LIVE UPDATES
Politike

"Një këllirë, zero lidhje me fshatin!" Resuli i përgjigjet Braçes: Për të ardhur keq që deputeti ka zgjedhur të ndërhyjë me gjuhë ofenduese ndaj një qëndrimi profesional

Ai thotë se është udhëhequr gjithmonë nga parimet e mbrojtjes së shëndetit publik dhe mirëqenies së qytetarëve, pa ndonjë prapavijë të errët apo interes të fshehur.

23 Dhjetor 2024, 13:13 Nga M.B
"Një këllirë, zero lidhje me fshatin!" Resuli i
Ervin Resuli

TIRANA- Kreu i Shoqatës për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Prodhuesit, Ervin Resuli i është përgjigjur nëpërmjet rrjeteve sociale deputetit socialist Erion Braçe deklaroi se Resuli nuk kishte lidhje me fshatin. Deklarata e Braçes vjen pas deklaratave të Resulit për produktet ushqimore.

Vetë Resuli ka shpjeguar në nisje të postimit të tij bazën e tij profesionale dhe shkencore. Ai thotë se është udhëhequr gjithmonë nga parimet e mbrojtjes së shëndetit publik dhe mirëqenies së qytetarëve, pa ndonjë prapavijë të errët apo interes të fshehur.

Resuli thotë se është për të ardhur keq që Braçe, si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, ka zgjedhur të ndërhyjë me gjuhë ofenduese ndaj një qëndrimi profesional që lidhej me prani të klorpirifosit në mandarina. Ai shton se çështja e klorpirifosit nuk është një spekulim, por një shqetësim real, i ngritur mbi baza shkencore dhe të raportuar edhe në sistemin ndërkombëtar RASFF. 

POSTIMI:

I detyruar të reagoj ndaj qëndrimeve joetike të një të zgjedhuri nga vota e popullit, i cili është në detyrë për t’i shërbyer interesave të qytetarëve që e kanë votuar, ndjej të nevojshme të rikthehem te baza ime profesionale dhe shkencore. Gjithë veprimtaria ime publike dhe jo publike është ndërtuar mbi aftësitë profesionale, njohuritë shkencore dhe raportimet konkrete në sistemin europian të alarmit për ushqimet dhe ushqimin e kafshëve (RASFF). Jam udhëhequr gjithmonë nga parimet e mbrojtjes së shëndetit publik dhe mirëqenies së qytetarëve, pa ndonjë prapavijë të errët apo interes të fshehur.

Çdo qëndrim i imi është bërë mbi bazën e fakteve dhe provave shkencore, duke pasur si prioritet të vetëm mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve dhe të fëmijëve tanë. Është për të ardhur keq që z. Brace, si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, ka zgjedhur të ndërhyjë me gjuhë ofenduese ndaj një qëndrimi profesional që lidhej me prani të klorpirifosit në mandarina. Në vend që të kontribuonte në debat me të dhëna dhe argumente, ai ka zgjedhur rrugën e sulmeve personale, duke tentuar të më tërheqë në një debat të ulët politik. Dua të jem i qartë: nuk kam aspak ndërmend të merrem me llumin e politikës ku z. Brace pretendon të jetë profesionist. Për mua, e vetmja gjë e rëndësishme mbetet shëndeti i konsumatorëve shqiptarë dhe e ardhmja e fëmijëve tanë.

Çështja e klorpirifosit nuk është një spekulim, por një shqetësim real, i ngritur mbi baza shkencore dhe të raportuar edhe në sistemin ndërkombëtar RASFF. Kjo është një temë që kërkon trajtim profesional, dhe jo përdorim politik për qëllime personale apo mediatike. I bëj thirrje z. Brace dhe kujtdo tjetër që ka përgjegjësi publike, të fokusohet në përmirësimin e mekanizmave të kontrollit të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit, në vend që të sulmojë profesionistët që përpiqen të bëjnë punën e tyre me përgjegjësi dhe përkushtim. Gjithçka që kërkoj është një debat i hapur dhe transparent mbi çështjet e sigurisë ushqimore, i bazuar në fakte dhe të dhëna, jo në retorikë dhe sulme personale. Shëndeti i qytetarëve shqiptarë është më i rëndësishëm se çdo interes i ngushtë politik.

ervin resuli

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj