LIVE UPDATES
Politike

"Partitë e vjetra i kanë ezauruar forcat e tyre", Arlind Qori: "Lëvizja Bashkë" në programin politik ka përparësi, përfshirjen e shoqërisë në zgjidhjen e problematikave

Qori u shpreh se partia e tij "Lëvizja Bashkë" ka një program politik të majtë dhe si përparësi, përfshirjen e shoqërisë në zgjidhjen e problematikave.

2 Prill 2025, 17:45 Nga r.ll
"Partitë e vjetra i kanë ezauruar forcat e tyre", Arlind
arlind qori

TIRANË- Kryetari i "Lëvizjes Bashkë", Arlind Qori ka folur ditën e sotme lidhur me zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të cilat janë vetëm 40 ditë larg. Qori u shpreh se partitë e vjetra i kanë ezauruar forcat e tyre dhe kanë humbur dimensionin e seriozitetit dhe të raportit organik me shoqërinë. Sipas tij, arsye të tjera që do i dëmtojnë rivalët e tij kryesorë në garë, janë legjitimiteti dhe morali politik.

Çdo gjëje i vjen fundi. Fatmirësisht edhe të keqes i vjen fundi. 35 vjet janë shumë. Partitë e vjetra i kanë ezauruar forcat e tyre, kanë humbur dimensionin e seriozitetit dhe të raportit organik me shoqërinë. Sot partitë e vjetra, PS-ja dhe PD-ja, janë tërësisht ilegjitime, në kuptimin që asnjë njeri që takon në rrugë nuk të thotë që unë votoj me bindje për to. Unë mendoj që kësaj radhe kanë për të qenë shumë herë më pak se kurdoherë tjetër, sepse kriza e legjitimitetit politik dhe moral të këtyre partive sa vjen e theksohet,” tha Qori.

Ai u shpreh në intervistën në Radio Televizionin Shqiptar se partia e tij "Lëvizja Bashkë" ka një program politik të majtë dhe si përparësi, përfshirjen e shoqërisë në zgjidhjen e problematikave.

Ne duam ta transformojmë shtetin në një shtet zhvillimor, që mëkëmb shëndetësinë, arsimin, kujdesin social, vendos minimumin jetik. Gjithashtu jemi për një shtet të së drejtës, që me seriozitet lufton korrupsionin, evazionin fiskal, informalitetin në punë e shumëçka tjetër. Mirëpo asgjë nga këto nuk është e realizueshme nëse shoqëria nuk merr pjesë. Për ne politika nuk është thjesht komandë nga lart-poshtë, por është përfshirje, pjesëmarrje në jetën politike, sociale, ekonomike, sepse pa përfshirjen e qytetarëve edhe idetë më të mira do të mbesin në baltovinën e burokratizmit politik dhe të neglizhencës, siç jemi mësuar. Partitë e tjera kanë qenë gjithmonë të heshtura, të mekura kur ka qenë puna për të folur për oligarkinë ekonomike, për të denoncuar kapjen e shtetit nga oligarkia ekonomike. Ne jemi e vetmja parti që shtrojmë për zgjidhje çështjen e të drejtave në punë. Punëtorët janë me qindra mijëra në Shqipëri dhe janë totalisht të braktisur nga shteti. Ligji më pak i zbatuar sot në Shqipëri është Kodi i Punës,” u shpreh Qori.

Për kryetarin e Lëvizjes Bashkë, këto zgjedhje të përgjithshme kanë nxjerrë edhe një herë në pah “hipokrizinë” mes kundërshtarëve të tij të mëdhenj dhe paqartësinë programore të partive të reja. Sipas Qorit, shtylla që mund të tronditet pas garës politike do të jetë ajo e drejtësisë.  Ai u shpreh se ndarja e sotme qeveri-opozitë është një ndarje fiktive. Sipas tij, një pjesë e mirë e partive opozitare hera-herës bashkëqeverisin me Partinë Socialiste, sidomos kur vjen puna te ligjet e rëndësishme. Qori shtoi më tej se ekziston një probabilitet shumë i lartë që pas zgjedhjeve, PD dhe PS, nëse do të kenë së bashku një shumicë kushtetuese, do të ndryshojnë ligjet e reformës në drejtësi, duke zhdukur institucionet e reja të drejtësisë.

Mua më çudit fakti që në fletën e votimit ka për të pasur 9 parti që deklarohen se janë të djathta, 1 parti si Partia Socialiste që deklarohet përtej së majtës dhe së djathtës dhe 1 parti që deklarohet e së majtës, që është Lëvizja Bashkë. Mua vërtet më çudit pse ato 9 partitë e tjera nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të hyrë në një koalicion.

Ndarja e sotme qeveri-opozitë është një ndarje fiktive, sepse një pjesë e mirë e partive opozitare hera-herës bashkëqeverisin me Partinë Socialiste, sidomos kur vjen puna te ligjet e rëndësishme. Ka një probabilitet shumë të lartë që pas zgjedhjeve, PD dhe PS, nëse do të kenë së bashku një shumicë kushtetuese, do të ndryshojnë ligjet e reformës në drejtësi, duke zhdukur institucionet e reja të drejtësisë,” tha ai .

arlind qori zgjedhjet e 11 majit

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj