Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ilir Alimehmeti tha se deklarata ishte një premtim bosh për fushatën elektorale, teksa shtoi se Rama po i sheh edhe qytetarët si klientë.
TIRANË- Drejtuesi i Departamentit të Shëndetësisë në Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti në një deklaratë për media, foli për premtimin e kryeministrit Edi Rama për rritjen e pagave të mjekëve. Në një deklaratë për shtyp nga selia blu, Alimehmeti tha se deklarata ishte një premtim bosh për fushatën elektorale, teksa shtoi se Rama po i sheh edhe qytetarët si klientë.
DEKLARATË PËR MEDIA E DREJTUESIT TË DEPARTAMENTIT TË SHËNDETËSISË NË PD, ILIR ALIMEHMETI
Nga Kongresi i parë politik i Shëndetësisë, që mund të quhet edhe “i vazhdimësisë së propagandës”, kryeministri Rama, tha se, më 30 prill, të gjithë mjekët specialistë do të marrin një shtesë prej 50 mijë lekë të reja bruto në rrogë. Çfarë po ndodh: Rama nuk e mban mend apo nuk merakoset për atë që ka thënë një muaj, një vit apo katër më parë? Pikërisht para katër vitesh, ai u taksi një bonus mrekullibërës mjekëve specialistë, duke ua deklaruar rrogat nga 2 deri në 2500 euro. “Nuk kanë nevojë të shkojnë në Gjermani, sepse edhe taksat atje i kanë më të larta”, shprehej kryeministri, i cili nuk kuptohet më kur e ka seriozisht dhe kur bën shaka. Shakaja e tij e fundit, rrogat sa në Gjermani, më 19 shkurt 2019, rikthehehet sot pas katër vjetësh, ne te njëjtën periudhe, para të njëjtës fushate zgjedhjesh vendore, por në një formë tjetër. Ajo që duhet theksuar është se kryeministri e ka ulur stekën sivjet: para katër vitesh thoshte se do i bënte rrogat sa Gjermania, tani thotë se do të arrijë nivelin e Serbisë. Fakti është një: Ai nuk arrin as nivelin e Kosovës. “Qeveria Kurti” i ka rritur me 601 euro rrogat e mjekëve specialistë. Ndërkohë pagat e mjekëve të përgjithshëm dhe infermierëve janë rritur me 37 përqind. Kjo është si dita me natën me rritjen prej 7 përqind të “qeverisë Rama”, një shtesë që nuk arrin dot as indeksimin nga rritja e çmimeve. Këto janë vendime qeverie në Kosovë, ndërsa në Shqipëri ende mbeten llafe boshe. Rama e ka në dorë që premtimin ta kthejë në vendim qeveri, por nuk e ka bërë dhe nuk do ta bëjë. Kjo sepse e ka premtim fushate, e ka shaka. Shakaja, kur bëhet disa herë, nuk është më gazmore, por kthehet në tallje. Me kë tallet kryeministri i Shqipërisë veçse me trupën e mjekëve dhe me qytetarë shqiptarë, të cilët çdo ditë përplasen dyerve të spitaleve? Arsyeja e talljeve të kryeministrit, është se ai kujton se njerëzit harrojnë, dhe e dyta, sepse ka hyrë në fushatë. I duhet të përsërisë premtimet e vjetra në forma të reja. Mjekët dhe infermierët e kanë kuptuar shakanë, dhe nuk ia kanë pranuar talljen kryeministrit. Për këtë arsye ata ikin çdo javë e çdo muaj, me dhjetëra, drejt Gjermanisë apo ku të munden. Hemorragjia e ekipeve shëndetësore është një plagë për sistemin dhe për qytetarin shqiptar, që sëmundja dhe halli e çon nga spitali në spital. As qytetarët nuk ia pranojnë shakanë dhe talljen sepse, edhe ata si mjekët, po ikin nga sytë këmbët, në vende ku mund t’i vizitojnë spitalet si pacientë, dhe jo si klientë. Por ikja, të dashur kolegë mjekë, dhe të respektuar shqiptarë, nuk është zgjidhja. Një i ikur është përgjithmonë një i sëmurë për të afërmit dhe vendin e vet. Zgjidhja është një: të largojmë të sëmurin politik që qytetarët i sheh si pacientë, të cilët mund të shërohen me propagandë boshe, dhe burimet ekonomike të vendit si një minierë për klientët e tij dhe të qeverisë. Partia Demokratike, siç ka qenë edhe vazhdon të jetë pro rritjes së rrogave të mjekëve dhe infermierëve, gjë që e ka bërë fakt gjatë qeverisjes së saj. Por, ne jemi që rrogat të rriten për të gjitha profesionet dhe sektoret në letër, jo në televizion. Në realitet, jo në fushatë, dhe për propagandë.
Arlind Qori TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi sot që të mos e regjistronte "Lëvizjen Bashkë" në zgjedhjet lokal...
Ilir Meta TIRANË- Partia e Lirisë ka zbardhur listën me 63 kandidatë për këshillin Bashkiak të Tiranës. Në lis...
Dhurata Çupi dhe Dashnor Sula TIRANË- Partia Demokratika ka kërkuar shfuqizimin e Bordit të Karburanteve, seancë që u zhvi...
Foto degjesa TIRANE- Deputeti Enkelejd Alibeaj mblodhi paraditen e të mërkurës një tryezë diskutimi në ambientet e Kryesis&eu...
Arlind Qori dhe Ilirjan Celibashi TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur mosregjistrimin e "Lëvizja Bashkë" në zgjedhjet lo...
Ilirjan Celibashi TIRANË- Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi i dha kohë Lulzim Bashës që të sillte edhe një herë ...
Ilirjan Celibashi TIRANË- Lulzim Basha do të regjistrohet në zgjedhjet e 14 majit. Vendimi është marrë ditën e sotme nga...
Ilirjan Celibashi TIRANË- Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi mendon se kryetar i PD-së është Sali...
Perfaqesuesit TIRANË- Mbledhja e sotme e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve nuk kaloi shumë qetë. Përfaqësuesi i Lulzim B...
Ilirjan Celibashi TIRANË- Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaroi se nuk është ky institucion q&eu...