LIVE UPDATES
Politike

"O ju të mjerë..." Berisha: Kundër ligjit të gjendjes civile me identitete të shumta gjinore dhe mbrojtjen e familjes tradicionale

Berisha akuzoi mazhorancën se po përdor censurën për të mbuluar skandalin e 90 milionë eurove të tunelit të Llogarasë” dhe se po përpiqet të shmangë vëmendjen nga problemet reale të qeverisjes. 

6 Nëntor 2025, 22:22 Nga M.L
"O ju të mjerë..." Berisha: Kundër ligjit të
Sali Berisha

TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar në Kuvend se është kundër ligjit të ri të gjendjes civile, që parashikon mundësinë e identiteteve të shumta gjinore, duke e cilësuar atë si një kërcënim serioz ndaj familjes tradicionale shqiptare dhe rendit kushtetues të vendit.

Berisha akuzoi mazhorancën se po përdor censurën për të mbuluar skandalin e 90 milionë eurove të tunelit të Llogarasë” dhe se po përpiqet të shmangë vëmendjen nga problemet reale të qeverisjes. 

Duke iu referuar reagimit të komuniteteve fetare kundër ligjit, Berisha shtoi se kjo është hera e parë që ato ndihen të kërcënuara nga një nismë ligjore e qeverisë. Lideri opozitar, Sali Berisha theksoi se asnjë direktivë europiane nuk parashikon “identitete me spektër të gjerë gjinor” apo “përkatësi të shumëfishta”, por vetëm mbrojtjen ndaj diskriminimit.

E PLOTË:

As dje, as sot, dhe gjer në minutin e fundit të jetës sime, përveç atij që sheh gjithësinë, njeri tjetër mbi tokë nuk mund të vendosë censurë kundër Sali Berishës. Po ju, kujtoni se më censuroni mua fjalën?
Ju shpallni fyerje një përsëritje të deklaratës së një personi që unë iu drejtova me të nderuar këtu. Po si bëheni kështu, mor? Ju bëheni personazhe mjerane. Ju kërkoni të mbuloni me këtë një ligj, i cili i ve kazmën familjes shqiptare. Si do të shkoni ju tek fëmijët tuaj, që keni votuar, kur t’i çoni ata në kopësht dhe në qoftë se djali do të zgjedhë tollumbacin e verdhë të marrë hormonet për të ndryshuar gjininë.
Si do të paraqiteni ju tek familjet tuaja, kur ne kemi patur 1000 probleme, por kemi patur 1 familje e cila ka qenë mburoja më e fuqishme e këtij kombi ndaj çdo të keqeje që i ka ardh, ndaj të gjitha pushtimeve, nënat tona u rritën të pastër gjaku, dhe ne mbetëm këta që jemi.
Kjo familje mbrojti shqiptarët nga një katastrofë e tmerrshme që u krijua pas daljes nga diktatura. Qindra e mijëra prej tyre rendën në vende të ndryshme duke ndarë kafshatën me shqiptarët këtu, dhe ju na dilni tani dhe predikoni këtu identitetet me diversitet të madh gjinor. Predikoni këtu, standarde që nuk i ka asnjë vend i BE.
A doni ju, urdhëroni të miratojmë ligjin e gjendjes civile dhe ne të pranojmë të sanksiononi gjininë binare, burrë-grua, mashkull-femër, siç e ka Kushtetuta.
Mos u bëni naiv!
Po aty ku thuhet, përkatësi e shumëfishtë, aty e shumëzon me 2, 3, 5 e kush e merr vesh se sa gjininë. Aty ku thuhet, diversitete të shumta, aty e çon në pafundësi, aty shndërrohesh në eksperiment, futje në eksperiment për dekonfigurimin e plotë të shoqërisë shqiptare. A keni parë ndonjëherë para këtij parlamenti të vijnë komunitetet fetare? Kurrë!
Po pse erdhën?
Sepse po kërkojnë të shtetëzojnë përsëri. Ju mund ta votoni, përsëri. Se ju doni ta mbuloni në këtë mënyrë dhe pastaj, kërkoni të përdorni censurën.
O, të mjerë! Ata që kanë kërkuar shpëtim te censura kanë marrë atë që meritojnë në histori.
Pra, ju të përmbysni Kushtetutën sot, e cila thotë se rendi juridik i këtij vendi bazohet mbi binaritetin mashkullin dhe femër, burrin dhe gruan, kodin e familjes. Në asnjë direktivë europiane nuk ekziston përkatësia e shumëfishtë, nuk ekziston identiteti me spektër të gjerë, jo!
Ekziston anti-diskriminimi? Absolutisht, po! Dhe jemi kundër çdo forme diskriminimi.
Të gjitha direktivat e Komisionit Europian që ju keni cituar në relacion, merrni lexoni. Asnjëra prej tyre nuk flet për identitet me diversitet gjinor me spektër të gjerë. Nuk flet asnjëra për përkatësi të shumëfishtë gjinore. Që të gjitha papërjashtim bëjnë fjalë për gjininë binare dhe mosdiskriminim.
Si ka mundësi të transfiguroheni në këtë mënyrë mor. Tani u ka dalë dhe skandali, dhe mendoni se do mbuloni skandalin! Jo, mor jo, ky është fillmi. Ky është skandali i 90 mln eurove të Tunelit të Llogarasë. Ky është fillimi.

sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj