E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
Ai shkruan në një postim në rrjetet sociale se është e ndaluar të bëhet një rivlerësim i votave për partitë politike apo koalicionet, tani që ka filluar procesi i numërimit dhe i vlerësimit të votave për kandidatët në listën “e hapur”.
TIRANA- Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi u ka kujtuar grupeve të Numërimit të Votave dhe të KZAZ-ve se cënimi i votës së çdo kandidati në listën “e hapur” përbën një shkelje të rëndë të integriteti zgjedhor e që sjell pasoja ligjore serioze për përgjegjësit.
Ai shkruan në një postim në rrjetet sociale se është e ndaluar të bëhet një rivlerësim i votave për partitë politike apo koalicionet, tani që ka filluar procesi i numërimit dhe i vlerësimit të votave për kandidatët në listën “e hapur”. Celibashi shton se ligji përcakton qartë se, fletët e votimit, në të cilat vota është shprehur vetëm për partinë apo koalicionin, ruhen në një zarf të veçantë dhe nuk i nënshtrohen rivlerësimit gjatë procesit të numërimit dhe të vlerësimit të votave për kandidatët.
Kryekomisioneri thotë se çdo shkelje e këtij rregulli do të konsiderohet si tentativë për të manipuluar rezultatin zgjedhor dhe do të ndiqet me masa të rrepta ligjore. Ai thekson se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve disponon filmimet e procesit të numërimit dhe vlerësimit të votave për partitë dhe koalicionet për të gjitha KZAZ.
POSTIMI:
Për anëtarët e grupeve të numërimit dhe të KZAZ-ve
Duke falënderuar të gjithë anëtarët e Grupeve të Numërimit të Votave dhe të KZAZ-ve që po e kryejnë detyrën me profesionalizëm, në përputhje me ligjin dhe udhëzimet e KQZ-së, dëshirojmë të sjellim në vëmendje të të gjithëve:
Cënimi i votës së çdo kandidati në listën “e hapur” përbën një shkelje të rëndë të integriteti zgjedhor e që sjell pasoja ligjore serioze për përgjegjësit.
Në këtë kuadër, rikujtojmë se është e ndaluar të bëhet një rivlerësim i votave për partitë politike apo koalicionet, tani që ka filluar procesi i numërimit dhe i vlerësimit të votave për kandidatët në listën “e hapur”. Ligji përcakton qartë se, fletët e votimit, në të cilat vota është shprehur vetëm për partinë apo koalicionin, ruhen në një zarf të veçantë dhe nuk i nënshtrohen rivlerësimit gjatë procesit të numërimit dhe të vlerësimit të votave për kandidatët.
Çdo shkelje e këtij rregulli do të konsiderohet si tentativë për të manipuluar rezultatin zgjedhor dhe do të ndiqet me masa të rrepta ligjore. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve disponon filmimet e procesit të numërimit dhe vlerësimit të votave për partitë dhe koalicionet për të gjitha KZAZ.
Ilirjan Celibashi
Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve
Foto ilustruese Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka numëruar deri tani 5213 qendra votimi, ose 99.8% të totalit për votimet që u re...
ursula Von der Leyen dhe edi rama TIRANË- Kreyministri Edi Rama i është përgjigjur Presidentes së Komisionit Europian Ursula...
Erion Veliaj dhe Arbër Veliaj TIRANA- Gjykata e Lartë ka kthyer për rigjykim në Apel ankimin e Arbër Veliajt, vëlla...
Edi Rama dhe Viktor Orban TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryeministrit hungarez Viktor Orban, pasi ai e uroi për...
TIRANË- Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka shqyrtuar ankesën e PS ndaj vendimit për mos numërimin e votave të diaspor&eu...
Edi Rama dhe Antonio Costa TIRANA- Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren n&e...
Edi Rama dhe Ursula von der Leyen BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyn ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren n&eu...
Sali Berisha TIRANë- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zbuluar ditën e sotme sloganin e protestës së 16 majit. M...
Limonera Bozha TIRANA- Kandidatja për deputet e Partisë Socialdemokrate Limonera Bozha ka reaguar pasi babai i saj, Pandeli Bozha, u la...
Edi Rama TIRANË- Gazeta e shquar austriake i ka dedikuar një artikull fitores së kryeministrit Edi Rama dhe pështypjeve të krijuar...