Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Osmani me një fjalim emocionues ka treguar rrugëtimin e vështirë të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi dhe fatin e mirë që kanë tani gjeneratat e reja në paqe dhe pa frikë.
BERLIN- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani të martën në mbrëmje në Berlin ka lexuar një ‘Laudatio’-fjalim nderi për ish-Presidentin amerikan Bill Clinton, i cili u nderua me çmimin “Paqebërësi i Shekullit” nga “World Forum”. Osmani me një fjalim emocionues ka treguar rrugëtimin e vështirë të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi dhe fatin e mirë që kanë tani gjeneratat e reja në paqe dhe pa frikë.
Presidentja e nisi me ditëlindjen e 11-të të vajzave të saj që e kishin para disa ditëve, e me të cilat tha se para gjumit në diskutimet e tyre të zakonshme rikujtuan sa të bekuara janë që bien në shtrat pa zhurmën e armëve. Ajo u shpreh se ndërsa qëndronte në këtë ngjarje para presidentit Bill Clinton, kujtonte marsin e vitit 1999.
Osmani tha se për qytetarët e Kosovës, presidenti Clinton dhe ish-sekretarja Clinton nuk janë veç aleatë, por janë simbol i lirisë. Gjithashtu ajo tha se Clinton zgjodhi të mos e injorojë popullin e Kosovës kur po përballej me gjenocidin nga Serbia.
“Janë gjenerata e parë e fëmijëve që janë të lirë të shkojnë në shkollë, që lirshëm flasin gjuhën e tyre, dhe gjenerata e parë që shohin prindërit të shkojnë në punë pa u frikësuar se mund të arrestohen…gjenerata e parë e fëmijëve që nuk e njohin luftën, por që kanë jetuar vetëm në paqe...
Teksa qëndroja para tij, kujtova marsin e vitit 1999, kur dëgjonim me shpresë fjalimet e tij në një radio të vogël, ndërsa përjetonim tmerret e regjimit të Millosheviç. Sot, falë luftës çlirimtare dhe falë lidershipit të botës demokratike dhe mbështetjes bipartizane amerikane, si nga demokratët ashtu edhe republikanët, Kosova frymon e lirë dhe e pavarur.
Mbështetja e Presidentit Clinton për Kosovën ka qenë gjithmonë pasqyrim i vlerave amerikane—të lirisë, drejtësisë dhe demokracisë. Faleminderit, President Clinton, jo vetëm për marrëveshjet e nënshkruara, por mbi të gjitha për jetët e shpëtuara. Dhe në veçanti, faleminderit në emër të fëmijëve të tashëm të Kosovës—brezi i parë që nuk po rritet në luftë e që njeh vetëm paqe”, tha Osmani.
Naureda Llagami dhe Klotilda Bushka TIRANA- Ish-kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami ka reaguar pas ...
Edi Rama ELBASAN - Kryeministri Edi Rama gjatë takimit që zhvilloi këtë të mërkurë me kandidatët për deputet n...
Edi Rama ELBASAN - Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me kandidatët për deputet në zgjedhjet e 11 Majit ka ironizuar serish Lulzim Bas...
Elman Abule TIRANA- Biznesmeni Elman Abule, i cili është nën hetim në dosjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt, &eum...
Edi Rama TIRANË - Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me kandidatët për deputet të Qarkut të Elbasanit u ndal edhe te mbyllja...
Edi Rama ELBASAN- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në një aktivitet për prezantimin e kandidatëve për deput...
Edi Rama ELBASAN- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në një aktivitet për prezantimin e kandidatëve për deput...
Edi Rama ELBASAN- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në një aktivitet për prezantimin e kandidatëve për deput...
Edi Rama TIRANË - Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me kandidatët për deputet në Qarkun e Elbasanit ka ironizuar partitë e ...
ELBASAN - Kryeministri Edi Rama po zhvillon këtë të mërkurë një takim me kandidatët për deputetë të qar...