Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas liderit të opozitës, rrjeti ka arritur të vjedhë deri në 30 milionë euro në javë vetëm nga një call-center i vetëm, duke shfrytëzuar kripto-monedhat si mjet transferimi dhe fshehje të fondeve. Berisha u shpreh se, Amant Josifit, si ‘eksponenti kryesor në Shqipëri’ të grupit Milton, ka vjedhur mbi 2.2 miliardë euro.

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së mbajtur në parlament ka akuzuar drejtpërdrejt Olsi Ramën, vëllain e Edi Rama, që sipas tij është ‘bosi kryesor’ i rrjetit të call-centerave kriminale që operojnë në qytetet shqiptare. Berisha pohoi se kjo veprimtari mashtruese, e cila u drejtohet pensionistëve të huaj, ka mbulimin e plotë të strukturave shtetërore, nga policia deri te prokuroria dhe gjykatat.
Sipas liderit të opozitës, rrjeti ka arritur të vjedhë deri në 30 milionë euro në javë vetëm nga një call-center i vetëm, duke shfrytëzuar kripto-monedhat si mjet transferimi dhe fshehje të fondeve. Berisha u shpreh se, Amant Josifit, si ‘eksponenti kryesor në Shqipëri’ të grupit Milton, ka vjedhur mbi 2.2 miliardë euro.
Berisha pohoi se Josifi u arratis drejt Dubait i shoqëruar, sipas burimeve, nga vetë Olsi Rama. Kryedemokrati akuzoi se shefi i komisariatit lokal merr minimum 5,000 euro në muaj nga call-centerat si ‘mbrojtje’, ndërkohë që asnjë aksion policor nuk ka nisur nga autoritetet shqiptare.
"Të dashur qytetarë dhe qytetare që ndiqni këtë seancë, zonja dhe zotërinj deputetë. Parlamenti shqiptar ka mbetur vetëm një fiksion dhe nuk është më një realitet. Parlamenti shqiptar nuk mbron më interesat e qytetarëve shqiptarë, po përdoret në mënyrën më të pamëshirë kundër qytetarëve shqiptarë, interesave, pasurive, taksave të tyre. Për herë të parë në gjithë ekzistencën e parlamentit, mandatet e krimit në parlament nuk lejojnë ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare. Edhe sot që po flasim, në qytetet e Shqipërisë zhvillohet në mënyrë të ethshme një nga veprimtaritë më të përhapura, më të gjera kriminale.
Këto ditë, në qytetet e Shqipërisë me qindra e qindra të ashtuquajtura call-centera vjedhin ditë e natë pensionistët e vendeve që kanë kontribute të jashtëzakonshme, që kanë kontribuar miliarda, miliarda, miliarda në këtë vend për këta qytetarë. Hiena të vërteta nga salla krimi të mbrojtura nga shteti mashtrojnë dhe u grabisin pensionet pensionistëve në Itali, Austri, Gjermani, Spanjë, në një aktivitet fund e krye të mbrojtur nga shteti. Në një aktivitet në të cilin strukturat shtetërore nga polici tek niveli më i lartë janë mburojë.
Në një aktivitet në të cilin përfshihet nga shefi i komisariatit që merr rrogën minimale 5 mijë euro në muaj nga call-centera, tek vëllai i kryeministrit që është de facto sipas burimeve të huaja dhe vetë vendit, bosi kryesor i tyre.
Në këtë aktivitet kriminal, në të cilin ka call-centera që në një javë u vjedhin 30 milionë euro me mashtrim pensionistëve të vendeve të tjera, ka një bashkërendim nga nivelet më të larta tek prokuroria, tek gjykatat, tek policia.
Të dashur qytetarë dhe qytetare, vetëm ortaku legal i Olsi Ramës, këshilltari zyrtar i Olta Xhaçkës, Amant Josifi, ishte eksponenti më kryesor në Shqipëri i grupit Milton që ka vjedhur së paku 2.2 miliardë euro. Ka përdorur kriptomonedhën për mashtrime që shkojnë miliarda euro. Kur një ditë në këtë parlament, Alban Çela apo Ardian Çela si quhej ai që e rrahu Lubia me nanditët e saj, që drejtonte OSHEE-në, deklaroi se energjinë janë dy kuçedra që po e thithin, njëra është kuçedra e Bitcoin dhe tjetra është kuçedra e kanabisit, shtëpitë e barit, u deshën pak që ta shtronin në dru atë dhe të mos e merrte veten gjer sot," tha Berisha./Dosja.al
Enea Karakaçi TIRANË- Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaçi, duke folur për ndërtim...
Niko Peleshi TIRANË- Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, njoftoi se interpelanca e kërkuar nga deputetët Shehaj e Kapri me zv/kryeminist...
TIRANË- Dy interpelancat e kërkuara nga Partia Demokratike janë shtyrë. Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me P...
Saimir Korreshi TIRANË- Deputeti i PD-së Saimir Korreshi nuk i kurseu batutat në seancën plenare në Kuevnd, teksa rendi...
Luciano Boçi TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Luciano Boçi, ndërhyri për procedurë gjatë seancës pl...
Ferit Hoxha, Ina Zhupa TIRANË- Ministri për Punët e Jashtme Ferit Hoxha ka folur lidhur me Samitin e Diasporës i cili u zhvilluar ...
pamje nga takimi TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, zhvilloi një vizitë zyrtare në Parlamentin e S...
Jorida Tabaku TIRANË- Deputetja e Partia Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngritur shqetësime për mungesën e transparencës në pr...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha, duke folur lidhur me thirrjen e kryeministrit Edi Rama në GJKKO, në kuadër ...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha, ka folur në lidhje me zjarrin që përfshiu një nga pallatet pranë QSUT n...