LIVE UPDATES
Politike

PD pyetje Kushit: Sqaro, ku i keni platformat e mësimit online që kushtuan 8 milionë euro?

Drejtueja e Departamentit të Arsimit, Lili Sula, ngriti pyetjen se përse Kushi nuk po sqaron prindërit që sistemet e mësimit online me vlerë 8 milionë euro nuk po funksionojnë.

21 Janar 2023, 15:17 Nga I.A
PD pyetje Kushit: Sqaro, ku i keni platformat e mësimit online që
Lili Sula

TIRANË- Partia Demokratike i ka kërkuar sot Ministres së Arsimit, Evis Kushi, e cila mbylli shkollat në zonat e prekura nga moti i keq, që të sqarojë pse nuk po bëhet mësim online. Drejtueja e Departamentit të Arsimit, Lili Sula, ngriti pyetjen se përse Kushi nuk po sqaron prindërit që sistemet e mësimit online me vlerë 8 milionë euro nuk po funksionojnë. Deklarata nga PD erdhi pasi platformat që u përdorën gjatë pandemisë, “E- learning system” dhe “Sokrates” tashmë janë zhdukur, pavarësisht se ngritja e tyre kushtoi miliona euro.  

Deklarata e Plotë:

"Ministrja e arsimit, Evis Kushi, ka mbyllur 56 shkolla të arsimit parauniversitar për shkak të reshjeve të shiut. Ndërsa fliste për struktura të Ministrisë së Arsimit në terren, sikur të jenë stafe të ndihmës së shpejtë ose të infrastrukturës urbane, Kushi bashkë me stafin e saj duhej të angazhoheshin menjëherë që mësimi për fëmijët, gjatë këtyre ditëve që nuk do të shkojnë në shkollë, të zhvillohet online. Ministrja ka pasur njoftim ditë më parë nga Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi dhe nuk mori asnjë masë, ndërkohë që vetë është në botën e çudirave të krijuar nga vetë ajo. Mbyllja e shkollave nga reshjet e shiut këto ditë e nga bora, që pritet të bjerë, nuk do të thotē pezullim e ndalim të procesit mësimor, por alternim të tij, duke e zhvilluar mësimin tërësisht online përmes platformës “E - learning system”, të cilën në 9 vitet e qeverisjes Rama dhe në analizën e vitit 2022, ministrja e cilësoi si një arritje të madhe dhe të suksesshme.

Zonja Kushi duhet të sqarojë ku janë platformat digjitale “E - learning System”dhe "Sokrates" me vlerë miliona euro, si dhe t’u thotë nxënësve, mësuesve e prindërve pse nuk po funksionon platforma SMIT me vlerë 8 milionë euro për mësim online? Prej vitesh, arsimi ynë parauniversitar është në krizë të thellë dhe kinse reformat e ndërmarra kanë dështuar. Znj. Kushi duhet të japë shifra të sakta e të mbajë përgjegjësi për braktisjen e arsimit prej të rinjve e largimin e tyre nga vendi, për shkollat e bashkuara e klasat kolektive të nxënësve dhe rritjen e analfabetizmit funksional. Znj Kushi duhet të thotë të vërtetën sa dhe pse ka rënë numri i nxënësve në arsimin 9 - vjeçar dhe të mesëm. Për vitin shkollor 2022-2023, numri i nxënësve që u regjistruan në klasën e parë, është mbi  5% më pak se viti 2021 2022. Ministrja Kushi duhet të turpërohet dhe të mbajë përgjegjësi, për faktin se në këtë vit shkollor, vetëm në klasën e 10 të arsimit të mesëm, janë regjistruar mbi 9% më pak nxënës se një vit më parë.

 Ministrja Kushi duhet të sqarojë qytetarët sa është numri i mësuesve të cilët u gjendën pa punë vetëm për shkak të rënies së numrit të nxënësve. Ministrja Kushi duhet  t’u thotë të vërtetën qytetarëve për shkollat me dy turne në shumicën e shkollave në Tiranë dhe në disa qytete të mëdha, për klasat me mbi 35 nxënës, për dështimin e orëve 90 min e të detyrave të portofolit, ndaj sot, në vitin e 10 të qeverisjes së Rilindjes, as që mund të flitet për barazi dhe cilësi në arsim.  Për këto arsye Ministrja Kushi nuk lejon të  publikohet Raporti vjetor i Arritjeve të sistemit arsimor parauniversitar, që është detyrim ligjor (neni 25, gërma ë) Askush nuk mund të gënjejë popullin për shkolla komunitare që lehtësojnë prindërit. Askush nuk mund të gënjejë për laboratorë smart për mësimin e TIK e të lëndëve të tjera, ndërkohë që në këto ditë janari nxënësit nuk kanë asnjë ngrohje në klasë e në disa shkolla të tjera të zonave, që i ka pushtuar uji, tavani po i bie fëmijëve në kokë.   Askush nuk mund të gënjejë më për kualifikimet  e zhvillimin profesional të mësuesve, të cilat janë kthyer në skema zhvatjeje për mësuesit, as për trajtimin e tyre financiar kur dihet se gjithë ajo punë misionare që kryejnë ata është e keqpaguar. Askush nuk mund të marrë peng arsimin me aplikacione digjitale për të shantazhuar mësuesit në prag të fushatës. Arsimi është sistem ekzistencial e themeltar i kombit, ndaj bëjmë të qartë se kushdo që e përdor atë, së shpejti do të përballet me forcën e ligjit."

 

evis kushi lili sula

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj