LIVE UPDATES
Politike

Opozita paralajmëron kallëzim penal për Peleshin: Po mbron çështjen e Tunelit të Llogarasë

Në një deklaratë për mediat, kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi tha se është çdo ditë që drejtësia nuk vepron ndaj akteve korruptive të qeverisë së Ramës, është një ditë që sipas tij, qytetarëve ' u vidhen para nga xhepi".

6 Janar 2026, 12:45 Nga D.S

Opozita paralajmëron kallëzim penal për Peleshin: Po mbron

Deputetët e Partisë Demokratike

TIRANË- Deputetët e opozitës kanë njoftuar se do të përgatisin një kallëzim penal për shpërdorim detyre ndaj Kryetarit të Kuvendit, duke e akuzuar atë për bllokim të qëllimshëm të drejtësisë dhe mbrojtje të aferave korruptive të qeverisë.

Në një deklaratë për mediat, kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi tha se është çdo ditë që drejtësia nuk vepron ndaj akteve korruptive të qeverisë së Ramës, është një ditë që sipas tij, qytetarëve ' u vidhen para nga xhepi". Ndër të tjera, Bardhi theksoi se, kryetari i Kuvendit nuk merr urdhëra nga të korruptuarit, por duhet të zbatojë ligjin dhe t'i shërbejë interesit publik.

"Çdo ditë që nuk vendoset drejtësi për aktet korruptive të qeverisjes së Edi Ramës, është një ditë ku secilit prej jush i vidhen nga xhepi para nga qeveria, nga Edi Rama, nga Belinda Balluku dhe nga Belinda Ballukët e tjerë në qeverinë e Edi Ramës. Sigurisht që me përgjegjshmëri të plotë, ne pesë anëtarët e opozitës do të vijojmë, të këmbëngulim për shqyrtimin pa vonesa të kërkesës së prokurorisë. Sot ka skaduar edhe afati tre javë kohë që i dhanë të pandehurës Balluku.

Duke nisur nga dita e nesërme, çdo sekondë vonesë nga thirrja e mbledhjes, nënkupton shpërdorim detyre, pra kryerjen e një krimi nga ana e kryetarit të Kuvendit, i cili në kundërshtim me rregulloren, ka vendosur të bëhet palë për të penguar drejtësinë. Dhe pa asnjë diskutim që ne do të përgatisim me përgjegjshmëri të plotë edhe një kallëzim penal për shpërdorim detyre ndaj kryetarit të Kuvendit. Ky dokument që është ligj dhe çdo veprim i kryer në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit, ka pasoja ligjore.

Kryetari i Kuvendit nuk mund të tallet me Kuvendin. Kryetari i Kuvendit nuk merr urdhëra nga të korruptuarit, por duhet të zbatojë ligjin dhe t'i shërbejë interesit publik. Kryetari i Kuvendit nuk është ushtar i Belinda Ballukut. Edhe pse ajo e ka ndihmuar që të jetë sot kryetar i Kuvendit. Se është zgjedhja personale e Belinda Ballukut, Niko Peleshi, në krye të Kuvendit të Shqipërisë.

Po kjo nuk nënkupton që kryetari i Kuvendit mund të tallet me Prokurorinë e Posaçme, që kryetari i Kuvendit mund të tallet me drejtësinë, që kryetari i Kuvendit mund të tallet me qytetarët, që duan drejtësi dhe duan luftë ndaj korrupsionit. Është guxim i madh të marrësh në mbrojtje një të korruptuar që me dokumenta të prokurorisë, të faktuara, nuk po lexoj këtu SMS-të se mund t'jua lexoj, një të korruptuar që ka abuzuar me 1.1 miliardë euro. Dhe del pastaj kryeministri si kloun edhe thotë do takoj çdo biznesmen që unë dua.

E mbani mend se ju e keni raportuar propagandën e tij që në 2022-shin dhe e ndjekje qartë dhe që asnjë media nuk ia kujton, në 2022-shin na shitën si propagandë të madhe që kishim miratuar një kod etike që ministrave nuk i lejohej të takonin biznesmen. Është në fuqi ai kod etike. Po ku kapet me SMS Edi Rama që i thotë, shko takoi je pak X-in edhe Y-in edhe meqënëse i kam premtuar unë, jepi pak tenderin 15 milionë euro të Porto Romanos, nuk ka problem.

Shkelet ligji, shkelet kushtetuta, s'pyetet për kod etike, dhe del edhe thua që unë do takoj çdo biznesmen se nuk pyes për njeri. Koha ku ti nuk pyesje për njeri, nuk pyesje për kushtetutë edhe nuk pyesje për ligj, ka ca kohë, ka ca muaj që ka perënduar dhe do shikosh që do të pyesësh edhe për ligj, edhe për kushtetutë, edhe për drejtësi, do të japësh llogari për çdo aferë korruptive që ke drejtuar personalisht.", tha Bardhi./Dosja.al 

gazmend bardhi deputetet e pds niko peleshi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj