LIVE UPDATES
Politike

Paketa Anti-Korrupsion/ Tabaku: Kush voton kundër nuk ka vullnet politik dhe motivon abuzimet në buxhet

Prezantimi që unë do të bëj për dy projektligjet ka të njëjtat parime dhe ndryshimet që unë kam propozuar janë të njëjta, si për Partneritetin Publik Privat dhe për koncesionet.

30 Tetor 2023, 14:50 Nga h.k
Paketa Anti-Korrupsion/ Tabaku: Kush voton kundër nuk ka vullnet politik
Jorida Tabaku

TIRANË-Jorida Tabaku, deputetja e Partisë Demokratike në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, kanë analizuar dy nismat e saj për shqyrtim në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave. Ajo theksoi se, si për Partneritetin Publik Privat dhe për Koncesionet, parimet janë të njëjta dhe ka renditur elementët që duhen ndryshuar, nga vendosja e një pasaporte publike me të gjitha informacionet te përgjegjësia e punonjëve dhe zyrtarëve të të gjitha niveleve.

FJALA E JORIDA TABAKUT 

E kam propozuar këtë projektligj që në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar dhe ka kaluar pothuajse një vit dhe mundet që disa nga temat të kenë humbur aktualitetin, por besoj që problematika mbetet e njëjtë. Prezantimi që unë do të bëj për dy projektligjet ka të njëjtat parime dhe ndryshimet që unë kam propozuar janë të njëjta, si për Partneritetin Publik Privat dhe për koncesionet. Ndërkohë që unë kam prezantuar këtë iniciativa dhe qeveria ka marrë iniciativë ligjore për të ndryshuar ligjin e prokurimit publik.

Parimet të cilat unë kam kërkuar të ndryshojnë lidhen me elementë që kërkoj të reflektohet tek të dy ligjet. Problematika kryesore që kanë sot prokurimet publike dhe koncesionet në Shqipëri lidhet së pari më një grup operatorësh të cilët janë duke marrë të gjitha kontratat e koncesioneve dhe PPP-ve dhe kompani pa kapital, pa asete financiare dhe me pronarë të panjohur; kompani të cilat marrin koncesione dhe më pas e shesin të drejtën për të ushtruar këtë kontratë koncesionare por problematika që lidhen dhe me pastrimin e parave.

Të gjitha këto si tëk prokurimet publike dhe tek koncesionet, kam propozuar disa elementë për t’i ndryshuar:

1) Prezantimi i pasaportës së prokurimit publik e cila presupozohet që të ketë një informacion të detajuar për të gjithë dokumentacionin e tenderit që nga studimi i fizibilitetit, tek kërkesa nëse është ofertë e pakërkuar, dokumentat e tenderit, njoftimi i kontratës së koncesionit, propozimet e pakërkuara, lidhja dhe përmbajtja e kontratës, ndryshimi dhe transferimi i kontratës, nënkontraktimi të cilët janë elementë që siç ka treguar praktika që në raste të ngjashmë janë baza se ku tek kontratat koncesionare fillojnë elementët e korrupsionit.

Kemi rastistur në të paktën 4 kontrata koncesionare por dhe në rastin e PPP-ve kur merret një kontratë pastaj transferohet pronësia për një shumë të vogël duke i dhënë pronësinë një operatori tjetër që nuk ka kaluar procesin e tenderimit.

Vendosja dhe krijimi i një pasaporte publike me të gjithë këtë informacion dhe vendosja e transparencës do të ndihmojë së pari punën e parlamentit pasi ne si deputetë kemi vështirësi të jashtëzakonshme për të marrë këto informacione dhe së dyti në sektorin e koncesioneve dhe PPP për të ofruar më shumë transparencë sepse sot është praktikisht e pamundur që të marrësh një pjesë të këtyre informacioneve.

Propozime të tjera të cilat lidhen në mëyrë të drejtpërdrejtë me ligjin për PPP dhe koncesionet, lidhen me ndalimin e një grupi kompanishë të cilat kanë disa elementë që nuk duhet të përfitojnë nga asetet publike. Sot, fatkeqësisht persona të cilët janë të akuzuar për korrupsion, pastrim parash ose financim të terrorizmit dhe mashtrim, sipas përcaktimit të legjislacionit në fuqi, kanë të drejtë që të marrin kontrata koncesionare dhe nuk duhet të jetë ky rasti.

Kushdo që akuzohet për evazion fiskal, për mashtrim, për pastrim parash, për financim terrorizmi nuk duhet të ketë punë me kontratat publike. Kjo është një zgjedhje dhe ndarje e qartë e asaj ku duam ne që të shkojnë asetet publike apo sesi ne duam të menaxhohen apo shpenzohen fondet e buxhetit të shtetit.

Bazuar dhe mbi parimet më të mira të OSBE-së, por dhe me ligjin sipas standarteve të përafrimit të BE-së kam propozuar njëkohësisht që kur operatori ekonomik nuk i ka përmbushur detyrimet e tij sipas një marrëveshje detyruese por dhe kur ka nënvleftësuar apo nënpaguar volumin e punimeve në kontratën koncesionare ose sipas tenderave publik, nuk duhet në mënyrë absolute që të marr fonde publike vijuese. Autoriteti ose enti kontraktor kur ka provuar se ka shkelje të detyrimeve të zbatueshme që lidhen me legjislacionin në fuqi, nuk duhet të vazhdojë kontratat e ardhshme me këtë kompani. Operatori ekonomik që ka falimentuar ose ka nisur procedurat e falimentit nuk duhet përsëri që ai të përfitojë kontrata publike apo kur asetet e tij administrohen nga administrator falimentimi ose gjykata kur ekziston një marrëveshje me kreditorët, ky është rasti konkret i kompanisë koncesionare që sot është vendosur në sekuestro dhe vazhdon përfiton nga fondet publike.

Kemi raste të tjera kur operatori ekonomik është shpallur fajtor me vendim të formës së prere dhe vazhdon merr kontrata të tjera publike ose vazhdon dhe përfiton nga kjo kontratë. Kur operatori ekonomik nuk ka kryer një sasi të caktuar të punimeve dhe vazhdon merr kontrata të tjera publike; kur operatori ekonomik ka paraqitur të deklarata të rreme në dhënien e informacionit; kur kemi informacion që operatori ekonomik ka marrë përsipër që ka ndikuar në mënyrë jo të favorshme në procesin e vendimmarrjes së Autoritetit, këtu është fjala për të gjithë ata operator ekonomik të cilët i kanë marrë kontratat në mënyrë korruptive dhe abuzive dhe vazhdojnë marrin përsëri kontrata të tjera. Kam një sërë ndalimesh që vijnë nga legjislacioni i BE-së ku praktikisht kanë vetëm një qëllim: Si mund të luftohet korrupsioni në koncesioneve dhe në PPP? Nëse ky grup i caktuar kompanishë, ku janë të paktën 10 kompani, sot do të plotësonin këto kritere do të kishim konkurencë në tregun e koncesioneve dhe PPP-ve. Kjo nuk ndodh sepse po të njëjtat kompani megjithëse janë në shkelje të këtyre kritereve vazhdojnë marrin punë të tjera publike.

Sektori sot po vuan nga një përqëndrim shumë i madh i punëve në disa kompani të caktuara që ka kufizuar konkurrencën tëk kompanitë e tjera dhe është jashtëzakonisht e nevojshme që të kemi disa masa që e stimulojnë konkurrencën apo kompani që aktualisht nuk kanë kontrata publike.

Propozimet i kam bazuar në dy elementë kryesorë: 1) në momentin e marrjes së kontratës publike, 2)në mos-lejimin e marrjes pjesë në garat publike. Është e papranueshme që në sot kemi kompani që kanë fituar tendera dhe koncesione të cilat po të hapësh sot QKB-në, nuk kanë sot deklarata të të ardhurave financiare, nuk kanë raporte financiare apo që nuk deklarojnë bilancet e tyre.

Kjo është e papranueshme dhe e palejueshme në momentin që një pjesë e madhe e tyre sot janë nën hetim për korrupsion. Nga vlera e të gjithë kontratave të koncesionit publik dhe PPP-ve që janë duke u hetuar, pothuajse 480 mln Euro kontrata nën hetim, nëse ne do të vendosnim këto kritere, sot nuk do të kishim këtë situatë.

Është e papranueshme që kompani si rasti i inceneratorëve apo atyre në shëndetësi të cilët janë përsëri në proces hetimi, të kenë akses në fonde dhe asete publike.

Besoj që ky legjislacion i propozuar vjen në një moment ku është jashtëzakonisht e nevojshme që ne të shikojmë dhe çështje të përafrimit me legjislacionin e BE-së që në rastin e ligjit të prokurimit publik është në nivel pothuajse 70% dhe ka hapësirë të ndryshohet.

Elementi i fundit që kemi propozuar të ndryshohet me këto projektligje, lidhen me përgjegjësinë e punonjësve, zyrtarëve të çdo niveli. Është e papranueshme të fshihemi pas justifikimit të mbrojtjes politike dhe vendimmarrjes në grup! Ka vendim qeverie nga ato që e kanë firmosur dhe përgjegjësi nga Këshilli i Ministrave për ata që e kanë propozuar. Nuk ka kontratë koncesionare që shkon tek Këshilli i Ministrave që nuk ka kaluar etapat e miratimit. Përgjegjësia individuale është diçka tjetër, përgjegjësia ligjore dhe politike e Këshillit të Ministrave por dhe gjithë punonjësve që kanë kaluar fazat e miratimit të këtyre kontratave, të gjitha ata që kanë marrë pjesë dhe firmosur duhet të japin llogari përpara ligjit!

jorida tabaku

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje