LIVE UPDATES
Politike

"Një zgjidhje e mundshme për Ukrainën dhe Ballkanin Perëndimor"/ Politico: BE po shqyrton anëtarësimin e vendeve të reja pa të drejtë vetoje

Sipas tre diplomatëve evropianë dhe një zyrtari të BE-së me njohuri mbi diskutimet, propozimi për të ndryshuar rregullat e anëtarësimit në BE është në një fazë të hershme dhe do të duhet të miratohet nga të gjitha vendet ekzistuese.

20 Tetor 2025, 15:55 Nga E. D
"Një zgjidhje e mundshme për Ukrainën dhe Ballkanin
foto ilustruese

BRUKSEL- Vende të reja mund të bashkohen me Bashkimin Evropian pa të drejta të plota vote, një veprim që mund t’i bëjë udhëheqës të tillë si Viktor Orbán i Hungarisë më të gatshëm të pranojnë vende si Ukraina që të bëhen pjesë e bllokut. Sipas tre diplomatëve evropianë dhe një zyrtari të BE-së me njohuri mbi diskutimet, propozimi për të ndryshuar rregullat e anëtarësimit në BE është në një fazë të hershme dhe do të duhet të miratohet nga të gjitha vendet ekzistuese.

Ideja është që anëtarët e rinj do të fitojnë të drejta të plota pasi BE-ja të ketë rishikuar mënyrën e funksionimit të saj për ta bërë më të vështirë për vendet individuale të vënë veton mbi politikat. Është përpjekja e fundit nga qeveritë pro-BE-së për t'i dhënë jetë një procesi zgjerimi që aktualisht po bllokohet nga Budapesti dhe disa kryeqytete të tjera nga frika se mund të sjellë konkurrencë të padëshiruar për tregjet lokale ose të kompromentojë interesat e sigurisë.

Komisioni Evropian, shtetet nordike dhe baltike, si dhe vendet e Evropës Qendrore, tradicionalisht kanë qenë në favor të zgjerimit. BE-ja e ka bërë zgjerimin një përparësi strategjike mes axhendës ekspansioniste të Presidentit rus Vladimir Putin. Megjithëse shtytja për të rritur numrin e anëtarëve nga 27 që janë aktualisht në 30 gjatë dekadës së ardhshme po ekspozon përçarjet e brendshme të bllokut.

“Anëtarëve të ardhshëm duhet tu kërkohet të heqin dorë nga e drejta e tyre e vetos derisa të zbatohen reformat kyçe institucionale siç është futja e votimit me shumicë të kualifikuar në shumicën e fushave të politikave. Zgjerimi nuk duhet të ngadalësohet nga shtetet anëtare të BE-së që bllokojnë reformat," tha Anton Hofreiter, kryetar i Komitetit të Çështjeve Evropiane të Bundestagut gjerman.

Iniciativa do tu lejonte vendeve që aktualisht janë në rrugën e anëtarësimit, si Ukraina, Moldavia dhe Mali i Zi, të gëzonin shumë nga përfitimet e anëtarësimit në BE, por pa të drejta vetoje. Këtë qeveritë e BE-së e kanë çmuar gjithmonë si mjetin përfundimtar për të parandaluar politikat e BE-së që nuk u pëlqejnë.

Ideja pas propozimit, i cili po diskutohet në mënyrë jozyrtare midis vendeve të BE-së dhe Komisionit, sipas të njëjtëve diplomatë dhe zyrtarë është se përfshirja e vendeve të reja pa të drejtë vetoje. Por në fillim të anëtarësimit të tyre, do tu lejonte atyre të bashkoheshin me kushte më fleksibile pa kërkuar një rishikim të traktateve themelore të BE-së, të cilat nga disa qeveri shihen si të pasuksesshme.

Më parë, udhëheqësit e BE-së kishin këmbëngulur se një rishikim i tillë ishte i nevojshëm përpara se blloku të pranonte anëtarë të rinj si Ukraina, duke theksuar rrezikun e rritjes së bllokimeve në Bruksel. Megjithatë, përpjekjet për të hequr të drejtën e vetos edhe për anëtarët ekzistues të BE-së kanë hasur në kundërshtim të fortë, jo vetëm nga Hungaria, por edhe nga Franca dhe Holanda.

Frustrimi në rritje

"Plani që anëtarët e rinj të bashkohen pa të drejtë vote të plotë do të siguronte që ne të mbetemi të aftë të veprojmë edhe në një BE të zgjeruar. Nga diskutimet me përfaqësuesit e shteteve të Ballkanit Perëndimor, po marr sinjale të qarta se kjo qasje konsiderohet konstruktive dhe e zbatueshme. Kërkesa që vendet e reja të mos lejohen të bashkohen derisa BE-ja të reformojë mënyrën e funksionimit të saj rrezikon që blloku të jetë në gjendje të “pengosë zgjerimin nga dera e pasme”, tha Hofreiter.

