LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Nis me kaos sesioni i ri parlamentar, opozita "pushton" foltoren/ Peleshi: Integrimi kërkon konsensus të gjerë! Berisha: Po të jetë burrë, le të vijë Rama, mos të fshihet pas...

• Seanca e parë plenare në Kuvendin e Shqipërisë për vitin 2026, nisi me tensione dhe kaos, pasi deputetët e Partisë Demokratike "pushtuan" foltoren. • Ndërkohë, Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi mbajti fjalën e tij, por demokratët vijuar me zhurmë dhe duke hedhur akuza të ashpra ndaj qeverisë lidhur me skandalet e fundit. •Teksa opozita kishte "pushtuar' foltoren, Peleshi tha se tashmë Shqipëria ndodhet në fazë të re, lidhur me procesin e anëtarësimit në BE. •Ai theksoi se integrimi i vendit kërkon konsesus të gjerë dhe theksoi se objektivi socialistëve është mbyllja e negociatave teknike në vitin 2027. • Ndërsa, Kryedemokrati Sali Berisha tha se qeveria po mbron një personazh që është bërë famoz në botë për vjedhje me Edi Ramën. • Nga Kuvendi, Berisha u shpreh se prania e Belinda Ballukut në Kuvend, është provokacioni më i ulët ndaj shqiptarëve dhe i bëri thirrje Ramës të paraqitet vetë në Kuvend dhe mos të fshihet pas të tjerëve. • Me tone të ashpra foli edhe Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, ku iu bëri thirrje socialistëve që të mos bëhen bunker i korrupsionit. • Gjithashtu Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla u shpreh se mazhoranca nuk do të ndalet nga puna e saj pavarësisht qëndrimeve të opozitës. • Balla tha se ftesa e Trump për Bordin e Paqes është një lajm i mirë për Shqipërinë duke shtuar se opozita sërish nuk i ndali akuzat në lidhje me këtë rast. • Në fund, Balla i bëri thirrje opozitës që të bashkëpunojnë për reformat ose në të kundërt mazhoranca do të vijojë punën.

8 artikuj për këtë temë.

6 MUAJ ME PARE

"Moment pozitiv dhe krenarie për Shqipërinë..."/ Trump ftoi Ramën, Balla në Kuvend: Kryeministri partner i besueshëm për SHBA

Nis me kaos sesioni i ri parlamentar, opozita "pushton" foltoren/
Foto ilustruse

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se ftesta e presidentit Trump, ndaj Ramës për t'ju bashkuar Bordit të Paqes, është një  moment pozitiv dhe krenarie për Shqipërinë. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Balla tha se opozita duhet ta vlerësojë këtë moment për Shqipërinë.

Ai tha se Rama është partner i besueshëm i SHBA. Në fund, ai tha se opozita është e mirëpritur për të bërë reformën administrative dhe territoriale, ndërsa shtoi se nëse nuk paraqitet në komision do të bëjë ndryshime.

“Kuvendi i Shqipërisë sot mblidhet në këtë sesion të dytë, në një moment pozitiv dhe krenarie për Shqipërinë është ftuar të marrë një rol të paimagjinueshëm më parë, ftesa e presidentit të SHBA, Donald Trump, që e ka ftuar personalisht kryeministrin Edi Rama, t'i bashkohet një organizmi të ri ndërkombëtar, Bordit të Paqes. Do të vlerësoja maksimalisht që edhe PD, ajo që ka mbetur dikur nga PD, ta vlerësojë këtë moment për Shqipërinë. Fatkeqësisht, edhe për këto ngjarje, edhe ndaj këtij lajmi të mirë për Shqipërinë, u ngrit përsëri armata e qyqarëve. Nga e shtuna në darkë, filluan të bërtasin, në fillim thanë nuk ka ftesë, kur doli ftesa, thanë janë të gjitha vendet anëtare të OKB, pastaj thanë ftesa duhej e personalizuar.

Nuk është fare rastësi që nuk janë asnjëri prej krryeministrave dhe presidentëve të tjerë të Ballkanit Perëndimor. Situata degradoi në kampin e qyqarëve, kur me porosi të bufit, filluan të dalin në televizione, sa u detyrua edhe trampisti Tritan Shehu te televizioni i Xenit të na shajë SHBA. Nuk jemi vetëm pse jemi vend anëtar i NATO-s, por se Rama është partner i besueshëm i SHBA. Kohë për të humbur me ju, ne kemi zero. Doni të bëni reformën administrative dhe territorialen? Jeni të mirëpritur, nëse javën tjetër nuk vini në komision, do të bëjmë ndryshimet", theksoi Balla./Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

“Situata në kampin e qyqarëve degradoi”/ Balla-opozitës: Doni të bëjmë reformën ejani! Nëse deri javën e ardhshme nuk paraqiteni në Komision do...

Nis me kaos sesioni i ri parlamentar, opozita "pushton" foltoren/
Foto ilustruse

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla iu drejtua opozitës duke i thënë se nëse deri javën e ardhshme nuk paraqiten në Komision do bëj ndryshimin e vendimit. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Balla tha se kjo vlen edhe për reformën zgjedhore. Ai tha se Edi Rama është partner i besueshëm i SHBA.

“Një lajm i mirë për Shqipërinë për emrin e Shqipërisë, për emrin e shqiptarëve kudo në botë. Por armata e qyqarëve nisën të bërtasin. Në fillim thanë nuk ka ftesë, na jepni ftesën, pastaj thanë janë të gjithë vendet anëtare të OKB. Më pas na thanë se ftesa është e njëjtë edhe për presidentin e Argjentinës dhe më pas edhe për presidentin e Paraguajit. Nuk është rastësi që nuk janë asnjë prej kryeminitrëve të Ballkanit Perëndimor. Situata degradoi në kampin e qyqarëve ku me porosi të qyqit nisën të dalin edhe në TV.

E vërteta është e thjeshtë, sa i përket kësaj çështje, duhet thënë se Edi Rama është partner i besueshëm i SHBA. Sa i përket objektivave , dëgjojeni, kohë për të humbur me ju kemi zero. Doni të bëjmë reformën ejani. Nëse deri javën e ardhshme nuk paraqiteni në Komision do bëjmë ndryshimin e vendimit. Edhe për reformën zgjedhore nëse nuk vinin deri në javën e ardhshme…Tre gjëra mbajini mend zgjedhjet e ardhshme lokale, zgjedhjet e përgjithshme”, tha ai./Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

Debate dhe tensione/ Mbyllet seanca plenare pas vetëm 30 minutash

Nis me kaos sesioni i ri parlamentar, opozita "pushton" foltoren/
Foto ilustruse

TIRANË- Seanca e parë parlamentare për vitin 2026 është mbyllur, pas 30 minutash nga nisja e saj. Ajo është shoqëruar me debate dhe tensione.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së është përplasur me Kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi. Edhe Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi tha se Peleshi është provokatori më i madh pas Ramës./Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

"Jeni bërë mburojë e korrupsionit"/ Blushi: Niko je damkosur sot pas Ramës si provokatori më i madh

Nis me kaos sesioni i ri parlamentar, opozita "pushton" foltoren/
Foto ilustruse

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi deklaroi se prania e zv/kryeministres Belinda Balluku në Kuvend, është një provokim ndaj opozitës. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Blushi u shpreh se Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi është provokatori më i madh pas Ramës. 

“Po bëni provokim jo ndaj opozitës, por ndaj qytetarëve. Nuk mund të bëheni mburojë e korrupsionit. Niko je damkosur sot pas Ramës si provokatori më i madh. Prania e ballukut në sallë kur duhet ti ishte dorëzuar drejtësisë, është krim nga ana juaj”, tha Blushi./Dosja.al

 

6 MUAJ ME PARE

"Mos provoko qytetarët"/ Berisha në Kuvend: Po të jetë burrë, le të vijë Rama, mos të fshihet pas...

Nis me kaos sesioni i ri parlamentar, opozita "pushton" foltoren/
Foto ilustruse

TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha tha se qeveria po mbron një personazh që është bërë famoz në botë për vjedhje me Edi Ramën. Nga Kuvendi, Berisha u shpreh se prania e Belinda Ballukut në Kuvend, është  provokacioni më i ulët ndaj shqiptarëve. Lideri demokrat i bëri thirrje Ramës të paraqitet vetë në Kuvend dhe mos të fshihet pas të tjerëve.

Berisha:Ju mbroni një personazh që është bërë famoz në botë për vjedhje me Edi Ramën. Mos provoko qytetarët. Provokacion i ulët ndaj qytetarëve shqiptarë. Prania e Lubisë në parlament provokacioni më i ulët ndaj shqiptarëve. Po të jetë burrë le të vijë ai tjetri, mos të fshihet pas Lubisë./Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

"Shqipëria në fazë të re"/ Sesioni i ri parlamentar, Peleshi: Integrimi kërkon konsensus të gjerë

Nis me kaos sesioni i ri parlamentar, opozita "pushton" foltoren/
Niko Peleshi

TIRANË Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi ka mbajtur e tij në fillim të sesionit të ri parlamentar, ku deklaroi se do vazhdojë ta kryejë detyrën e tij me paanësi. Teksa opozita kishte "pushtuar' foltoren, Peleshi tha se tashmë Shqipëria ndodhet në fazë të re, lidhur me procesin e anëtarësimit në BE. Pelshi theksoi gjithashtu se integrimi i vendit kërkon konsesus të gjerë dhe theksoi se objektivi socialistëve është mbyllja e negociatave teknike në vitin 2027.

“Si kryetar i Kuvendit do të vazhdoj të ushtroj detyrën me paanësi. Europa ka qenë fokus kryesor i veprimtarisë sonë, Shqipëria është në fazë të re, nga proces integrimi në proces anëarësimi. Kjo kërkon konsues të gjerë. Objektivi ynë është i qartë, mbyllja e negociatave teknike në vitin 2027. Kuvendi mban gjallë ekuilibrat kushtetuese. Mbështetja ndaj drejtësisë mbetet e palëkundur.

Sesioni që nisim sot, e para agjenda e integrimit europian, diplomacia parlamentare, mbikëqyrje më e fortë, një kuvend i hapur, 24/7. Na pret një volum i madh pune, është privilegj dhe përgjegjësi, ta afrojmë Shqipërinë me Europën. Kuvendi duhet të jetë më europian në etikë. Ju uroj punë të mbarë dhe suksese në këtë seksion parlamentar”, tha Peleshi./Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

"Ke shkelur ligjin"/ Kaos në Kuvend, Bardhi përplaset me Peleshin: Po bëhesh “mburojë” e të korruptuarve

Nis me kaos sesioni i ri parlamentar, opozita "pushton" foltoren/
Foto ilustruse

TIRANË- Seanca e pare plenare për vitin 2026 ka nisur me tensione në Kuvend. Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazemend Bardhi është përplasur me Kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi. Bardhi i është drejtuar Peleshit, duke i thënë se ka shkelur ligjin dhe se po bëhet mburojë e të korruptuarve.

"Ke shkelur ligjin, po bëhesh “mburojë” e të korruptuarve" tha Bardhi./Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

Nis sesioni i ri parlamentar, opozita "pushton" foltoren

Nis me kaos sesioni i ri parlamentar, opozita "pushton" foltoren/

TIRANË- Seanca e parë plenare në Kuvendin e Shqipërisë për vitin 2026, ka nisur me tensione. Deputetët e Partisë Demokratike kanë "pushtuar" foltoren. Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi ka nisur fjalën e tij, por deputetët e opozitës kanë vijuar me zhurmë./Dosja.al

sesioni i ri parlamentar niko peleshi sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj