LIVE UPDATES
Politike

PD thirrje OSBE-ODHIR dhe KE-së, Garo: Ky sistem mafioz, ka thyer rëndë besimin e shqiptarëve te zgjedhjet

PD, përmes zëdhënëses së saj, thotë se shqiptarët e kanë humbur besimin tek qeveria.

4 Dhjetor 2022, 13:31 Nga A.B
PD thirrje OSBE-ODHIR dhe KE-së, Garo: Ky sistem mafioz, ka thyer
Floriana Garo

TIRANË- Zëdhënësja e Partisë Demokratike Floriana Garo ka dhënë një deklaratë për mediat në selinë e kësaj force politike. Ajo i ka bërë “thirrje OSBE-ODIHR, Komisionit Europian, dhe të gjithë organizmave relevantë në çështjet zgjedhore dhe demokracisë, të monitorojnë sjelljet repetitive dhe recidiviste të këtij vrasësi serial të procesve zgjedhore”. Sipas tyre, shqiptarët e kanë humbur besimin tek qeveria.

DEKLARATA:

Pikërisht në ditën kur vëmendja e shqiptarëve, medias dhe politikës, është e plotë mbi primaret në Partinë Demokratike, nga strofulla e enverizmit nxjerr kryet me qoshe diktatoriale, lideri suprem i patronazhistëve.

Edi Rama sapo sharroi sërish me plumba të drejtën e votës dhe lirinë e zgjedhjes, kur iu referua patronazhistëve të tij, një sistemi infamoz dhe mafioz, që ka thyer rëndë besimin e shqiptarëve te zgjedhjet, duke i njollosur ato përmes spiunimesh dhe manipulimesh.

Me sistemin e patronazhistëve jemi një makineri e pathyeshme, tha Rama.

Ai harron, ose bën sikur, se çka ai quan sistem është kritikuar dhe kundërshtuar, si nga ODHIR ashtu dhe nga Komisioni Europian.

Çka ai quan sistem, nuk është gjë më shumë se një rrjet bracash elektoralë, hajdutë xhepash, që fusin duart në një ndër proceset më intime dhe të pavarura ndër të drejtat e njeriut, zgjedhjen e lirë nëpërmjet votes së fshehtë.

Çka ai quan sistem, nuk është gjë tjetër veçse skota pararendëse e ajatollahizmit elektoral, që u pasua nga sulmi kibernetik Iranian.
Çka Rama quan ‘makineri të pathyeshme’ raporti i ODHIR e klasifikon si më poshtë:

“Rrjedhja e të dhënave personale sensitive të rreth 900,000 shtetasve shqiptarë para zgjedhjeve, duke përfshirë edhe preferencat e tyre politike, u kthye në shqetësim serioz dhe i bëri zgjedhësit vulnerabël ndaj presionit. Ndarja ose kombinimi i paautorizuar i të dhënave personale të votuesve për qëllimet e supozuara të angazhimit demokratik mund të konsiderohet shkelje e angazhimit për mbrojtjen e të drejtës për jetën private dhe familjare. Kjo mund të dëmtojë besimin e elektoratit, duke përfshirë edhe besimin te fshehtësia e votës së tyre”.

Partia Demokratike dënon me forcë këtë riangazhim në poshtërsi dhe këtë mburrje në hajdutëri të Edi Ramës dhe shpurës së tij, me dosje që shtrihen nga malet e Dibrës në faqet e gazetës Bild në Berlin. U bëjmë thirje OSBE-ODHIR, Komisionit Europian, dhe të gjithë organizmave relevantë në çështjet zgjedhore dhe demokracisë, të monitorojnë sjelljet repetitive dhe recidiviste të këtij vrasësi serial të procesve zgjedhore. Shqiptarëve u përsërisim thirrjen se dalja në shesh më 6 dhjetor, është një kambanë alarmi që e drejta e votës të mos ju merret nga ajatollahët e Ramës, por të jetë e tyrja.

Ashtu siç u respektohet qytetarëve të gjithë shtetarëve europianë që vijnë të martën në Tiranë, ashtu duhet respektuar edhe e drejta e tyre për votë të lirë dhe të fshehtë.

partia demokratike edi rama sali berisha floriana garo

Sondazh

Poll

Balla 'lëshon gojën' në Kuvend: Ti Sali, kësaj pjese do vazhdosh t'ja hash gjithmonë...

Balla 'lëshon gojën' në Kuvend: Ti Sali, kësaj pjese do vazhdosh t'ja hash gjithmonë...

Manja-Berishës: Ti do shkosh para meje përballë drejtësisë, mezi pres....

Basha rikthehet në Kuvend, momenti kur flet me dy deputetët e PD që ishin kundër ...

Berisha sulmon Ulsi Manjën: Vendin e ke te Gjushi, je kriminel elektoral

Drafti Ramës për asosacionin, Berisha: Rama shpalosi veten si vasal i Vuçiç

Rrezikon Albin Kurti të shpallet non grata nga SHBA-të? Rama: Nuk i hy këtyre gjërave...

Rama per dialogun Kosove Serbi: Situata po behet alarmante

Basha: PD nuk e drejton Berisha, është përjashtuar

Basha: Nuk jam takuar asnjëherë me Taulant Ballën spekulime

Fillimisht e mohon, pastaj flet për dhunën,Basha për OFENDIMET e mbështetësve të tij: S'i kam parë..

Zgjedhjet në PD/ Bardhi i kthehet Alibeajt: S'jam emocional, qëndrimi im është parimor

Salianji: Opozita do të duhet të ribëhet

A do e mbështesë Bashën për kryetar, përgjigjet Alibeaj

Tensionet në mbledhjen e PD, Alibeaj: Asnjë nga anëtarët e kryesisë nuk ka qenë në presion.

'Duhet t'i lëvizim makinat'/ Numërimi i votave, kryetari i KAS: Do ndërpresim seancën

Pallati qe “fundosi” kryebashkiakun Dako

Arrestimi i Dakos, Berisha: Gjushi shkoi si ai në vresht për kokë të Tahirit, e meriton plotësisht..

Arrestimi i Dakos, Balla: Rama ishte i qartë

Votimi në burgun e Rrogozhinës, Berisha sulmon Rusmalin: Kriminel elektoral, ëndërron të bëhet ....

Arrestimi i Dakos, Ibrahimaj refuzon të flasë: Nuk shprehemi për çështjet e drejtësisë

Vendim i Këshillit të Ministrave: Shfuqizohet bordi i transparencës për çmimin e karburanteve

Rënia euros Ibrahimaj Deri në mars të vitit të ardhshëm,eskportuesit nuk do paguajnë tatim mbi fitim

“Dhunë, kërcënime dhe sharje”, kurthi që iu ngrit deputetëve nga mbështetësit e Bashës

'Nuk është e lehtë...'/ Arrestimi i Vangjush Dakos, reagon për herë të parë Rama: Deri dje krah....

Arrestimi Dakos/ Drejtoria e Policisë merr masa, mbulon godinën

Vihet në pranga 31-vjeçari, sekuestrohen 3 biçikleta të dyshuara të vjedhura prej tij dhe...

“A jeni në vete? Po jo ore tani” Silva Bino acarohet nga prania e gazetarëve pasi dëshmoi në SPAK

Silva Bino 1 orë në SPAK: Kisha një punë, s’kam asgjë për të thën

'Kadastra është portreti i turpit tonë'/ Rama: Dyert e saj do t'i mbyllim, brenda muajit....

"Deputeti nuk mban përgjegjësi për atë që thotë” Basha: Nevojitet ligj i duhur për referendumet

dosja sot 5 qershor

“Në spitalin e Lushnjës bëhen vetëm synetlliqe”, Korreshi: Daja im do të bënte operacion tëmthin…

Balla 'ngacmon' Berishën: Humbe Tropojën, po të dilja ashtu në Librazhd, s'do vija më këtu...

Tensionet në veri të Kosovës/ Berisha: Padroni i Vuçiçit në Tiranë po nxit luftën!

Berisha thirrje për protesta: Jam i bindur se shqiptarët do ngrihen, nuk ka rrugë tjetër

Arrestimi i sekretares së 'MSH', Braçe opozitës: Të fundit që duhet të flasin për korrupsion.

Kuvendi nis me PËRPLASJE/ Bardhi: Manastirliu të dorëhiqet. Braçe i lë fjalën Sulës.

E kishte parkuar poshtë pallatit në Shëngjin/ I thyhen xhamat makinës anëtares së këshillit Bashkiak

Dash Sula: Zoti ju dhentë mend. Keni krijuar grup parlamentar ne burg

Gazment Bardhi pyet Ramën: Pse Vangjush Dako po hyn e del shumë shpesh nga SPAK?

Aksident tek Zogu i Zi në Tiranë, një i plagosur

Ku e dinte?Arrestimi i sekretares së Ministrisë së Shëndetësisë,Rama: Si mund të ndodhë? Na vë në...

'Bashkëshortja e tij ka kriza shëndetësore'/ Avokati: Plotësoi 5 kushte për t'u liruar

'Është dita e fundit e durimit...'/ Lirimi i Tahirit, Berisha: U bë me urdhër nga Rama

Kallëzimet për zgjedhjet vendore, Flamur Noka 1 orë në SPAK: Do më shihni më shpesh këtu

'Nesër publikojmë provat'/ Berisha KQZ-së:Dorëzoni dokumentet për farsën zgjedhore, Rama po i pengon

Basha: Nuk jam bërë pishman për përjashtimin e Berishës.

Aksidenti i rëndë në Ksamil/ Motori me dy persona përplaset me makinën,

"Vjen erë e peshkut të para një jave", Basha për kompetencat e presidentit

Shkojnë t’iu shembin banesën në Vlorë, Policia i tërheq zvarre