Shtytja përkon me rritjen e frustrimit në shtetet kandidate të Evropës Lindore dhe Ballkanit Perëndimor, të cilat kanë ndërmarrë reforma të brendshme të gjera, por nuk janë më afër anëtarësimit vite pas aplikimit. Në rastin e Malit të Zi, negociatat për anëtarësim në BE filluan në vitin 2012.

“Vendi i fundit që hyri [në BE] ishte Kroacia më shumë se 10 vjet më parë - dhe ndërkohë Mbretëria e Bashkuar u largua. Prandaj besoj se tani është koha për të ringjallur procesin, për të ringjallur pak edhe idenë e BE-së si një klub që ende ka një gravitet drejt tij," tha Presidenti malazez Jakov Milatović për POLITICO në një intervistë.

Zëvendëskryeministri i Ukrainës, Taras Kachka, i bëri jehonë këtyre shqetësimeve, duke bërë thirrje për zgjidhje "kreative" për të zhbllokuar zgjerimin e BE-së. Përpjekjet e Kievit për t'u bashkuar me BE-në aktualisht po pengohen nga një veto nga Hungaria.

“Pritja nuk është një mundësi. Pra, ajo që na duhet është të kemi një zgjidhje këtu dhe tani. Kjo është e rëndësishme për Ukrainën, por edhe për Bashkimin Evropian… Mendoj se, ndërsa Rusia teston sigurinë evropiane me dronë, e njëjta gjë bëhet duke minuar unitetin e Bashkimit Evropian,” tha Kachka në një intervistë.

Ndërsa Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e ka vendosur zgjerimin në qendër të axhendës së saj strategjike, duke përmendur anëtarësimin e mundshëm të Ukrainës dhe Moldavisë deri në vitin 2030, vendet e BE-së deri më tani i kanë rezistuar përpjekjeve për të përshpejtuar procesin.

Më herët këtë muaj, vendet e BE-së hodhën poshtë një përpjekje të Presidentit të Këshillit Evropian António Costa. Udhëheqësit nga vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia do të takohen me udhëheqësit evropianë të mërkurën në Londër për një samit të “Procesit të Berlinit” të fokusuar në nxitjen e integrimit midis këtyre kombeve si një pararendës i zgjerimit të BE-së.

Përpara një vlerësimi të ardhshëm të Komisionit mbi gjendjen e negociatave të zgjerimit me vendet e ndryshme kandidate, e ashtuquajtura paketa e zgjerimit, një nga diplomatët e BE-së sugjeroi që Komisioni mund të kërkojë gjithashtu të përshpejtojë procesin e zgjerimit duke ecur përpara në negociata pa kërkuar miratim formal nga të 27 vendet e BE-së në çdo rast.

Kjo gjithashtu do të shmangte dhënien e vetos për Orbán në çdo fazë të negociatave. Çështja kryesore është se, si pjesë e paketës së zgjerimit, Komisioni pritet gjithashtu të paraqesë një propozim për reforma të brendshme të BE-së, për të përgatitur bllokun për pranimin e anëtarëve të rinj.

Rusia ekspansioniste

Veçmas, një draft i hershëm i përfundimeve për mbledhjen e udhëheqësve të BE-së në Bruksel të enjten nuk përmban asnjë përmendje të zgjerimit gjë që ka shkaktuar zemërimin e vendeve pro-zgjerimit. Anëtarësimi në Bashkimin Evropian shpesh reklamohet si mjeti kryesor gjeopolitik i bllokut kundër një Rusie agresive.

Anëtarësimi i ardhshëm në BE ishte një çështje kyçe në zgjedhjet e fundit në Moldavi, të fituara nga presidentja pro-BE-së, Maia Sandu, ndërsa anëtarësimi në BE ishte një motivim kyç për Ukrainën që nga protestat e Maidanit të vitit 2014 kundër sundimit rus.

“Ukrainasit kanë luftuar çdo ditë gjatë tre viteve e gjysmë të fundit për ta mbajtur Rusinë jashtë Evropës.Në Moldavi ishte kredibiliteti i perspektivës së BE-së që ishte vendimtar... Jam e bindur se shtetet anëtare nuk do ta rrezikojnë këtë," tha Marta Kos, komisionerja e zgjerimit të BE-së. 

Pavarësisht presionit nga Brukseli, udhëheqësit e BE-së që përballen me mbështetje në rritje për partitë e ekstremit të djathtë në vend duket se nuk kanë nxitim për të nisur zgjerimin e bllokut në 30 anëtarë e më tej. Në një konferencë për shtyp në korrik, kancelari gjerman Friedrich Merz tha se nuk priste që Ukraina të bashkohej me BE-në brenda afatit kohor të buxhetit të saj të ardhshëm shtatëvjeçar, i cili zgjat deri në vitin 2034 .

"Anëtarësimi i Ukrainës ndoshta nuk do të kishte ndonjë ndikim të menjëhershëm në perspektivën financiare afatmesme të Bashkimit Evropian”, tha Merz në atë kohë./Dosja.al

bashkimi evropian bruksel

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj