LIVE UPDATES
Politike

Paqartësi rreth bashkëpunimit mes veriut dhe Prishtinës

Sipas rezultateve preliminare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Lista Serbe fitoi me shumicë votash në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

22 Tetor 2025, 20:01 Nga E.d
Paqartësi rreth bashkëpunimit mes veriut dhe Prishtinës
Foto ilustruse

Pavarësisht pritjeve të Bashkimit Evropian se autoritetet e reja lokale në veri të Kosovës do të bashkëpunojnë me institucionet qendrore në interes të qytetarëve, një gjë e tillë nuk është e sigurt. Sipas rezultateve preliminare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Lista Serbe fitoi me shumicë votash në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok. Këto komuna me shumicë serbe u udhëhoqën nga kryetarë shqiptarë që nga maji i vitit 2023, pasi Lista Serbe partia më e madhe serbe në Kosovë u largua nga institucionet e vendit në nëntor të vitit 2022.

Arsye për këtë ishin pikërisht mosmarrëveshjet me Qeverinë e Kosovës, të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, përkatësisht vendimi i saj për të hequr nga përdorimi targat serbe të makinave. Lista Serbe, ndërkohë, vazhdoi të kritikonte gati çdo veprim të Qeverisë në komunat në veri të Kosovës, duke pretenduar se ato merreshin në “dëm” të komunitetit serb. Në anën tjetër, Lëvizja Vetëvendosje, e udhëhequr nga Kurti, u përpoq ta pengonte Listën Serbe të merrte pjesë në zgjedhjet parlamentare të shkurtit dhe në zgjedhjet lokale të këtij muaji, pasi anëtarët e saj në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve refuzuan të votonin për certifikimin e saj.

Radio Evropa e Lirë pyeti Listën Serbe nëse udhëheqja e re lokale në komunat në veri të Kosovës do të bashkëpunonte me institucionet qendrore të Kosovës, por, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk mori përgjigje. Pyetjes së njëjtë nuk iu përgjigj as Qeveria në detyrë e Kosovës. Por, në një komunikatë dërguar mediave më 22 tetor, Lista Serbe tha se pret që, pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve lokale, “puna normale e komunave, sidomos në veri, të mundësohet pa pengesa nga Prishtina”.

Njoftimi u bë pasi zyrtarët e Listës Serbe u takuan në Prishtinë me përfaqësuesin e posaçëm të BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, me të cilin thuhet se u diskutua situata politike dhe e sigurisë, si dhe zgjedhjet e fundit. Në një përgjigje me shkrim për REL-in, një zëdhënës i Bashkimit Evropian deklaroi se BE-ja pret që autoritetet e sapozgjedhura komunale në veri të Kosovës, në bashkëpunim me institucionet qendrore, “t’i adresojnë në mënyrë konstruktive nevojat dhe kërkesat e popullsisë përmes institucioneve dhe në përputhje me ligjin”.

Po sipas tij, BE-ja pret edhe “një tranzicion të rregullt të qeverisjes lokale në komunat veriore”, pasi të konfirmohen rezultatet e zgjedhjeve lokale. Pse është i rëndësishëm bashkëpunimi mes autoriteteve lokale dhe qendrore ? Ish-ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal në Kosovë, Sadri Ferati, thotë për Radion Evropa e Lirë se bashkëpunimi mes autoriteteve lokale dhe qendrore është thelbësor për zhvillimin e një komune, sepse burimet kryesore vijnë nga Qeveria e Kosovës. Ka fonde që ndahen në bazë të numrit të banorëve të një komune dhe nevojave të tyre, si dhe fonde të veçanta për investime kapitale.

“Mundësitë që komunat t’i kenë fondet e tyre janë të kufizuara, andaj bashkëpunimi mes autoriteteve lokale dhe qendrore është i nevojshëm për të investuar në projekte zhvillimore”, thekson Ferati. Ai shton se komunat, aktualisht, kanë në dispozicion buxhetin që kanë marrë, por se e kanë të nevojshme të planifikojnë projekte dhe investime të reja.

“Qeveria qendrore është e detyruar t’ua përcjellë një pjesë të fondeve komunave”, thotë Ferati, duke shtuar se bashkëpunimi mes komunave, ministrive dhe Qeverisë është i detyrueshëm edhe me ligj. “Nuk duhet luajtur me institucionet dhe interesat e qytetarëve”

Qeveria e re e Kosovës nuk është formuar ende pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, për shkak të krizës politike që ka pasuar. Lëvizja Vetëvendosje e Kurtit i fitoi zgjedhjet, por jo me mjaftueshëm vota sa për të qeverisur e vetme. Kurti tha më 21 tetor se mund të mos jetë në gjendje të formojë një qeveri të re dhe se alternativë është mbajtja e zgjedhjeve të reja. Nga dhjetë vendet e rezervuara për komunitetin serb në Kuvendin e Kosovës, Lista Serbe fitoi nëntë në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Pavarësisht kësaj, nënkryetar i Kuvendit nga komuniteti serb u zgjodh Nenad Rashiq nga Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, ndaj edhe Lista Serbe u ankua në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës. Ferati thotë se zyrtarët nga Lista Serbe dhe Vetëvendosja, deri më tani, janë udhëhequr kryesisht nga vendimet politike, por se ata, si udhëheqës të institucioneve lokale ose qendrore, duhet të bashkëpunojnë.

“Nuk duhet luajtur me institucionet dhe interesat e qytetarëve… kryetarët e rinj të komunave duhet të bashkëpunojnë me autoritetet qendrore, por edhe autoritetet qendrore duhet ta pranojnë bashkëpunimin me udhëheqësit komunalë. Të gjithë duhet të sillen me respekt të ndërsjellë”, thotë Ferati.

Miodrag Milliqeviq, nga organizata joqeveritare Aktiv në Mitrovicë të Veriut, thotë se, viteve të fundit, nuk ka pasur as bashkëpunim minimal midis Listës Serbe dhe Qeverisë së udhëhequr nga Vetëvendosja, dhe se është “pothuajse e pamundur” të imagjinohet ndonjë bashkëpunim në të ardhmen.

“Kemi një numër treguesish për mungesë koordinimi dhe mungesë kapaciteti politik për një përgjegjësi të tillë. Është e vështirë të imagjinohet një lloj normalizimi...”, thotë Milliqeviq për Radion Evropa e Lirë.

Ai shton se pret një presion më të madh nga bashkësia ndërkombëtare për t’i shmangur tensionet e reja. Tensionet në veri të Kosovës ishin të larta që kur serbët u larguan nga institucionet. Ato kulmuan në shtator të vitit 2023, kur një grup serbësh sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë, duke vrarë një polic. Përgjegjësinë për këtë sulm e mori nënkryetari i atëhershëm i Listës Serbe, Millan Radoiçiq, nga i cili partia e tij nuk u distancua kurrë në mënyrë të qartë. Pikërisht për shkak të sulmit në Banjskë, bashkëpunimin me Listën Serbe e kanë shmangur edhe partitë e tjera shqiptare./REL

kosovë be autoritete

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj