LIVE UPDATES
Politike

‘Pasaportat e arta’ dhe Amnistia Fiskale/ Tabaku: Rrezikohet integrimi. Balla për raportin e KiE: Një pjesë e opozitës ka të njëjtën qasje

Deputetja demokrate ka referuar progres raportin, ku kujtoi qëndrimin e BE, në lidhje me pasaportat e arta dhe amnistinë fiskale, dy nisma për të cilat BE është kundër.

1 Nëntor 2022, 11:39 Nga a.l

‘Pasaportat e arta’ dhe Amnistia Fiskale/ Tabaku: Rrezikohet

Kryetarja e Komisionit Parlamentar të Integrimit Europian, Jorida Tabaku, sot gjatë mbajtjes së këtij komisioni i rikujoti ministres së Shtetit dhe përfaqësuesve të ministrive të Drejtësisë, Brendshme dhe INSTAT, përgjegjësitë që lindin në përmbushje të detyrimeve në procesin e integrimit.

Deputetja demokrate ka referuar progres raportin, ku kujtoi qëndrimin e BE, në lidhje me pasaportat e arta dhe amnistinë fiskale, dy nisma për të cilat BE është kundër.

"Sa i përket informacionit për datat e screening, ne nuk kemi asnjë informacion si Kuvend. Dhe do të kisha dëshirë që ne të merrnin raporte periodike, duke pasur parasysh edhe ndarjen që kanë deputetët e këtij komisioni dhe background-in që kanë. Në progres raport ngrihen disa çështje. Meqenëse së shpejti znj.Pirdeni do të jetë së bashku më zv.ministrat e tjerë, për të raportuar për procesin e screening. Çfarë qëndrimi do të mbani znj.Pirdeni për Ligjin e Amnistisë Fiskale? Raporti thotë se “Miratimi i amnistisë tatimore dhe penale kundër këshillave të BE-së dhe Moneyval-it mund të rrezikojë përparimin në këtë fushë si dhe luftën kundër pastrimit te parave", tha Tabaku. 

‘Pasaportat e arta’ dhe Amnistia Fiskale/ Tabaku: Rrezikohet
Taulant Balla

Nga ana tjetër kreu i grupit Parlamentar Taulant Balla, i pranishëm në komision u shpreh se gjetjet e raportit të KE janë në linjën e konfirmimit të përmbushjes së kritereve për hapjen e bisedimeve për anëtarësim.

E para lidhur me gjetjet kryesore të raportit të Komisionit Europian të vitit 2022, besoj se të gjithë bashkëndajmë vlerësimin se ky raport vjen fill pas momentit më të rëndësishëm atë të fillimit formal të bisedimeve për anëtarësim dhe menjëherë pas saj fillimi i procesit screening dhe unë vlerësoj se ky konfirmim vjen edhe si një njohje e një angazhimi të vazhdueshëm edhe të arritjeve të reformvae dhe të qëndrueshmërisë së vendit në përparimin drejt anëtarësimit në Bashkimit Europian. Të gjitha gjetjet e këtij raporti janë në linjën e konfirmimit të përmbushjes së kritereve për hapjen formale të bisedimeve për anëtarësim", tha Balla. 

Përsa i përket çështjeve që u thanë për progres-raportet, Balla ritheksoi se janë kryefjala e vlerësimeve pozitive, ndërsa iu përgjigj Tabakut se në kriterin politik nuk ka munguar vullneti i mazhorancës për rrugëtimin evropian. 

"Unë mendoj që ato që janë kryefjala e vlerësimeve pozitive përveç faktit që në 32 kapituj kemi vlerësim pozitiv ose progres sepse ndaj quhet edhe raport progresi. Përsa i përket kriterit politik nuk ka munguar zj.Tabaku vullneti politik i mazhoranëc dhe i qeverisë për ta mbajtur fokusin tek reformat e lidhura me rrugëtimin europian.Në fushën e administratës publike është mesatarisht I përgatitur që është më e lartë se një pjesë e vendeve tjera të paketës dhe rekomandohet vemendja në këtë fushë për të nxitur më shumë progres. Edhe një herë sepse e pashë që patët një reagim pa zhurmë përsa i përket sistemit gjyqsor, ai ka arritur nivelin mesatar të përgatitjes duke shënuar një vlerësim më të mirë se viti i kaluar, reforma gjithëpërfshirëse e drejtësisë vazhdon dhe ka rezultuar në progres të përgjithshëm. Rivlerësimi i përkohshëm i gjyqtarëve dhe prokurorëve ka vijuar të anvacojë në mënyrë të qëndrueshme dhe këtu shumë faleminderit opozitës, flas për opozitën që vazhdon të ketë orientimin euroatlantik jo ata që u janë kundërvënë SHBA", tha Balla. 

Komisioni Evropian deklaroi se vendi ka bërë progres në 32 nga 33 kapituj të negociatave si dhe në tre kriteret e procesit të integrimit në nivele të ndryshme të progresit. Kryenegociatorja Majlinda Dhuka vuri theksin pikërisht te negociatat, teksa lexoi sot në Komisionin e Integrimit raportin e KE-së për Shqipërinë. Pavarësisht ecurisë pozitive të Shqipërisë në 32 kapituj nga 33 kapituj në total në kuadër të negociatave për integrimin në Bashkimin Europiane, liria e medias mbetet element shqetësues për të dyja kahet e politikës shqiptare.

 

 

jorida tabaku taulant balla

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj