Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
MEPJ u bën thirrje qytetarëve dhe të interesuarve të tregojnë kujdes maksimal dhe të përdorin vetëm burime zyrtare për aplikime dhe informacion, me qëllim shmangien e çdo abuzimi të mundshëm.
TIRANË- Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar se është hapur një faqe, e cila përmban informacione ngjashëm me ato të publikuara në faqen zyrtare të aplikimit për vizë hyrjeje të shtetasve të huaj në Republikën e Shqipërisë.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, MEPJ sqaron se kjo faqe nuk është faqe zyrtare dhe nuk është e autorizuar nga autoritetet shtetërore shqiptare për të ofruar informacion apo shërbime lidhur me procedurat e vizave.
MEPJ u bën thirrje qytetarëve dhe të interesuarve të tregojnë kujdes maksimal dhe të përdorin vetëm burime zyrtare për aplikime dhe informacion, me qëllim shmangien e çdo abuzimi të mundshëm.
Ndërkohë, organet e sigurise kibernetike dhe autoritetet ligjzbatuese po marrin masa për të bllokuar çdo aktivitet të paligjshëm si dhe gjurmimin dhe ndjekjen e personave përgjegjes sipas legjislacionit në fuqi.
Njoftimi i plotë:
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ) njofton se, në vijim të monitorimit të vazhdueshëm të burimeve të hapura në internet, është konstatuar ekzistenca e faqes:
https://evisia-al.com/albaniavisaenquirylive/
e cila përmban materiale dhe informacion të ngjashëm me ato të publikuara në faqen zyrtare të aplikimit për vizë hyrjeje të shtetasve të huaj në Republikën e Shqipërisë.
Në këtë kuadër, sqarojmë se faqja e sipërcituar nuk është faqe zyrtare dhe nuk është e autorizuar nga autoritetet shtetërore shqiptare për të ofruar informacion apo shërbime lidhur me procedurat e vizave.
Theksojmë se faqja e vetme zyrtare për aplikimet për vizë elektronike shqiptare, së cilës duhet t’i drejtoheni, është:
https://e-visa.al/
MEPJ u bën thirrje qytetarëve dhe të interesuarve të tregojnë kujdes maksimal dhe të përdorin vetëm burime zyrtare për aplikime dhe informacion, me qëllim shmangien e çdo abuzimi të mundshëm.
Organet e sigurise kibernetike dhe autoritetet ligjzbatuese po marrin masa për të bllokuar cdo aktivitet të paligjshëm si dhe gjurmimin dhe ndjekjen e personave përgjegjes sipas legjislacionit në fuqi.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është duke e ndjekur këtë çështje me qëllim marrjen e masave të nevojshme./Dosja.al
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi në podkastin e tij ‘Flasim’, se ka një rritje historike të të ard...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se Skema Kombëtare e Bujqësisë 2026, rrit ndjeshëm mbështetjen për ...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se miratimi i aktit normativ për uljen me 20 % të akcizës për naftë...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se deklaratat për bllokimin e negociatave në BE janë një gënjeshtër e madhe....
TIRANË- Kreu i Opozitës ka reaguar rreth deklaratës së kryeminstrit Rama lidhur me heqjen e vizave me Bashkimin Europian. Në nj...
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i është përgjigjur deklaratës së kryeministrit Edi Rama, t&...
DURRËS- Autoriteti Portual i Durrësit ka njoftuar se është rritur ndjeshëm përpunimi i konteinerëve në Portin e Durr&e...
Vjosa OSMANI KOSOVË- Vjosa Osmani ka reaguar pasi i ka dorëzuar detyrën e presidentes së Kosovës, Kryetares së Pa...
Albulena Haxhiu Aktiviste politike, deputete, ministre e kryetare e Kuvendit - ky është rrugëtimi 16-vjeçar i Albulena Haxhiut, e ci...
Haxhiu- Osmani KOSOVË- Vjosa Osmani ka dorëzuar sot detyrën e presidentes së Kosovës. Në një ceremoni zyrtare n&eum...