Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Këtij komenti Rama iu përgjigj duke thënë se kanë investuar për ujin e pijshëm në Durrës, rreth 60 milionë euro më shumë se të gjitha vitet e tjera të mbledhura së bashku me përfitues banorët e të gjitha njësive administrative të asaj bashkie.
TIRANA- Kryeministri Edi Rama vijon me përgjigjet ndaj komentuesve në rrjetet sociale në rubrikën "Sy m'sy". Një kometues i shkroi Ramës se Durrësi akoma furnizohet një orë në ditë, ndërsa qeveria e vendosi si zonë pjesërisht me ujë 24 orë. Sipas komentuesit fakti që kjo qeveri nuk pranon realitetin, i bën më pak të besueshëm se në 2013.
Këtij komenti Rama iu përgjigj duke thënë se kanë investuar për ujin e pijshëm në Durrës, rreth 60 milionë euro më shumë se të gjitha vitet e tjera të mbledhura së bashku me përfitues banorët e të gjitha njësive administrative të asaj bashkie.
Ai theksoi se shkop magjik nuk ka, por sipas tij, çfarë është bërë dhe çfarë është investuar për ujin e pijshëm në këto tre mandate, nuk është bërë dhe nuk është investuar në dekada të tëra të marra së bashku.
Rama shtoi se sot kemi 43 dhe 98 të tjera zona rurale, ndërkohë që 11 zona urbane janë në kantier dhe deri në fund të mandatit të 4, sipas tij, përfundon gjithë programi kombëtar i furnizimit me ujë 24 orë edhe për 16 zona urbane dhe 37 rurale.
Fjala e Ramës:
I dashur, Ardi ta shpjegoj unë pse Durrësi figuron si zonë pjesërisht e furnizuar 24 orë dhe pse ke bërë shumë mirë që ma ke dhënë votën në 2013. Kur ti më dhe votën, kishte a s’kishte 3 orë ujë në ditë gjithandej. Që kur ti më dhe votën kemi investuar për ujin e pijshëm në Durrës, rreth 60 milionë euro më shumë se të gjitha vitet e tjera të mbledhura së bashku me përfitues banorët e të gjitha njësive administrative të asaj bashkie, ku të mos harrojmë, s'ka pasur kurrë ujë 24 orë se ka rëndësi ta kujtojmë edhe këtë.
Atëherë, ne kemi rindërtuar apo ndërtuar krejt nga e para linjat e ujit të pijshëm në shumë segmente. Këtu kam shumë, por po të përmend nga lagjja 1, në lagjet 13 plazh, 14 Shkozet, 15 Spitallë, nga Ishmi, sektori Rinia dhe deri në Manëz. Nga Hamallaj, Rashbull, Romanat, Shijak dhe Xhavzotaj dhe si rezultat, sot që flasim, disa zona të qytetit si Spitalla, Porto Romano, një pjesë e Durrësit të ri, ose ish-Këneta, siç e quan bufi, apo zona e Nishtullës, furnizohet 24 orë ujë në ditë dhe ndërkohë në pjesët e tjera, furnizimi varion 18 deri 20 orë maksimumi, deri në minimumi katër orë.
Ndërsa në zonën rurale, 28 fshatra kanë furnizime me ujë 24 orë. 9 fshatra kanë furnizim me ujë 4-8 orë, ndërsa 11 fshatra kanë furnizim me ujë 2 deri në 4 orë. Ndërsa në plazh, furnizimi me ujë ka arritur 7-8 orë në ditë, por ama ka shumë, shumë rëndësi dhe kjo të duhet për 11 majin që të informohen të gjithë se brenda këtij viti, projekti i financuar nga Agjencia Franceze për Zhvillim, hyn në rrugën e realizimit, pasi janë bërë të gjitha procedurat dhe falë këtij projekti, brenda mandatit të 4, përmbyllim edhe të gjithë programin e furnizimit me ujë 24 orë në Durrës.
E pra, shumë e thjeshtë. Shkop magjik nuk ka, por ama ta përsëris, çfarë është bërë dhe çfarë është investuar për ujin e pijshëm në këto tre mandate, nuk është bërë dhe nuk është investuar në dekada e dekada të tëra të marra së bashku. Dhe mos harro, në rang vendi, kur ne morëm detyrën, kishim vetëm 4 zona urbane me 24 orë ujë. Sot kemi 43 dhe 98 të tjera zona rurale, ndërkohë që 11 zona urbane janë në kantier dhe deri në fund të mandatit të 4 përfundon gjithë programi kombëtar i furnizimit me ujë 24 orë edhe për 16 zona urbane dhe 37 rurale, duke e përmbyllur transformimin historik në sektorin e ujit të pijshëm.
Dhionis Robert Kotmilo KORÇË- Ish-kryebashkiaku i Korçës, Dhionis Robert Kotmilo, ka ndërruar jetë në moshën 82...
Sali Berisha SHKODËR- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një vizite në Shkodër komentoi edhe paraqitjen e ish-k...
Lamberto Zannier TIRANË- Misioni vëzhgues i OSBE/ODIHR ka nisur sot punën për monitorimin e procesit të zgjedhjeve në vend. G...
Sali Berisha SHKODËR- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të katë...
Lamberto Zannier TIRANË- Drejtuesi i misionit të OSBE/ODIHR Lamberto Zannier është pyetur nëse do të ketë n&eu...
Sali Berisha SHKODËR- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të katër mar...
Dritan Nesho SHBA- Themeluesi dhe CEO i HarrisX, Dritan Nesho diskutoi një sondazh të ri të Harvard CAPS/Harris që tregon se presidenti...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije sot se për çështje javësh do të jetë gati nj&eum...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në eventin për dorëzimin e certifikatave për rezident&eum...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në eventin për dorëzimin e certifikatave për rezident&eum...