LIVE UPDATES
Politike

"Një mbledhje e jashtëzakonshme", Bashkia e Himarës i jep 2 hektarë tokë projektit strategjik

Tetë ditë pas zgjedhjeve, Këshilli Bashkiak i Himarës miratoi pa praninë e opozitës një kërkesë të dy ministrive për të kaluar 2.1 hektarë kullotë publike për llogari të projektit strategjik "White Roads Hotel" në pronësinë e kompanisë Gjikuria, ndërsa përfaqësues të opozitës pretendojnë parregullsi.

29 Gusht 2024, 17:36 Nga M.B
"Një mbledhje e jashtëzakonshme", Bashkia e Himarës i
Foto ilustruese

HIMARA- Vetëm tetë ditë pas zgjedhjeve për kryebashkiakun e ri, këshilli bashkiak i Himarës u mblodh në një takim jashtë radhe më 12 gusht për t'i hapur rrugë transferimit të mbi 21 mijë metrave kullotë në Gjilekë për llogari të projektit strategjik “White Roads Hotel” nën administrimin e Florenc Gjikurisë.

Vendimi i Këshillit Bashkiak, i propozuar nga kryetari në detyrë, Arqilea Bollano, e kalon sipërfaqen nga pronësia e bashkisë në pronësi të Fondit të Pasurive të Paluajtshme për Mbështetjen e Investimeve Strategjike, FPPMIS, që më pas e jep atë me qira simbolike 1 euro te investitori i shpallur strategjik.

Videoja e mbledhjes, e postuar në faqen e Facebook-ut të Këshillit Bashkiak tregon se 14 pjesëmarrësit në mbledhje votuan pa shumë debate, ndërsa anëtarët e opozitës në këtë këshill nuk ishin të pranishëm.

Afrovita Dhimojani, kryetare e Partisë Demokratike në Himarë dhe drejtuese e grupit të këshilltarëve të opozitës, pretendoi në një bisedë telefonike me BIRN se mbledhja jashtë radhe ishte bërë në shkelje të ligjit.

Dhimojani tha se kalimi i pronës nuk kishte qenë në rendin e ditës dhe se ajo nuk e kuptonte se si ishte përfshirë.

“Ky projektvendim erdhi edhe në korrik dhe unë kundërshtova kalimin në rend dite, pasi nuk kishte informacion të mjaftueshëm,” tha Dhimojani. Ajo tha se ka paqartësi nëse toka ka apo jo konflikt gjyqësor dhe shtoi se nuk kishte dijeni që për të të ishin zhvilluar dëgjesa publike.

I pyetur në lidhje me kundërshtimet për këtë transferim, biznesmeni Florenc Gjikuria që administron “White Roads Hotel” e konsideroi vendimin një procedurë rutinë.

Ai tha se kundërshtimet dhe bojkoti nga opozita vinin për shkak të situatës së tensionuar paszgjedhore. Gjikuria pretendoi se për këtë kalim pronësie ishin bërë edhe dëgjesat publike.

“Shumica e sipërfaqes që përdor projekti është private,” tha Gjikuria.

Megjithatë, dokumentet bashkangjitur vendimit të Këshillit Bashkiak tregojnë se sipërfaqja e pronës publike është gjashtë herë më e madhe sesa prona private e investitorit prej 3297 metrash.

Shtesa 2 hektarë

Projekti “White Roads Hotel” u miratua si investim strategjik në vitin 2022, duke përfituar si masë mbështetëse edhe 9100 metra katrorë tokë shtet me qira 1 euro, pasi kjo pronë u hoq më herët nga fondi kullosor i zonës.

Por një vit më pas  “White Roads Hotel” i kërkoi Komitetit të Investimeve Strategjike, KIS, një sipërfaqe shtesë prej 21 mijë e 900 metrash tokë shtet, duke e arsyetuar këtë me një kontratë me brandin ndërkombëtar Hyatt International LLC.

Në këtë vendimin, KIS  miratoi edhe sipërfaqen shtesë dhe arsyetoi se ajo jepej “për të përmirësuar hapësirat dhe funksionalitetin e këtij projekti, në përputhje me standardet më të mira të brand-it”.

Në vendim bëhet me dije se projekti synonte një resort turistik multidimensional.

