LIVE UPDATES
Politike

PD dorëzon mocionin në Kuvend për heqjen e mandatit të Vullnet Sinajt: Deputeti në 9 transaksione përfitoi 36 mijë euro nga buxheti i shtetit

Në Mocionin e firmosur nga 14 ligjvënës opozitarë, evidentohet përmes 30 provave shoqëruese, se deputeti Sinaj ushtron mandatin në kundërshtim me pikën 3, të nenit 70 të Kushtetutës, që i ndalojnë deputetit që të përfitojë fonde nga Buxheti i Shtetit apo pasuri të shtetit.

8 Gusht 2024, 12:17 Nga I.A
PD dorëzon mocionin në Kuvend për heqjen e mandatit të
Vullnet Sinaj

TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, përmes Mocionit të 1/10 së deputetëve të Kuvendit, ka kërkuar sot zyrtarisht që Kuvendi të nis procedurën parlamentare për konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit socialist Vullnet Sinaj. Në Mocionin e firmosur nga 14 ligjvënës opozitarë, evidentohet përmes 30 provave shoqëruese, se deputeti Sinaj ushtron mandatin në kundërshtim me pikën 3, të nenit 70 të Kushtetutës, që i ndalojnë deputetit që të përfitojë fonde nga Buxheti i Shtetit apo pasuri të shtetit.

Nga verifikimi i të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Thesarit dhe Qendrës Kombëtare të Biznesit rezulton se deputeti i Partisë Socialiste, z. Vullnet Sinaj, nëpërmjet kompanive në pronësi të tij, ka përfituar të ardhura nga Buxheti i Shtetit. Shoqëritë ‘BIGALB GROUP’ sh.p.k., ‘BIG LISUS’ sh.p.k., ‘BIG DURRËSI’ sh.p.k., ‘BIG PESHKOPIA’ sh.p.k., ‘BIG ROI’ sh.p.k., ‘BIG LEO’ sh.p.k., ‘BIG LEZHA’ sh.p.k., ‘BIG DRINI’ sh.p.k., ‘BASHKIMI’ sh.p.k., ‘TIRANA CASH & CARRY’ sh.p.k., që janë në pronësi apo bashkëpronësi të deputetit Vullnet Sinaj, përmes vetëm 9 transaksioneve të verifikuara, kanë përfituar të ardhura nga Buxheti i Shtetit në shumën totale 3.689.814 lekë.

‘Shoqëritë e mësipërme kanë vazhduar të jenë në pronësi të deputetit Vullnet Sinaj edhe pas fitimit prej tij të mandatit të deputetit dhe gjithashtu edhe pas emërimit prej tij të dy personave zj. Elona Koshi dhe z. Eduart Koshi si ‘person i besuar i ortakut të vetëm z. Vullnet Sinaj’, përmes akt-marrëveshjeve të datave 20.07.2017, 29.03.2018 dhe 31.10.2018. Përmes këtyre marrëveshje rezulton se është bërë vetëm transferimi i kuotave dhe jo tjetërsimi i tyre, duke kaluar nga ‘zotërues aktiv i aksioneve’ në ‘zotërues pasiv i aksioneve’ për shkak të caktimit të ‘një personi të besuar’.

‘Personi i besuar’ siç qartësisht përcaktohet edhe në Akt-marrëveshjet e sipërcituara i ka kaluar vetëm e drejta e vendimmarrjes mbi 100% të kuotave të zotëruara nga deputeti Vullnet Sinaj, me qëllim menaxhimin e përgjithshëm të aktivitetit të shoqërive. Por në asnjë rast, deputeti Vullnet Sinaj nuk humb të drejtën për të marrë fitimet nga shoqëria, sepse kjo jo vetëm buron nga ligji, por përcaktohet qartësisht edhe në pikën 3, të nenit 3 të secilës Akt-Marrëveshje, ku specifikohet:

‘Z. Vullnet Sinaj, pavarësisht kalimit në zotërues pasiv të kuotave të tij, gëzon në mënyrë individuale të drejtën e përfitimit të fryteve civile të pronësisë që gëzon mbi kuotat e saj në shoqëri, përfitime të cilat do të jenë të pasqyruara hollësisht në Pasqyrat Financiare të shoqërisë, por në çdo rast, nuk mund të ushtrojë asnjë veprim tjetër civil mbi këtë pasuri’.’ – thuhet në Mocionin e firmosur nga deputetët e opozitës.

Në Mocion evidentohet edhe fakti se fillimisht në Akt-Marrëveshjen e datës 20.07.2017, deputeti Sinaj parashikonte shprehimisht në pikën 8, të nenit 3, se: ‘Shoqëria nuk do të kryejë asnjë veprimtari fitimprurëse që buron nga pasuria e shtetit ose e pushtetit vendor dhe as të fitojë pasuri të këtyre, me qëllim zbatimin me korrektësi të pikës 3 të nenit 70 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë’.

Më tej, një ndalim i tillë është hequr nga përmbajtja e Akt-Marrëveshjeve të datave 29.03.2018 dhe 31.10.2018, duke i lejuar në këtë mënyrë, në kundërshtim me Kushtetutën, që shoqëritë në pronësi të tij, të përfitojnë duke filluar nga viti 2019, të ardhura nga Buxheti i Shtetit dhe deputeti Sinaj të marrë të ardhura të tjera, përveç pagës, nga fitimi i kompanive të tij nga të ardhurat e shtetit.

Pronësia mbi këto shoqëri dhe fakti që fitimet kanë shkuar si divident për vetë deputetin Vullnet Sinaj rezulton i provuar edhe nga Deklaratat Vjetore të deklarimit të pasurisë për subjektin Vullnet Sinaj. Nga ana jonë, janë marrë në analizë deklaratat e viteve 2017 (fillimi i detyrës), 2017, 2018, 2019, 2020 dhe 2022, të cilat janë publike, nga ku deputeti deklaron pronësinë mbi këto shoqëri dhe deklaron si të ardhura fitimet e këtyre shoqërive, përmes marrjes së dividentit në përputhje me kuotat që zotëron në secilën kompani.

‘Për rrjedhojë, Kuvendi i Shqipërisë, në respekt të detyrimeve që rrjedhin nga neni 70, pika 4, e Kushtetutës së Shqipërisë, dhe neni 119/1, pika 2, të Rregullores së Kuvendit, duhet të vendos për dërgimin e mocionit për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, për të konstatuar papajtueshmërinë dhe mbarimin e mandatit të deputetit Vullnet Sinaj," thuhet në kërkesën e 14 deputetëve.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar nga Kryetarja e Kuvendit që të mbledhë Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetet për shqyrtimin e mocionit të paraqitur nga subjekti kushtetues jo më pak se 1/10 e deputetëve të Kuvendit, përfshirjen në Rendin e Ditës së një prej seancave më të para të Kuvendit dhe dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese për konstatimin e papajtueshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetit Vullnet Sinaj.

vullnet sinaj

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj