6 Qershor 2023, 22:28
Nga m.s
Fatos Lubonja
TIRANË- Analisti Fatos Lubonja ka ngritur shumë pikëpyetje në lidhje me arrestimet në rangun e lartë të politikës, duke marrë shkas edhe nga rasti i Vangjush Dakos. Pyetja e hapur që ai parashtron lidhet me faktin se kush po e bën propagandën; kryeministri Rama, amerikanët apo SPAK-u?!
Ai ka të tjera pyetje pa përgjigje, nëse kreu i qeverisë ka frikë amerikanët. Lubonja është i mendimit se njerëzit më të afërt të Ramës janë diskredituar, duke përmendur Saimir Tahirin, Lefter Kokën, Arben Ahmetajn, dhe rasti më fundit ai i Vangjush Dakos. Lubonja, në analizën e tij, thotë se ende nuk është i bindur nëse këto valë arrestimesh i interesojnë Ramës, apo është një “dorë më e fortë” vendimarrëse.
“Është çështja se kush është protagonisti i kësaj ngjarje. Drejtësia apo politika? Kjo është një kulturë e propagandës dhe dukjes që bën ky regjim, që kontrollon dhe drejtësinë. Pyetja është kush e bën propagandën, Rama, amerikanët apo SPAK-u. Është Edi Rama që ka frikë amerikanët që e kanë legjitimuar, apo çfarë është? Këtu e shoh pikëpyetjen, por ka dhe kontradikta. Njerëzit më të afërt të Ramës, po diskreditohen. Ishte Tahiri, Lefter Koka, Arben Ahmetajn, Dakon tani. Pyetja është nëse i intereson Ramës apo po e shtrëngon diçka apo dikush. Nëse është 100% në kontroll, pse duhet Rama t’i fusë brenda, pra duhet të jetë dikush tjetër si amerikanët”, u shpreh Lubonja në emisionin “Open” në “News24”.
Lubonja tha gjithashtu se ka një ligj të pashkruar në mafien shtet, që disa persona duhen sakrifikuar, por se nuk do të dënohen shumë. “Ai që kapet nuk duhet të flasë, nuk duhet të ndëshkohet. Do sakrifikojmë disa".
Pyetja është pse duhen sakrifikuar?
"Janë persona që nuk është se nuk i kanë bërë këto gjëra, madje kanë bërë më shumë. Ligji mes tyre është ne nuk ju lëshojmë, por as ju mos na lëshoni. Kemi të bëjmë me një mafia shtet që nuk mundet të zbërthehet kollaj, sepse pjesë është edhe drejtësia që nuk heton e nuk shkon më larg”, ka shtuar ai.
fatos lubonja vangjush dako edi rama
Politike
6 Qershor 2023, 21:01
m.s
Endrit Shabani
TIRANË- Nisma Thurje ka përshëndetur aksionin e SPAK dhe BKH, për arrestimin e ish-kryetarit të Bashkisë Durr&...
Politike
6 Qershor 2023, 20:26
A.B
Edi Rama dhe Yuri Kim
TIRANË- Mbrëmja e sotme në botën e politikës shqiptare do 'finalizohet' me një darkë private. Teks...
Politike
6 Qershor 2023, 19:43
m.s
Helidon Bushati
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Helidon Bushati, ka deklaruar në mbledhjen e Kryesisë së PD-së se ajo...
Politike
6 Qershor 2023, 19:41
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas arrestimit të Vangjush Dakos. Sipas Berishës, gjykat&eu...
Politike
6 Qershor 2023, 19:36
A.B
Vangjush Dako
Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako u dorëzua në drejtorinë e Policisë së Tiranës pasdit...
Politike
6 Qershor 2023, 19:04
m.s
foto ilustruese
TIRANË- 17 bashki janë në vështirësi financiare, për shkak të borxheve që kanë ndaj bankave a...
Politike
6 Qershor 2023, 18:57
A.B
Edi Paloka
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar pas urdhër-arrestit të lëshuar nga SPAK për ish-kryeb...
Politike
6 Qershor 2023, 18:19
A.B
Jorida Tabaku
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka refuzuar kërkesën e Gazment Bardhit për po...
Politike
6 Qershor 2023, 18:11
A.B
Edi Rama
BERAT - Vjen reagimi i parë nga Rama për arrestimin e ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dakos. Nga Berati, kreu i Qever...
Politike
6 Qershor 2023, 17:49
A.B
Edi Rama
BERAT- Në turin e falenderimeve në Berat, kryeministri Edi Rama përgëzoi gjithë kandidatët në zgjedhjet e 14 Ma...