“Projekti parashikon ndërtimin e një hoteli me 190 dhoma, njësi për biznes & evente, sera me lule, ambiente sportive, hapësira për fëmijë, SPA, beach bar, kazino dhe njësi të tjera shërbimi”, thuhet në vendimin e KIS. Sipas vendimit, aty parashikohet një investim prej më shumë se 21 milionë eurosh.

Pas këtij vendimi dhe shtesës së dhënë, një sërë institucionesh u vunë në lëvizje për të realizuar kalimin e tokës shtesë te investitori.

Realacioni i Bashkisë Himarë, bashkëlidhur vendimit për transferimin e sipërfaqes shtesë prej mbi 2 hektarësh, detajon një sërë shkresash të shkëmbyera mes institucioneve që prej fillimit të vitit 2024, përfshi Kadastrën, Agjencinë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), Ministrinë e Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit dhe Ministrinë e Mjedisit dhe Turizmit.

Megjithatë, këshilltarja demokrate Afrovita Dhimojani thotë se megjithë këtë angazhim, kur ky projekt- vendim iu paraqit këshillit në korrik, ajo pa se kishte mungesë të informacionit.

Dhimojani tha se kishte paqartësi për sipërfaqen, ndaj e kishte refuzuar kalimin në seancë për t'i kërkuar informacion Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Vlorë për të verifikuar nëse mbi pronë kishte pretendime të tjera dhe nëse kishte apo jo procese gjyqësore.

Dhimojani tha se ky ishte një nga problemet më të mëdha të Himarës dhe se bashkia nuk duhej të bënte kalimin pa sqaruar këtë pjesë, pasi ishte arsye për konflikte.

Anëtarët e shumicës në Këshillin Bashkiak, janë po ashtu të ndërgjegjshëm për problemet e pronësisë. Gjatë diskutimeve në mbledhje, një këshilltare ngre pyetje nëse për pronën kishte apo jo konflikte gjyqësore dhe nëse kishte qytetarë që e pretendonin atë.

“A ka mbivendosje?”, dëgjohet të pyesë dikush nga diskutuesit.

Por diskutimet këtu u prenë shkurt. Një prej këshilltarëve të shumicës, i ulur në fund të tavolinës ku zhvillohej mbledhja, këmbëngul disa herë që projekt vendimi të hidhej për votim. “O Dhimo, ne nuk jemi gjykatë. Kaloje”, thotë një nga anëtarët e këshillit që është me shpinë nga kamera, pasi bën disa herë gjeste të ngritjes së dorës në shenjë aprovimi dhe nxitimi.

Dhimojani i tha BIRN se mbledhja e Këshillit Bashkiak për këtë çështje ishte e paligjshme, pasi nuk ndiqte procedurën e përcaktuar për mbledhje të jashtëzakonshme. Po ashtu, sipas saj kalimi i pronësisë nuk ka qenë i parashikuar në rendin e ditës.

“Unë jam anëtare e kryesisë dhe unë e pashë rendin e ditës, kishte dy pika: Ndryshimet në buxhet dhe të ndryshme”, thotë ajo. Kryetarja e PD-së për Himarën shpjegoi se te pika të ndryshme futen zakonisht shqetësime që vijnë nga banorët, por projekt vendimi i miratuar nga shumica është propozuar nga kryetari i bashkisë. Ajo tha se ata do të informoheshin për vendimin në mbledhjen e rradhës në këshill.

Të ashtuquajturit investitorë strategjikë janë ndër përfituesit më të mëdhej të pronave publike në vend. Vendimet e miratuara nga Komiteti i Investimeve Strategjike, që drejtohet nga kryeministri Edi Rama, i kanë ofruar ‘investitorëve strategjikë' qindra hektarë tokë publike përmes kontratave të qirasë 1 euro, infrastrukturës ndihmëse; si furnizim dhe përshtatje të rrjetit elektrik, furnizim me ujë të pijshëm dhe përfitime të tjera.

Ata po ashtu marrin një sërë lehtësirash fiskale bazuar në një ligj i cili u miratua si një masë e përkohshme ligjore në vitin 2015, afatet e të cilit janë shtyrë herë pas here. Sipas ekspertëve të ekonomisë, ligji ka favorizuar një grup oligarkësh si dhe ka cenuar pronën private, duke nxitur konflikte sociale./ BIRN

himara

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj