LIVE UPDATES
Politike

"Parregullsi në procesin e votimit nga Diaspora!" PD: KQZ të bëjë transparente masat e marra ndaj përgjegjësve

Vangjeli tha se sipas të dhënave zyrtare, një pjesë e konsiderueshme e fletëve të votimit të ardhura përmes operatorit postar DHL nuk përmbajnë nënshkrimet e rregullta të kërkuara nga kuadri ligjor. 

21 Qershor 2025, 11:27 Nga M.B

 

"Parregullsi në procesin e votimit nga Diaspora!" PD: KQZ të
Genta Vangjeli


TIRANA- Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli ka dalë sot në një deklaratë për mediat nga selia blu ku shprehu shqetësimin për mënyrën se si është trajtuar dhe administruar procesi i verifikimit mbi zarfet e votimit të ardhura nga Diaspora. Vangjeli tha se sipas të dhënave zyrtare, një pjesë e konsiderueshme e fletëve të votimit të ardhura përmes operatorit postar DHL nuk përmbajnë nënshkrimet e rregullta të kërkuara nga kuadri ligjor. 

"Konkretisht, janë konstatuar raste të shumta ku, në vend të nënshkrimit të çdo votuesi nga Diaspora, janë gjetur dhe konstatuar: viza, pika, iniciale, simbole të tjera, pa asnjë vlerë identifikuese, ose pafund raste kur mungon plotësisht çdo formë nënshkrimi nga zgjedhësi", tha Vangjeli.

Ajo shtoi se janë evidentuar fletë të dorëzimeve postare, të mbushura me të njëjtin dorëshkrim, çka ngre dyshime serioze mbi plotësimin e kushteve ligjore të vlefshmërisë së votës nga Diaspora. Gjithashtu Vangjeli tha se provat që vetë KQZ ka sjellë, tregojnë një masë shumë të madhe rastesh të tilla.

Zëdhënësja tha se PD kërkon publikisht që KQZ të japë përgjigje të qarta për: masat e ndërmarra në kohë reale nga administrata e KQZ për të garantuar ligjshmërinë e procesit dhe arsyet e mos-reagimit, pavarësisht paralajmërimeve të shpeshta dhe të dokumentuara. Sipas saj, transparenca dhe integriteti i zgjedhjeve janë themel i demokracisë dhe përgjegjësia për mbrojtjen e votave bie para së gjithash mbi KQZ, si institucioni që administron këtë proces.

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:

Duke ndjekur zhvillimet më të fundit dhe verifikimet në vijim nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) mbi zarfet e votimit të ardhura nga Diaspora, vijojmë të shprehim shqetësimin tonë serioz për mënyrën se si është trajtuar dhe administruar ky proces. Sipas të dhënave zyrtare, një pjesë e konsiderueshme e fletëve të votimit të ardhura përmes operatorit postar DHL nuk përmbajnë nënshkrimet e rregullta të kërkuara nga kuadri ligjor. Konkretisht, janë konstatuar raste të shumta ku, në vend të nënshkrimit të çdo votuesi nga Diaspora, janë gjetur dhe konstatuar :

viza,

pika,

iniciale,

simbole të tjera, pa asnjë vlerë identifikuese,

ose pafund raste kur mungon plotësisht çdo formë nënshkrimi nga zgjedhësi.

Po ashtu, janë evidentuar fleta të dorëzimeve postare, të mbushura me të njëjtin dorëshkrim, çka ngre dyshime serioze mbi plotësimin e kushteve ligjore të vlefshmërisë së votës nga Diaspora, sepse Kodi Zgjedhor parashikon që marrja e votës me postë ndërkombëtare duhej bërë, (i) individualisht, (ii) në adresën e regjistruar të zgjedhësit në KQZ, si dhe (iii) me nënshkrim pas paraqitjes të një mjeti identifikimi.

Provat që vetë KQZ ka sjellë, tregojnë një masë shumë të madhe rastesh kur këto tre (3) elementë ligjorë NUK janë përmbushur për votën e Diasporës: Rrjedhimisht, ato vota nuk janë të vlefshme, janë të paligjshme dhe zerojnë procesin e Diasporës. Burime nga KQZ kanë deklaruar se nuk do të kryhet pagesa ndaj DHL për ato zarfa që nuk përmbajnë nënshkrime të rregullta. Ndërkohë, lindin disa pyetje themelore që kërkojnë sqarim publik:

Pse KQZ nuk ka ndërmarrë më herët verifikimin e nënshkrimeve, pavarësisht kërkesave të përsëritura nga përfaqësues të Partisë Demokratike, përfshirë edhe periudhën gjatë shqyrtimit të ankimimeve në KAS? Pse nuk është bërë transparente lista e plotë e dorëzimeve për çdo shtet të Diasporës, ashtu siç është kërkuar zyrtarisht që prej datës 15 Maj?

Pse provat e ardhura nga vendet me numër të madh votuesish, si SHBA-ja, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania dhe Italia, e cila kryeson për nga numri i votuesve (91,210), janë vënë në dispozicion vetëm pasi trupa e KAS kishte rrëzuar shumicën e ankimimeve të PD-së? Është e papranueshme që KQZ të ‘kujtohet’ për shkeljet kontraktuale të DHL-it vetëm pasi është siguruar se këto probleme nuk do të ndikojnë më në vendimmarrjen e institucioneve të ankimimit.

Ky veprim nuk mund të konsiderohet thjesht dhe vetëm rastësi. Për javë të tëra, si KQZ-ja ashtu edhe DHL kanë refuzuar të bëjnë transparente praktikat e dorëzimit të zarfeve nga Diaspora, duke penguar aksesin e subjekteve zgjedhore në dokumentacionin bazë të procesit. Sot, kur KQZ deklaron mospagesën ndaj DHL-së për shkelje të kontratës, kërkojmë publikisht që ky institucion të japë përgjigje të qarta për:

Masat e ndërmarra në kohë reale nga administrata e KQZ për të garantuar ligjshmërinë e procesit;

Arsyet e mos-reagimit, pavarësisht paralajmërimeve të shpeshta dhe të dokumentuara nga subjekti ynë politik;

Transparenca dhe integriteti i zgjedhjeve janë themel i demokracisë.

Përgjegjësia për mbrojtjen e tyre bie para së gjithash mbi KQZ, si institucioni që administron këtë proces.

Të kthjellojmë shqiptarët, të qartësojmë shqiptarët, të motivojmë shqiptarët se qeveria teknike dhe zgjedhjet e lira duhet të jenë beteja jonë me të gjithë potencialet.

Pra, përballë kësaj propagande të kontrolluar plotësisht nga qeveria dhe të paguar nga qeveria, ne paraqesim çdo ditë fakte dhe dokumente që dëshmojnë, u provojnë shqiptarëve se çfarë ndodhi me 11 Maj dhe në fushatën elektorale në Shqipëri. Pra, ky është qëllimi ynë.

partia demokratike

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj