LIVE UPDATES
Politike

"Nota Mesatare Vjetore e Maturës Shtetërore 2024 ka shënuar rritje!" Manastirliu: Progresi më i madh në lëndën e matematikës

Ajo theksoi se Matura Shtetërore 2024 është konsideruar një proces pozitiv në të gjitha aspektet, nga administrimi i saj deri tek transparenca dhe meritokracia.

20 Janar 2025, 11:49 Nga M.B
"Nota Mesatare Vjetore e Maturës Shtetërore 2024 ka shënuar
Ogerta Manastirliu

TIRANA- Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe Qendra e Shërbimeve Arsimore prezantuan sot raportin e detajuar mbi Maturën Shtetërore 2024, ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve arsimore, drejtues të shkollave dhe koordinues të Maturës Shtetërore nga Zyrat Vendore të Arsimit Parauniversitar, Drejtoritë Rajonale, Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar dhe Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin Parauniversitar.

Ministrja Ogerta Manastirliu tha se ky raport ofron një analizë të thelluar të rezultateve dhe ecurisë së procesit të maturës, duke vlerësuar jo vetëm performancën e nxënësve, por edhe cilësinë e mësimdhënies dhe mësimnxënies në shkallë kombëtare. Ajo theksoi se Matura Shtetërore 2024 është konsideruar një proces pozitiv në të gjitha aspektet, nga administrimi i saj deri tek transparenca dhe meritokracia.

Duke bërë një analizë më të detajuar të notës mesatare vjetore dhe të Maturës Shtetërore 2024, Manastirliu tha se ka një progres të rëndësishëm në arritjet e maturantëve. Manastirliu ndau edhe disa të dhëna me rëndësi për shkollat dhe zyrat arsimore që kanë një rezultat më të mirë se nota mesatare në nivel kombëtar.

Pjesë nga fjala e Manastirliut:

Në Maturën Shtetërore kanë marrë pjesë rreth 27 mijë nxënës nga shkollat e mesme publike dhe jo publike me një kalueshmëri prej 99.42%, që në fakt është një përqindje më e lartë kalueshmërie se ajo e një viti më parë, dhe në trend disa vjeçar është më e larta në këtë 5-vjeçar.

Nota Mesatare Vjetore e Maturës Shtetërore 2024 ka shënuar rritje krahasuar me një vit më parë. Ajo vlerësohet 7.58, krahasuar me 2023-shin, ku nota mesatare vjetore e Maturës Shtetërore rezultoi 7.3. Ndërsa nota mesatare e provimeve të maturës 2024 qëndron thuajse në të njëjtat nivele krahasuar me maturën 2023. Vlerësohet se ka një rritje në notën vjetore të Maturës Shtetërore në lëndën e Matematikës në krahasim me 2023-shin nga 6.72 që vlerësohet mesatarja e notës vjetore në Matematikë në këtë vit, pra në 2024 që është bërë kjo analizë rezulton në 7.79. Rritje është shënuar gjithashtu edhe në notën mesatare të provimit të Maturës Shtetërore në Matematikë në këtë vit, krahasuar me një vit më parë.

Sa i përket Notës Mesatare të Maturës Shtetërore për lëndën Gjuhë Shqipe dhe Letërsi, rezultojnë 18 zyra vendore arsimore të cilat mesataren në nivel kombëtar e kanë më të lartë se 7.23 dhe këtu përfshihen: Tirana, Shkodra, Elbasani, Fieri, Vlora, Korça, Berati, Lushnja, Pogradeci, Mati, Devolli, Mallakastër, Përmet, Këlcyra, Has, Rrogozhinë, Kolonjë dhe Puka, Fushë Arrëz.

Përsa i përket Matematikës, nota mesatare në nivel kombëtar e Maturës Shtetërore është 6.8 dhe janë 21 zyra vendore arsimore të cilat rezultojnë me mesatare mbi 6.8 duke përfshirë këtu: Tiranë, Elbasan, Vlorë, Korçë, Berat, Lushnjë, Lezhë, Krujë, Kukës, Vorë, Mat, Roskovec, Devoll, Mirditë, Tropojë, Përmet, Peqin, Pukë, Poliçan, Has dhe Finiq. Është një panoramë e punës së madhe që bëhet nga strukturat tona të arsimit, pra mësuesit tanë dhe del shumë qartë se lidhja mes mësimdhënies dhe mësimnxënies në qytete të mëdha, por dhe në qytete më të vogla, shkon në të njëjtin trend.

Plani i masave që kemi ndërmarrë besoj se do të na japë një rezultat të përmirësuar përsa i përket vlerësimeve që do të realizojë PISA 2025 dhe në këtë aspekt do doja të përmendja që gjatë këtij viti janë trajnuar më shumë se 3 mijë mësues të lëndëve të leximit, të matematikës, të shkencave. Janë përfshirë në testimin e provës rreth 600 nxënës, nga 32 shkolla.

Nga ana tjetër është realizuar përgatitja e testit provë në letër për mësuesit, janë grumbulluar dhe administruar të dhënat dhe gjithashtu është përgatitur databasa për shkollat pjesëmarrëse në PISA 2025 dhe presim që të kryejmë dhe testimin e realizimit të pyetjeve me simulim nga nxënësit në të tre fushat. Sigurisht përmes gjithë kësaj pune që kemi bërë, synojmë jo thjesht rritjen e performancës dhe rezultateve të këtij vlerësimi, por mbi të gjitha synojmë rritjen e standardeve, rritjen e nivelit të mësimdhënies dhe mësimnxënies në sistemin tonë arsimor.

ogerta manastirliu

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj