LIVE UPDATES
Politike

"Edhe sa raste duhet të identifikojmë që SPAK të reagojë", PD: Erion Veliaj nuk i ndal shkeljet, i jep 6.3 milionë euro vëllait të një tjetër drejtori të bashkisë Tiranë

Vangjeli shprehet se Erjon Veliaj në emër të Bashkisë Tiranë ka konfirmuar pagesat e kryera për shpenzime të ekzekutimeve të vendimeve gjyqësore, në favor të vëllait të drejtorit të tij Alban Dokushit. Ajo thekson se sipas të dhënave marrë nga databaza e organizatës AIS, spending data albania, vlera totale me përfitues Besnik Dokushin, nga viti 2018 deri 2024 është 6.3 milionë euro.

12 Tetor 2024, 10:16 Nga N.F
"Edhe sa raste duhet të identifikojmë që SPAK të
Genta Vangjeli

TIRANË- Zëdhënësja e Antikorrrupsionit në PD, Genta Vangjeli ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë për mediat ku ka publikuar disa dokumente. Sipas Vangjelit kryebashkiaku Erjon Veliaj nuk i ndal shkeljet dhe se i ka dhënë  6.3 milionë euro vëllait të një tjetër drejtori të bashkisë Tiranë.

Vangjeli shprehet se Erjon Veliaj në emër të Bashkisë Tiranë ka konfirmuar pagesat e kryera për shpenzime të ekzekutimeve të vendimeve gjyqësore, në favor të vëllait të drejtorit të tij Alban Dokushit. Ajo thekson se sipas të dhënave marrë nga databaza e organizatës AIS, spending data albania, vlera totale me përfitues Besnik Dokushin, nga viti 2018 deri 2024 është 6.3 milionë euro. Vangjeli më tej shtoi se edhe sa drejtorë të tjerë duhet të identifikojë PD që Spak të reagojë.

Deklarata e Vangjelit:

Erjon Veliajt nuk i mbarojnë drejtorët me të cilët ndan fondet publike, paratë e taksapaguesve shqiptarë. Denoncimeve të deritanishme i shtohet emri i ri i një drejtori tjetër. Alban Dokushi me detyrë, Drejtor i përgjithshëm, Drejtoria Juridike e Aseteve dhe Licensimit pranë Bashkisë Tiranës. Erjon Veliaj në emër të Bashkisë Tiranë ka konfirmuar pagesat e kryera për shpenzime të ekzekutimeve të vendimeve gjyqësore, në favor të vëllait të drejtorit të tij Alban Dokushit.

Po sa është vlera totale e përfituar nga ky përmbarues gjyqësor privat vetëm nga bashkia Tiranë, drejtuar nga Erjon Veliaj dhe ku punon i vëllai si Drejtor Juridik në konflikt të hapur interesi me objektin e punës së tij dhe çështjet gjyqësore me palë bashkinë Tiranë, për ekzekutimin e vendimeve gjygjësore respektive.

Sipas të dhënave marrë nga databaza e organizatës AIS, spending data albania, vlera totale me përfitues Besnik Dokushin, nga viti 2018 deri 2024 është 6.3 milionë euro. Edhe sa drejtorë të tjerë duhet të identifikojmë që Spak të reagojë. Është detyrë funksinale e drejtorit juridik të mbrojë interestat e institucionit publik bashkisë Tiranë. Drejtoria Juridike inicion procedurat dhe ndjekjen e procesit të zgjidhjes së marrëdhënies së punës për punëmarrësit dhe vlerëson legjitimitetin e tij.


Drejtoria Juridike përfaqëson punëdhënësin Bashkinë Tiranë dhe mbron interesin e institucionit në proceset gjyqësore. Por Drejtori Juridik i Erjon Veliajt, mesa duket bën të kundërtën. Sigurohet që bashkia Tiranë të humbë gjygjet e punës në mënyrë që ish punëmarrësit të përfitojnë pagesat e dëmshpërblimeve nga largimi i padrejtë nga puna në mënyrë që paratë të kalojnë njëherë në llogaritë e përmbaruesit gjyqësor vëllait të tij.

Pse Erion Veliaj mban në këtë post drejtues Alban Dokushin kur ai ka humbur kaq shumë gjygje pune. Ndoshta ngaqë siç flitet nëpër korridoret e bashkisë, drejtori është mik me prokurorin special të inceneratorit. Por kjo nuk do të thotë që paratë e taksapaguesve shqiptarë të shkojnë te xhepi i familjes së tij dhe Veliajt që shkel njërin sy për gjygjet e humbura edhe pse fatura në llogarinë e përmbaruesit Dokushi ka kapur shifrën 6.3 milion euro.

pd genta vangjeli erjon veliaj


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj