Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Nisma, e cila garoi në një koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në zgjedhjet e 9 shkurtit, nuk ka komentuar deri më tani rreth marrëveshjes së mundshme me LVV-në.
KOSOVË- Fituesja e zgjedhjeve Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka arritur marrëveshje me Nismën Socialdemokrate, megjithëse jo të shkruar, për ta formuar Qeverinë e re të vendit, tha të enjten vonë deputeti i zgjedhur i kësaj partie, Haxhi Avdyli. Duke folur për emisionin “Konfront” të KTV-së, Avdyli tha se nuk është i autorizuar të flasë për marrëveshjen, por shtoi madje se bisedimet janë “shumë pozitive” dhe se tashmë “LVV-ja i ka 61 vota në Kuvend”, por se ajo do më shumë se aq.
“Kemi bisedime dhe bisedimet janë shumë pozitive. S’kemi të shkruar, por mbi këtë shumë shpejt... Për këtë do të dalim para opinionit. S’jam i autorizuar që të flas për këtë”, tha Avdyli.
Nisma, e cila garoi në një koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në zgjedhjet e 9 shkurtit, nuk ka komentuar deri më tani rreth marrëveshjes së mundshme me LVV-në. Kosova ka ngecur në përpjekje për t’i formuar institucionet e reja, pavarësisht se kanë kaluar më shumë se dy muaj nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Konstituimi i Kuvendit dështoi dy herë brenda kësaj jave, për shkak të mosmarrëveshjeve procedurale mes partive politike që siguruan ulëse në zgjedhje. Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe AAK-ja këmbëngulin që anëtarët e Qeverisë në detyrë, të cilët janë zgjedhur deputetë, të japin dorëheqje, përndryshe nuk do ta votojnë raportin për verifikimin e mandateve të deputetëve, hap që duhet të kalohet për vazhdimin e konstituimit të Kuvendit dhe formimin e Qeverisë së re.
Por, kreu i LVV-së dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, thekson se një akt i tillë formal është i panevojshëm, për shkak se ekzekutivi është në detyrë, apo dorëheqje që nga 23 marsi. Nuk është e qartë nëse mosmarrëveshjet mes partive parlamentare do të zgjidhet para mbajtjes së vazhdimit të seancës së ndërprerë të enjten, e caktuar për të shtunën e 19 prillit.
PDK, LDK dhe AAK fajësuan LVV-në se me ndërprerjen e seancave po tenton "të blejë kohë për pazare politike", pasi sipas tyre, partia e Albin Kurtit nuk i ka votat për të zgjedhur kryeparlamentarin e as Qeverinë. Vetëvendosje i fitoi zgjedhjet e 9 shkurtit, me rreth 42 për qind të votave, apo 48 ulëse nga 120 sa i ka Kuvendi i Kosovës.
Por, asaj i nevojitën të paktën 61 ulëse për ta formuar qeverinë e re. Pas LVV-së më së shumti vota fitoi PDK, me 24 ulëse, e pastaj LDK-ja me 20 sosh. AAK dhe Nisma i fituan i fituan tetë ulëse, prej të cilave tri i takojnë kësaj të fundit. Kreu i Nismës, Fatmir Limaj, ka qenë i vetmi që e ka lënë të hapur mundësinë për bashkëpunim me Kurtin nga partitë tjera shqiptare. Avdyli tha të enjten se Vetëvendosje i “ka tashmë” votat e nevojshme për ta formuar Qeverinë e re.
“Ata e dinë që ne i kemi numrat. Ne i kemi 61, por nuk i kemi 63 a 65. Por synojmë t’i rrisim. I kemi të sigurt 61”, ka thënë ai.
Kurti i kishte takuar javën e kaluar edhe liderët e 10 partive të pakicave joserbe në përpjekje për t’i siguruar votat e nevojshme për formimin e Qeverisë së re, por nuk është e qartë ende nëse e ka mbështetjen e të gjitha atyre. Me tri votat e Nismës dhe 10 të pakicave joserbe, partia e Kurtit do t’i kishte 61 vota, minimumi i kërkuar për formimin e Qeverisë së re./REL
foto ilustruese TIRANË- Auditimi i shumicës së partive politike të regjistruara në Gjykatën e Tiranës ka dështuar p...
Foto ilustruese KOSOVË- Ambasadorët e Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë në Prishtinë u kanë bërë thirrje ...
veliaj, paja, lala TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje nga kontrolli i SPAK në një apartament mbi banesën e...
Berisha BERAT- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tj nga Berati është shprehur se më 11 maji ë...
Takimi BERAT- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij nga Berati u shpreh se pas ardhjes në pushtet do të...
Berisha BERAT- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjlës së tij nga Berati u shpreh se me ardhjen e tij në pushtet do t...
Berisha BERAT- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij nga Berati tha se shqiptarëve do tu kthehen paratë...
Berisha BERAT- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë takimit të tij me banorët e Beratit u shpreh se kanë bër&e...
Rama PESHKOPI- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takime ditën e sotme gjatë vizitës së tij në Peshkopi. Gjatë fjalës s&...
Takimi TIRANË- Kandidatja e koalicionit opozitar “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” në listë të hapur...