Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në lidhje me këtë ai tha se kjo performancë e shërbimeve ka dhënë një kontribut të drejtpërdrejtë në rritjen e Prodhimit të Përgjithshëm Kombëtar dhe në përmirësimin e bilancit të pagesave.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se këtë javë, doli rezultati i tremujorit të tretë të vitit, ku ekonomia shqiptare u rrit me 3.75%. Gjatë podcasti-it të tij "Flasim", Rama u shpreh se të ardhurat nga shërbimet e udhëtimit arritën afro 2.3 miliardë euro, vetëm në këtë tremujor.
Në lidhje me këtë ai tha se kjo performancë e shërbimeve ka dhënë një kontribut të drejtpërdrejtë në rritjen e Prodhimit të Përgjithshëm Kombëtar dhe në përmirësimin e bilancit të pagesave. Rama tha se investimet e huaja direkte arritën në rreth 450 milionë euro, kryesisht ë përqendruara në sektorë strategjikë si turizmi, pasuritë e paluajtshme, financat dhe energjia.
Sipas tij, rritja ekonomike në tremujorin e tretë të vitit 2025 është shoqëruar me përmirësim të tregut të punës. Norma e papunësisë ka mbetur në nivelin 8.1%, por punësimi është rritur në 69.6% dhe pjesëmarrja në forcat e punës. Në fund ai tha se paga mesatare bruto në Shqipëri u rrit nga 776 euro në 830 euro.
"Edhe këtë javë zhurma e 700 tenxhereve politike mediatike, ku ziejnë me presion të lartë informacionet e marra në shkelje të ligjit nga kujdestarët e dosjeve e të veprimeve hetimore, nuk la asfare vend për lajmet e mira - paçka se kjo që kaloi ishte edhe javë Krishtlindjesh.
Pikërisht, këtë javë, doli edhe rezultati i tremujorit të tretë të vitit, ku ekonomia shqiptare u rrit me 3.75% - një ritëm rritjeje mbi parashikimin dhe dukshëm më i lartë se sa mesatarja rreth e rrotull nesh, çka konfirmon performancën pozitive të ekonomisë sonë dhe reflekton një zgjerim të qëndrueshëm e të balancuar të aktivitetit ekonomik, të mbështetur nga konsumi, shërbimet, ndërtimi dhe investimet.
Të ardhurat nga shërbimet e udhëtimit arritën afro 2.3 miliardë euro, vetëm në këtë tremujor, duke çuar suficitin e tregtisë së shërbimeve në rreth 1.9 miliardë euro, me një rritje vjetore prej 27%. Për ta bërë të prekshme për të gjithë, theksoj se kjo performancë e fortë e shërbimeve ka dhënë një kontribut të drejtpërdrejtë në rritjen e Prodhimit të Përgjithshëm Kombëtar dhe në përmirësimin e bilancit të pagesave.
Po ashtu, besimi i investitorëve mbeti i fortë edhe në tremujorin e tretë. Investimet e huaja direkte arritën në rreth 450 milionë euro, me një rritje vjetore prej 10%, të përqendruara kryesisht në sektorë strategjikë si turizmi, pasuritë e paluajtshme, financat dhe energjia.
Jo vetëm kaq, po rritja ekonomike në tremujorin e tretë të vitit 2025 është shoqëruar me përmirësim të tregut të punës. Norma e papunësisë ka mbetur në nivelin 8.1%, por punësimi është rritur në 69.6% dhe pjesëmarrja në forcat e punës ka arritur në 76.5%. Paralelisht dhe përsëri për ta bërë të prekshme gjithçka po them, paga mesatare bruto në Shqipëri u rrit nga 776 euro në 830 euro, duke reflektuar rritje të të ardhurave nga puna dhe një përmirësim të mëtejshëm të gjendjes ekonomike të familjeve," tha Rama./Dosja.al
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me hetimet e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion për Agj...
Foto ilustruse KOSOVA- 100 prokurorë të shtetit dhe zyrtarë të sistemit prokurorial, janë angazhuar ditën e sotme në zgj...
pamje nga vendngjarja KOSOVË- Qytetarët serbë të Mitrovicës së Veriut kanë shkuar për të votuar në ...
Foto ilustruse KOSOVA- Valmir Elezi, Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka deklaruar se të gjithë qendra...
Foto ilustuse KOSOVA- Procesi i votimit në të gjitha përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës, ka p&eu...
Kreshnik Radoniçi KOSOVË- Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Kreshnik Radoniçi ka ushtruar të d...
KOSOVË- Qendrat e votimit në të gjitha komunat e Kosovës janë hapur sot në orën 07:00, duke shënuar fillimin e procesi...
foto ilustruese KOSOVË- Rreth dy milionë qytetarë të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot, n&eu...
Sali Berisha KORÇË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha pas ‘Foltores’ me demokratët në Korçë ...
pamje nga vendngjarja ELBASAN- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha së bashku me deputetët dhe mbështetësit demokrat&...