LIVE UPDATES
Politike

VD-PD padi në GJK për Bordin e Karburanteve: Cënon konkurencën, u shërben oligarkëve

Padinë sot e kanë depozituar 2 deputetët demokratë Dhurata Çupi dhe Dashnor Sula, të cilët janë shprehur se në fakt asnjë prej Bordeve nuk i ka ruajtur interesat e qytetarëve.

6 Shtator 2022, 12:38 Nga k.m.
VD-PD padi në GJK për Bordin e Karburanteve: Cënon
Dhurata Çupi

TIRANË- 29 deputetë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, paraditen e sotme kanë depozituar një padi në Gjykatën Kushtetuese. Në padinë e tyre ata kërkojnë shfuqizimin e Bordit të Transparencës për çmimet e karburanteve. Padinë sot e kanë depozituar 2 deputetët demokratë Dhurata Çupi dhe Dashnor Sula, të cilët janë shprehur se në fakt asnjë prej Bordeve nuk i ka ruajtur interesat e qytetarëve.

Deputetja Dhurata Çupi tha në fjalën e saj se në fakt Bordi cënonte lirinë ekonomike dhe parimin e konkurrencës në treg, ndaj edhe kërkuan shfuqizimin e tij. Ndërsa kolegu i saj, Dashnor Sula tha se në asnjë prej përbërjeve të bordit nuk ka asnjë konsumator, që të mbrojë të drejtat e tyre. Po ashtu shtoi se gjatë verës çmimet në vend nuk u uluën për asnjëherë, edhe pse në Bursë ndodhi e kundërta.

DEKLARATË E NËNKRYETARES SË KOMISIONIT TË LIGJEVE, DEPUTETES SË PD Z. DHURATA ÇUPI

Sot në emër të interesit të qytetarëve, në emër të interesit publik, 28 deputetë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesë për shfuqizimin e Bordeve të caktimit të çmimeve.  Është fakt tashmë që prej muajsh qytetarët shqiptarë janë përballur me abuzimet me çmimet. Shqipëria është një nga 10 vendet në botë me çmimin më të lartë të naftës, gazit dhe benzinës. Edhe pse më të varfërit në Europë e Rajon, shqiptarët janë përballur me çmimet abuzive të naftës, gazit dhe benzinës. 
Është fakt që Bordi i ngritur për të mbajtur në kontroll çmimin, u shndërrua shumë shpejt në Klubin e Oligarkëve, ku vetë oligarkët e naftës në përbërje të Bordit caktonin edhe çmimin. Është fakt që Bordi me veprimtarinë e tij po cënon konkurencën në treg, që sjell ulje të cmimit, si dhe lirinë ekonomike, që mbron të drejtat e konsumatorëve. Me miratimin e këtyre dy ligjeve Qeveria në vend që të bënte atë që ka bërë cdo Qeveri në botë, të mbronte interesin e qytetarëve, të drejtat e konsumatorëve, në fakt zyrtarizoi Klubin e Oligarëve dhe i dha liri të plotë që me marrëveshje me njëri tjetrin të caktojnë çmimin e naftës, gazit dhe benzinës. Cdo qytetarë ka parë sesi tallet vazhdimisht Klubi i Oligarkëve, që sa herë qytetarët reagojnë e ul çmimin me 2 lekë, dhe të nesërmen e rrit me 12 lekë. Ngritja e Bordit po dëmton interesin e qytetarëve. Ligjet bien ndesh me Kushtetutën, cënojnë lirinë ekonomike, cënojnë konkurencën në treg, thellojnë më shumë varfërinë tek qytetarët, vjedhin edhe më shumë qytetarët.

Për këtë arsye, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i kërkon Gjykatës Kushtetutese shfuqizimin e këtyre ligjeve, mbrojtjen e interesit publik, mbrojtjen e interesit të qytetarëve. Ne kemi besim që Gjykata Kushtetutese do ti nënshtrohet vetëm Kushtetutës, dhe nuk do të jetë nën ndikimin e Klubit të Oligarkëve, apo Qeverisë që prej kohësh nuk i shërben qytetarëve, por interesit të një grushti oligarkësh. Dua të konfirmoj se ne do të jemi krah qytetarëve, në mbrojtje të interesit të tyre. Ulja e çmimit të naftës, benzinës dhe gazit është interes i qytetarëve dhe Qeveria nuk duhet të mbyll sytë përpara abuzimeve. Por për fat të keq, sot shqiptarët qeverisen nga një Kryeministër, që shqetësim të fundit ka hallet e qytetarëve. Prej 9 vitesh tashmë Edi Rama ka provuar katërciprisht që interesi i vetëm i tij është ti shërbëjë një grupi njerëzish, në kurriz të 3 milion shqiptarëve.

Bordi i Transparencës u ngrit në 12 mars të këtij viti me qëllimin për të shmangur abuzimet nga ana e kompanive që tregtojnë karburante. Ai u ngrit në një kohë kur si pasojë e luftës në Ukrainë, 1 litër naftë shkoi rreth 300 lekë. Pas tij, në vend u themelua edhe Bordi i Çmimeve që duhet të kujdesej për produktet që konsumojnë qytetarët.

dhurata Çupi dashnor sula bordi i transparences gjykata kushtetuese


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj