LIVE UPDATES
Politike

PD kërkon pezullimin e gjyqtares Irena Gjoka, Kaso: Të rishikohet vendimi i Vettingut, do të depozitojmë padi në SPAK

Ai tha se KLGJ-së i kërkojnë pezullimin e menjëhershëm nga detyra të Gjokës, derisa asaj t’i ribëhet procesi i vetingut, i plotë dhe nga fillimi.

8 Maj 2024, 14:01 Nga M.B
PD kërkon pezullimin e gjyqtares Irena Gjoka, Kaso: Të rishikohet
Ivi Kaso

TIRANA- Partia Demokratike ka kërkuar pezullimin nga detyra të gjyqtares Irena GJoka, pasi, sipas tyre rezulton të jetë e dënuar në Greqi. Në deklaratë për mediat, Sekretari për çështjet ligjore në PD, Ivi Kaso tha se ata u kërkojnë organeve të vetingut rishikimin e vendimit për Irena Gjokën. Ai tha se KLGJ-së i kërkojnë pezullimin e menjëhershëm nga detyra të Gjokës, derisa asaj t’i ribëhet procesi i vetingut, i plotë dhe nga fillimi.

Kaso tha se ata kanë denoncuar që në fillim si të papërshtatshme për postin që mban Gjoka. Në deklaratën  e tij zyrtarë, Kaso ka paralajmëruar padi ndaj Irena Gjokës.

“Partia Demokratike po përgatit një padi kundër Irena Gjokës dhe do ta paraqesë në SPAK së afërmi. Ne i bëjmë thirrje paraprakisht Prokurorisë Speciale të fillojë menjëherë hetimin dhe ta përdorë padinë tonë vetëm si material shtesë. Çdo hezitim për ta bërë këtë nuk është asgjë më pak se vërtetim i asaj që Altin Dumani deklaronte para gazetarëve: afërmendsh që gjykatat marrin vendimin që duam ne, tha Kaso.

DEKALRATA E SEKRETARIT TË ÇËSHTJEVE LIGJORE, IVI KASO:

Media greke publikoi para pak ditësh vendimin zyrtar të gjykatave të vendit fqinj, që e shpallnin shtetasen shqiptare Irena Gjoka ‘persona non-grata’ në Greqi dhe zonën Shengen për ‘falsifikim të dokumenteve zyrtare’. Shtetësja në fjalë është tashmë gjyqtarja e lartë, e posaçme, e vetuar dhe e qeverizuar, Irena Shpata-Gjoka-Maneku.

Fakti se ajo e ka fshehur dënimin e para shumë viteve, flet jo vetëm për integritetin moral e profesional, por fatkeqësisht, shpalos edhe fytyrën e vërtetë të së ashtuquajturës ‘drejtësi e re’.  Gjyqtarë të tjerë, kolegë të Gjokës, janë spastruar nga vetingu për 20 metra katrorë shtëpi mbi mundësitë e tyre. Irena Gjoka ka kaluar në ‘vrimën e gjilpërës’ së reformës, bashkë me devenë e ilegalitetit.

Partia Demokratike u kërkon organeve të vetingut rishikimin e vendimit për Irena Gjokën. KLGJ-së i kërkojmë pezullimin e menjëhershëm nga detyra të zonjës Gjoka, derisa asaj t’i ribëhet procesi i vetingut, i plotë dhe nga fillimi. Ne e kemi denoncuar që në fillim si të papërshtatshme për postin që mban dhe si kamikaze politike dhe koha e faktet po na japin të drejtë.

Irena Gjoka është shkarkuar njëherë nga ish-presidenti Berisha në vitet ’90, kohë kur posti që mbante dhe detyra e kryetarit të KLD përkonin. Ironia është se, nga dëshira për t’u hakmarrë ndaj Berishës dhe për të çuar në vend porosinë e kundërshtarëve të tij politikë, ajo do të shkarkohet edhe njëherë duke u turpëruar publikisht dy herë.

Partia Demokratike po përgatit një padi kundër Irena Gjokës dhe do ta paraqesë në SPAK së afërmi. Ne i bëjmë thirrje paraprakisht Prokurorisë Speciale të fillojë menjëherë hetimin dhe ta përdorë padinë tonë vetëm si material shtesë. Çdo hezitim për ta bërë këtë nuk është asgjë më pak se vërtetim i asaj që Altin Dumani deklaronte para gazetarëve: afërmendsh që gjykatat marrin vendimin që duam ne!

SPAK i duhet të dëshmojë, qoftë edhe formalisht, se nuk është pjesë e skemës për asgjësimin e opozitës. Së dyti, se vihet në lëvizje sapo një gjyqtar që cenon integritetin e reformës në drejtësi. Së treti, se nuk është një aneks i Ramës, Veliajt dhe mashë e tyre në drejtësi. Në të gjitha rastet Irena Gjoka e turpëron drejtësinë e re dhe çdo ditë e saj në detyrë i thotë publikut se këta njerëz e hanë turpin me bukë dhe janë krenarë.

irena gjoka ivi kaso

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj