ai propozim mund të diskutohet në institucionet e Maqedonisë së Veriut. Në këtë pikë, nuk ka një propozim të tillë”, tha Kovaçevski.

Ngërçi mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, bëri të pamundur edhe të premten e kaluar një vendimmarrje të krerëve të shteteve të Bashkimit europian për nisjen zyrtare të bisedimeve për anëtarësim, mes Brukselit dhe dy vendeve ballkanike. Shtetet e Bashkuara nga ana e tyre, në mënyrë të përsëritur, kanë nxitur Brukselin për të ecur më tej në marrëdhëniet me Tiranën dhe Shkupin. Në komentet e tij për Zërin e Amerikës, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, nënvizoi se “SHBA-të janë mbështetës të fortë të integrimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE. Ne besojmë se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është pikërisht në BE. Procesi i zgjerimit promovon paqen, stabilitetin dhe prosperitetin afatgjatë në të gjithë rajonin”, deklaroi zëdhënësi, duke shtuar se “ne marrim parasysh shumë deklarata të liderëve të BE-së për rëndësinë e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE për të forcuar sigurinë e Evropës, si dhe sigurinë tonë kolektive. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë hedhur themelet dhe tani është koha për t'i çuar ato përpara në fazën tjetër të procesit të anëtarësimit”, theksoi zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.

Marrë nga VOA

departamenti amerikan i shtetit

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë