Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Në kërkesën për interpelancë drejtuar kryetares së Kuvendit, Lindita Nikollës, janë renditur 16 pyetje, për të cilat PD-ja e vulës kërkon përgjigje nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja.
TIRANË- Partia Demokratike e vulës ka kërkuar interpelancë urgjente me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manjën për të dënuarit për korrupsion nga GJKKO që kanë përfituar nga Amnistia Penale.
Përmes një postimi në Facebook, deputeti Enkelejd Alibeaj, se me amnistimin e tyre, besimi publik për ndëshkimin e korrupsionit dhe Reforma në Drejtesi mori goditje të fortë! Alibeaj shkruan më tej se "pazari i amnistisë ishte prova gjenerale e një bashkëpunimi i rreth 110 deputetëve në mbrojtje të së shkuares korruptive. Ata u bënë bashkë kundër drejtësisë, e me këtë akt i dhanë goditje të qartë BKH-SPAK-GJKKO."
Në kërkesën për interpelancë drejtuar kryetares së Kuvendit, Lindita Nikollës, janë renditur 16 pyetje, për të cilat PD-ja e vulës kërkon përgjigje nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja.
REAGIMI I PLOTË I ENKELEJD ALIBEAJ:
25 ditë më parë, rreth 110 deputetë të Kuvendit bashkuan votat për të amnistuar edhe të dënuarit nga SPAK-GJKKO. 25 ditë më parë, përfaqësuesit më të zëshëm të atij bashkimi të turpshëm votash u përbetuan se “asnjë i dënuar për korrupsion nga GJKKO nuk do përfitonte”, apo se “ishin marrë statistika mbi përfituesit potencialë, e thjesht 2-3 policë do përfitonin”. Sot, mediat BIRN dhe INA, kanë raportuar sipas informacionit të marrë nga SPAK, mbi 100 të dënuar për korrupsion u amnistuan. Një ligj i gatuar në errësirën e natës, në shkelje të procedurës parlamentare, me shpejtësi, pjellë e një pazari transversal të pamoralshëm politik, nxori nga burgu apo uli dënimin e mbi 100 të denuarve për korrupsion (e me gjasë të tjerë do vijojnë të përfitojnë ditët në vazhdim). Besimi publik për ndëshkimin e korrupsionit dhe fund të pandëshkueshmërisë Reforma në Drejtesi mori goditje të fortë! Në thelb, pazari i amnistisë ishte prova gjenerale e një bashkëpunimi i rreth 110 deputetëve në mbrojtje të së shkuares korruptive. Ata u bënë bashkë kundër drejtësisë, e me këtë akt i dhanë goditje të qartë BKH-SPAK-GJKKO. Partia Demokratike që në fillim depozitoi amendamentet kundër amnistimit të të korruptuarve, në mbështetje të SPAK-GJKKO, duke denoncuar pazarin e aleancës antiSPAK në kurriz të qytetarëve shqiptarë, që kërkojnë fundin e pandëshkueshmërisë. Me raportimin tashmë të fakteve nga media për amnistimin e të korruptuarve, PD do të ndërmarrë cdo hap për vënien para përgjegjësisë të kujtdo duike filluar me kërkesën për interpelancë urgjente me ministrin e Drejtësisë.
erisa xhixho, ilir meta TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbledhur sot Kryesinë e PL-së. Gjatë fjalës ...
shkolla e magjistratures TIRANË- Nënkryetarja e Komisionit të Ligjeve, Dhurata Çupi kërkon të zbardhë manipulimin e ko...
Tedi Blushi TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka publikuar rezultatet e votimit në Komi...
Rama TIRANË- Kryeministri, Edi Rama ditën e sotme së bashkë me zv/kryeministren dhe njëherësh ministren e Infrastrukturë...
Protesta TIRANË- Kryetari i opozitës, Sali Berisha ka komentuar sulmet e kryebashkiakut Erion Veliaj ndaj analistëve dhe opozitës. Beri...
Ilir Meta TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në fjalën që mbajti në mbledhjen e Komitetit Drejtues Komb&e...
Veliaj dhe Lala TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ditën e sotme u paraqit ne ambientet e SPAK ndersa dekla...
foto ilustruese TIRANË- Para pak orësh Erion Veliaj bëri një paraqitje të ethshme televizive duke i sulmuar egërsisht analist...
belind kellici TIRANË- Anëtari i Kryesisë së PD-së dhe drejtues politik për Tiranën, Belind Këlliçi,&n...
Klodiana Lala TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ditën e sotme u paraqit ne ambientet e SPAK ndersa deklaroi par...