LIVE UPDATES
Politike

Alibeaj prezanton 4 prioritetet e PD, deputeti: Nesër çojmë në GJK bordet për rregullimin e çmimeve

Alibeaj ka njoftuar se ditën e nesërme do i drejtohen Gjykatës Kushtetuese me një kërkesë për shfuqizimin e Bordit të Transparencës. 

5 Shtator 2022, 11:56 Nga A.B
Alibeaj prezanton 4 prioritetet e PD, deputeti: Nesër çojmë
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Ditën e sotme, deputeti Enkelejd Alibeaj ka mbledhur ditën e sotme grupin Parlamentar të Partisë Demokratike, ku ka prezantuar prioritetet për sesionin e ri parlamentar. Në takimin i cili u zhvillua në zyrën e Grupit në Kryesinë e Kuvendit, Alibeaj u ndal te disa çështje, siç ishte dhe reformë për dekomunistizimin e Shqipërisë.

Alibeaj ka njoftuar se ditën e nesërme do i drejtohen Gjykatës Kushtetuese me një kërkesë për shfuqizimin e Bordit të Transparencës. Ai u shpreh se ky bord përbëhet nga një klub oligarkësh që paracaktojnë çmimet e larta të karburanteve sipas interesave të tyre.

DEKLARATA E ALIBEAJT:

Të dashur bashkëqytetarë, Në nisje të këtij sesioni të ri parlamentar, sëbashku me kolegët e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, jam sot përpara jush për të prezantuar prioritetet e grupit tonë gjatë këtij viti të ri parlamentar. Një vit pas masakrës zgjedhore të 25 Prillit, ku Edi Rama, vodhi zgjedhjet për të vijuar vjedhjen e shqiptarëve, jeta e secilit prej jush nuk është bërë më e mirë. Shqipëria gjendet në një situatë dramatike për shkak të gjendjes ekonomike, nivelit të lartë të korrupsionit, pandëshkueshmërisë dhe lidhjes së politikës me krimin. Shqiptarët cdo ditë e më shumë po humbasin besimin se endërra e tyre e para 32 vjetësh “Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa” mund të bëhet realitet. E për fat të keq, në vitin parlamentar që lamë pas, asnjë ndryshim nuk ndodhi në sjelljen në Kuvend. Shumica pa legjitimitet e kryesuar nga Edi Rama, vijojë të ishte noter i Qeverisë, certifikues i aferave korruptive të Qeverisë, avokate e interesave personale të një grushti njerëzish, duke dalë jashtë misionit që shqiptarët i kanë ngarkuar deputetëve, që është mbrojtja e interesit publik, intertesit të qytetarëve, mbrojtja e të drejtave të tyre, ndërtimi i një shteti social që është krah dhe jo përballë qytetarëve. Gjuha e propagandës së qeverisë është bërë bajate, ajo nuk siguron mirëqenie për shqiptarët, por vetëm mjerim, nuk ofron më shumë siguri për qytetarët, por dëshpërim dhe humbje besimi. Nga ana tjetër, ne opozita, gjatë vitit që lamë pas, më shumë ishim të fokusuar në një konflikt mes vetes, që konsumoi energji të panevojshme dhe shfokusoi aksionin opozitarë. Tanimë është momenti që opozita të fokusohet vetëm tek problemet e qytetarëve për të ofruar zgjidhjen. Ne besojmë që zgjidhja është rruga për t’i bindur shqiptarët që oferta jonë është e duhura përballë propagandës dhe arrogancës së qeverisë. Për t’i thënë çdo shqiptari se në parlament nuk jemi të gjithë njësoj. Ne jemi të bindur që arroganca e qeverisë mposhtet me ofertë jo me retorikë boshe politike. Me alternativë dhe jo me batuta bajate. Me denoncime konkrete dhe jo me akuza të hedhura në ajër. Me distancim real ndaj korrupsionit dhe oligarkëve, jo me selektivitet dhe lojë interesash. Prandaj propozojmë prioritetet tona si grup parlamentar për sesionin e ri parlamentar, bazuar në tre shtylla kryesore:

I. Reforma legjislative;
II. Mbrojtja e interesit të qytetarëve;
III. Kontrolli parlamentar.
janë si më poshtë:

I. REFORMA LEGJISLATIVE

1. Reforma Zgjedhore dhe Reforma Administrativo-Territoriale

Për disa muaj Shqipëria do jetë përpara një tjetër përballje elektorale, në zgjedhjet vendore të 2023, që e bejnë prioritet mbi prioritetet përmbylljen sa më parë të dy reformave tashmë të propozuara nga Grupi Parlamentar i PD, Reformën Zgjedhore dhe Reformën Administrativo-Territoriale. Të dyja këto reforma janë thelbësore për mbrojtjen e interesit të qytetarëve. Garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, dhe një ndarje administrative që i përputhet nevojës për shërbime ndaj qytetarëve, janë parakushte që pushteti i ri lokal të jetë produkt i vullnetit të qytetarëve dhe në 4 vitet e ardhshme ti përgjigjet vetëm interesit të qytetarëve.

Edhe pse Reforma Zgjedhore dhe Reforma Administrativo-Territoriale janë prioritete të mbartura nga sesioni i shkuar parlamentar, ato do të vijojnë të mbeten prioritet absolut i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Të dy grupet e punës që janë ngritur brenda grupit parlamentar për këto dy reforma, do të konkludojnë brenda muajit Shtator me propozime konkrete, për të hapur më pas diskutimin publik dhe politik lidhur me to.

2. Reforma për Dekomunistizimin e shoqërisë

Në periudhen 1945 - 1990, Shqipëria vuajti regjimin më të egër diktatorial komunist. Gjatë këtyre viteve, 26.768 burra dhe 7.367 gra ishin të burgosur politikë, ndërsa 5.577 burra dhe 450 gra u dënuan me vdekje dhe u vranë. Nga viti 1946 deri në 1990 u ndërtuan rreth 110 kampe të punës së detyruar, ku mijëra qytetarë shqiptarë u trajtuan si skllevër, duke përjetur terrorin e regjimit diktatorial. Një popull që harron historinë e tij, është i dënuar ta përsërisë atë. Prandaj ndarja me të kaluaren jo të largët të vendit të tyre, është borxh dhe nderim për kujtimin e atyre qindra mijera qytetareve që kaluan fëmijërinë, rininë apo gjithë jetën e tyre në internim, që u burgosën dhe vranë, që u presekutuan dhe vuajtën, thjesht sepse ata vetë apo prindërit e tyre mendonin dhe besonin ndryshe nga regjimi komunist.

Ende sot pas 3 dekadave, ndoshta edhe për neglizhencë të Partisë Demokratike, kemi dështuar të gjithë si shoqëri që të ndërmarrim hapa seriozë dhe të rëndësishëm për tu përballur me të shkuarën komuniste dhe për ti dhënë fund një diskutimi 32 vjecar, për të cilin kujtohemi sa herë interesi i ngushtë partiak e kërkon. Për këtë qëllim, katër iniciativat ligjore të Grupit Parlamentar të PD, si (1) hapja e plotë e dosjeve të ish-sigurimit të shtetit; (2) ndalimi i simboleve të komunizimit; (3) lustracioni i plotë i jetës politike dhe publike; si dhe (4) krijimi i muzeve të kujtesës kolektive, janë nisma që do të jenë prioritet i yni.

3. Reformat Antikorrupsion dhe luftën ndaj Krimit të Organizuar

Rreziku permanent në 32 vite poskomunizëm në Shqipëri është korrupsioni dhe krimi i organizuar. Është korrupsioni që ka bllokuar zhvillimin ekonomik të vendit. Është korrupsioni dhe krimi i organizuar që ka bllokuar integrimin europian të Shqipërisë. Është korrupsioni dhe krimi i organizuar që rrezikon sigurinë kombëtare të vendit. Është korrupsioni dhe krimi i organizuar që mban ende në këmbë sistemin e kalbur të tranzicionit shqiptar. Prej kohësh raportet ndërkombëtare flasin në një zë se vendi jonë është më i korruptuari në Rajon dhe Europë dhe reklama e vetme për Shqipërinë mbetet fuqizimi i krimit të organizuar.

1 vit më parë Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka propozuar një paketë të plotë për kontrollin e pastërtisë së figurës dhe integritetit të zyrtarëve të lart. Duke përfituar edhe nga coroditja e opozitës, Edi Rama e ka mbyllur atë në syrtar, duke mos lejuar avancimin e kësaj reforme të shumëpritur nga qytetarët.

Etja për pushtet e pasuri e 250 shqiptarëve, që përbëjnë edhe rrethin e zyrtarëve të lart të shtetit, nuk mund të mbajë peng të ardhmen e 3 milion shqiptarëve të tjerë. Interesi dhe rehatija e 250 shqiptarëve, nuk mund të lë pa shprese e besim 3 milion shqiptarë të tjerë. Korrupsioni nuk është retorikë boshe e politikës që e sjell në vëmeëndje të publikut sa herë lufta politike e ditës ia kërkon. Korrupsioni nënkupton pasurim të paligjshëm të 250 zyrtarëve të lart, korrupsioni përkthehet në jetë luksi të 250 zyrtarëve të lart, korrupsioni shfaqet në pasuritë e pajustifikuara dhe të fshehura të 250 zyrtarëve të lart, korrupsioni vërehet tek lidhjet e politikës me krimin e organizuar. Për pasojë luftohet, jo përmes retorikës boshe dhe sulmit ndaj institucioneve të drejtësisë, por duke i ngarkuar me ligj organet e drejtësisë, duke i vënë në dispozicion mekanizimin e duhur ligjor, që ti japin fund etjes për pushtet dhe pasurim të paligjshëm të 250 zyrtarëve të lart.

Shqipëria ka nevojë emergjentë për drejtësi, shqiptarët janë të etur për llogaridhënie. Pandëshkueshmëria, paprekshmëria e qeveritarëve, zyrtarëve të lart, bizneseve pranë tyre dhe krimit të organizuar janë arsyeja e vetme pse shqiptarët sot kanë humbur shpresën dhe besimin. Tanimë është koha që SPAK të veprojë dhe të mos ketë më asnjë alibi. Ne do të mbështesim cdo propozim që e forcon SPAK, që con përpara zbatimin e Reformës në Drejtësi dhe shmang kapjen politike të drejtësisë.

II. MBROJTJA E INTERESIT TË QYTETARËVE

Përvec Reformave legjislative, të cilat shërbejnë për të ndërtuar një Shqipëri të së ardhmes, në fokus të Grupit Parlamentare të Partisë Demokratike, ka qene dhe do të mbeten edhe nevojat emergjente të qytetarëve shqiptarë. Aktualisht 3 janë cështjet prioritare në këtë drejtim:

1. Paketa Ekonomike + Energjitike

Kriza ekonomike ka prekur Shqipërinë dhe cdo ditë po thellon varfërinë në familjet shqiptare. Biznesi është në vështirësi dhe pa asnjë mbështetje. Nga ana tjetër, kriza energjitike është tashmë në vend, por qeveria po merret me propagandë dhe si gjithmonë zgjidhjen e shikon jo tek ndihma ndaj biznesit dhe familjeve shqiptare, por tek shtimi i barrës, rritja e cmimeve për to.

Hartimi i një pakete ekonomike dhe energjitike që i vjen në ndihmë qytetarëve shqiptar është prioritet i Grupit tonë Parlamentar. Shembujt në Rajon, duke përfshirë edhe Kosovën, janë domethënës për të bërë dallimin mes një qeverie që punon për qytetarët dhe një qeverie që punon për veten e saj dhe një grusht njerëzish. Gjatë javës dhe pas përmbylljes së konsultimeve në Grupin Parlamentar, ne do të dalim me propozime konkrete për të përballuar krizën që ka muaj që ka filluar dhe që vetëm pritet të rëndohet nëse nuk merren masat e duhura në kohën e duhur. Jemi të vonuar në këtë drejtim dhe shqiptarët nuk përballojnë dot neglizhencën e qeverisë ndaj shqetësimeve të tyre.

Shqipëria mbetet në krye të listës së vendeve me cmimin më të lartë të hidrokarbureve. Kjo jo vetëm për shkak të nivelit të lartë të taksave, mungesës së reagimit nga Qeveria, por edhe për faktin se Shqipëria është nga të vetmet vende ku cmimi i naftës, benzinës apo gazit, paracaktohet nga Klubi i Oligarkëve, që qeveria e ka emërtuar si Bordin e kontrollit të cmimeve. Gjatë gjithë këtyre muajve, Klubi i Oligarkëve jo vetëm nuk ka mbajtur nën kontroll cmimet e naftës, benzinës apo gazit, por ka shërbyer si një mekanizëm korruptiv për të deformuar tregun në dëm të interesit të qytetarëve. Për këtë arsye, dua të informoj opinionin publik se Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, ka përgatitur dhe ditën e nesërme do të depozitojë në Gjykatën Kushtetuese, kërkesën për shfuqizimin si antikushtetues të dy ligjeve mbi bazën e të cilave funksionon Bordi i paracaktimit të cmimit të naftës, benzinës dhe gazit.

2. Paketa e Interesit tonë kombëtar

Proçesi integrimit ka kaluar në një tjetër fazë dhe do të duhet një kontroll më serioz dhe i saktë nga ana e Kuvendit. Ndaj do të ngremë një grup pune dhe propozime konkrete nga ekspertët për të ecur me ritmet e duhura në procesin e integrimit europian. Integrimi europian është prioritet kombëtar, dhe për të cilin duhet të punojmë cdo ditë, për ta cuar përpara dhe për të qenë sa më parë pjesë e familjes europiane.

Njëkohësisht do të angazhohemi në ndihmën për Kosovën dhe futjen e saj në institucionet ndërkombëtare, si dhe stabilitetin në Rajon, një proces që duhet të koordinohet jo vetëm në mënyrë bipartiake, gjithëpërfshirëse, por vecanërisht në bashkëpunim të ngushtë me institucionet e Republikës së Kosovës dhe partnerët tanë ndërkombëtarë.

Ruajtja dhe forcimi i partneritetit strategjik me SHBA, Bashkimin Europian dhe Britaninë e Madhe, për Grupin Parlamentar të PD është prioritet në mbrojtje të interesit tonë kombëtar. Vendosja në një kurs përplasje të Partisë Demokratike dhe grupit të saj parlamentar me SHBA, BE dhe Britaninë e Madhe, nuk do të ishte vetëm devijim nga misioni properëndimor i Partisë Demokratike që nga krijimi, por edhe një rrugë e sigurt për të cimentuar regjimin antidemokratik dhe antiperëndimor të Edi Ramës.

III. KONTROLLI PARLAMENTAR

Grupi Parlamentar i PD në përmbushje të përgjegjësisë së tij për të ushtruar kontroll parlamentar mbi aferat e Qeverisë, do të nisë sesionin e ri parlamentar duke pasur parasysh suksesin e merituar të Komisionit të Inceneratorëve që u vërtetoi shqiptarëve megaskandalin e 430 mln eurove, dhe faktoi sesi Edi Rama, sëbashku me një organizatë të mirëfilltë kriminale, kishin shkelur cdo ligj, cdo procedurë, për të cuar përpara një projekt mafioz të vjedhjes së parave të qytetarëve.

Ne do të përdorim të gjitha mekanizmat e kontrollit parlamentar, përfshirë Komisionet Hetimor apo interpelancat, për ti faktuar qytetarëve aferat korruptive të qeverisë dhe abuzimet me pasuritë publike.

1. Megaafera e “Portit të Durrësit”, ku Edi Rama, pa asnjë transparencë dhe pa garë, do të përdor në një projekt privat, miliarda euro pasuri publike;
2. Afera e “Aeroportit Ndërkombëtar Nënë Tereza”, ku Edi Rama, pa asnjë transparencë dhe pa garë, vendosi të zgjasë nga 20 vjet në 35 vjet afatin e kontratës koncesionare, duke dhënë kështu praktikisht një koncesion të ri që i siguron klientëve të tij edhe mbi 500 milion euro të tjera fitime;
3. Aferat me pronat publike në bregdet me të ashtuquajturat “Investime Strategjike”, ku Edi Rama, pa asnjë transparencë dhe pa garë, po i fal miqëve dhe bashkëpunëtorëve të tij, pasuri publike me vlerë miliona euro;
4. Aferat në tendrat publik, PPP apo koncesionet në të gjitha fushat, që janë shndërruar në skema të pastra të vjedhjes së qytetarëve dhe janë kthyer në një gropë për Buxhetin e Shtetit;

Janë vetëm disa nga cështjet që do ti nënshtrohen kontrollit parlamentar dhe për të cilat do të ndiqen të gjitha rrugët ligjore për anullimin e tyre. Të gjitha këto afera korruptive janë në shkelje të ligjit, të Kushtetutës dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, jashtë rregullave të konkurencës së lirë dhe lirisë ekonomike, që janë edhe detyrime që burojnë edhe nga MSA-ja dhe që kanë impakt në procesin e integrimit europian të vendit.

Këto ishin në mënyrë të përmbledhur 3 shtyllat kryesore ku Kryesia e grupit do të orientojë të gjithë punën e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, duke e shoqëruar edhe me kontaktin e drejtpërdrejt e të përditshëm me qytetarët dhe ndjekjen e problemeve dhe shqetësimeve të tyre të përditshme.

enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje