LIVE UPDATES
Politike

PD: Rama po bën çmos të mbyllë dosjen e Beqajt me takime të fshehta dhe 'puse ari' në Shpirag!

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e PD Genta Vangjeli ka folur për koncesionin e sterelizimit të pajisjeve mjekësore.

25 Gusht 2023, 15:24 Nga I.A
PD: Rama po bën çmos të mbyllë dosjen e Beqajt me takime
Genta Vangjeli

TIRANË- Partia Demokratike ka deklaruar se kryministri Edi Rama po bën çmos të mbyllë dosjen e Ilir Beqajt me puse ari në Shpirag. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e PD Genta Vangjeli ka folur për koncesionin e sterelizimit të pajisjeve mjekësore. Vangjeli theksoi se lidhur me këtë aferë qindra milionë euro të planifikuara për tu shpenzuar për të mirën publike nëpërmjet këtyre koncensioneve përfunduan në xhepat e Beqjes, kompanive të tij dhe arkat e PS për vjedhjen e zgjedhjeve.

Deklarata e PD-së:

Dora e gjatë e Ilir Beqjes qëndron pas disa aferave, koncensioneve dhe tenderave, paratë e të cilave kanë përfunduar në xhepat e tij. Më famëzezat janë koncesioni i sterilizimit të pajisjeve mjekësore; Koncesioni për paketën e shërbimeve të kontrollit mjekësor bazë për grupmoshat 40-65 vjeç; Koncesioni për shërbimin e Hemodializës; Koncesioni për ofrimin e shërbimit laboratorik të spitaleve universitare, rajonale dhe atyre bashkiake të Sarandës dhe Lushnjës; Qindra milion euro të planifikuara për t`u shpenzuar për të mirën publike nëpërmjet këtyre koncensioneve përfunduan në xhepat e Beqjes, kompanive të tij dhe arkat e PS për vjedhjen e zgjedhjeve. Në vijim do të bëjmë një pasqyrë të disa miliona eurove të tjera të përfituara nga Ilir Beqja, emri i të cilit qëndron pas koncesioneve të mësipërme…

Më datë 29 Gusht 2013, me anë të kontratës së shitjes së kuotave, Ilir Beqaj shet 51% te kapitalit në favor të Intech + shpk, shoqëria e krijuar në 2001, ku Beqaj ishte njëri prej dy ortakëve themelues, Pas largimit ‘me letra’ të Ilir Beqjes nga kjo kompani, çuditërisht Intech + shpk shumëfishon të ardhurat- Ditët më të mira i pa në periudhën kur Beqja mbante detyrën e Ministrit të Shëndetësisë 2013 – 2017. Le të shkojmë sipas parimit folloë the money- ‘ndiq paratë- për të gjetur të vërtetën…. INETCH + gjatë periudhës 2019-2023, përfitoi 4 miliard lekë prej 312 transaksioneve nga AKSHI + Drejtoria e Mbikqyrjes së shërbimit të provës + Aparati i MF. INETCH + gjatë periudhës 2015 -2018, përfitoi 5.4 miliard lekë, prej 248 transaksioneve nga  AKSHI dhe Aparati i MF. INETCH + gjatë vitit 2014 përfitoi 705 milion lekë prej 6 transaksioneve nga AKSHI + Bashkia Durrës.

Totali 10 miliard lekë. Autoriteti kontraktor kryesor, i cili lidhi kontrata të panumërta, madje edhe të klasifikuara me Intech+, është Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së informacionit, dhe Aparati i MFE. Por nuk është vetëm AKSHI dhe MF që paguan kompaninë Intech + shpk, por edhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Provës dhe institucione të cilat nuk kalojnë pagesat e tyre nga Thesari i Shtetit. Gjatë këtij viti, nga data 10 janar deri 10 Gusht 2023, Intech + ka përfituar nga AKSHI 44 transaksione me vlerë totale 841 milion lekë. 20 nga këto pagesa, pra pothuaj gjysmën, nga data 7 deri 10 gusht 2023, pra për 3 ditë, me vlerë totale 469 milion lekë. Specifikisht, në muajin Gusht 2023, AKSHI i “shqetësuar” për Ilir Beqjan i cili ka patur vizita në SPAK këto ditë, nxitoi të likujdojë për 3 ditë rresht 20 transaksione me vlerë 469 milion lekë në favor të Intech + shpk për kontratat si më poshtë vijon:

Kontrata Nr. 6311, për  Mirëmbajtjen  e Sistemit të Arkivës Digjitale dhe Sistemit Financiar të Arkivit Qendror Teknik të Ndërtimit: vlera 19 milion lekë Likujdim Fature Nr.96/, Likujdim Fature Nr.77 dhe Likujdim Fature Nr.64 vlera totale 144 milion lekë; Fatura nr 254, Fatura nr 204, Fatura nr 230/2022, Fatura nr 180, me vlerë totale 76 milion lekë; 12 Transaksione të ndryshme për Kontratën Nr. 6311për mirëmbajtje të Sistemit të Arkivës Digjitale dhe Sistemit Financiar të Arkivit Qendror Teknik të Ndërtimit, me vlerë totale 229 milion lekë; PSE ky nxitim i AKSHIT për të paguar brenda këtyre 3 ditëve 20 fatura të INTECH + me vlerë pothuaj gjysëm milion euro?! A ka lidhje kjo me paraqitjen e Beqajt në SPAK po këto ditë…. A do të ndërgjegjësohen ndonjëherë pushtetarët tanë që të kuptojnë se janë në detyra shtetërore në cilësinë e shërbyesit të qytetarëve, dhe jo në cilësinë e përfituesit prej tyre…. Apo do të vazhdojnë të konsiderojnë paratë publike si trashëgimi personale? Këto janë pyetje retorike, sepse ata që firmosin fap e fap edhe vjedhin faq e fap. SPAK nuk duhet të rrijë duarkryq, por të shtojë edhe këto të dhëna në dosjen e Ilir Beqajt, të cilën Edi Rama po bën çmos ta mbyllë. Si duke bërë takime të fshehta, ashtu dhe duke treguar haptas përralla me kuçedrën e mrekullive të piarit, që ka hapur puset e arit të zi në Shpirag, për të shpëtuar Beqjen dhe të gjithë ata që po i pi e zeza.

pd ilir beqja koncensioni i sterilizimit edi rama

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj