LIVE UPDATES
Politike

"Pensionistët me të ardhura 6 herë më të ulëta se mesatarja europiane"/ Blushi: Varfërimi vijon me ritme dramatike! Vota e 11 Majit ndëshkim për qeverinë

Blushi ngre akuza se varfërimi i pensionistëve sipas tij ka ardhur ka keqqeverisja e Rilindjes, ndërsa thekson se më 11 Maj vota e pensionistëve do të jetë një ndëshkim për qeverinë aktuale. 

27 Mars 2025, 15:36 Nga B.Z
"Pensionistët me të ardhura 6 herë më të
Tedi Blushi

TIRANË - Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka folur këtë të enjte mbi pensionet dhe të ardhurat e pensionistëve shqiptarë. Në një deklaratë për mediat Blushi thotë se të ardhurat e pensionistëve shqiptarë janë 6 herë më të ulëta se mesatarja europiane, ndërsa thekson se varfërimi vijon me ritme dramatike. 

Blushi ngre akuza se varfërimi i pensionistëve sipas tij ka ardhur ka keqqeverisja e Rilindjes, ndërsa thekson se më 11 Maj vota e pensionistëve do të jetë një ndëshkim për qeverinë aktuale. 

Blushi thotë se më 11 Maj vota e pensionistëve më 11 maj për koalicionin fitues “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” është gjithashtu votë për miratimin me ligj të pensionit të 13-të.

Deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi

Varfërimi progresiv i pensionistëve shqiptarë nga politikat antisociale të Qeverisë grabitqare të Edi Ramës vijon me ritme dramatike.

Niveli i varfërisë së pensionistëve shqiptarë, fillon nga 6.3 Euro/ditë që është niveli i varfërisë absolute dhe deri në 1 Euro/dita në nivelin e varfërisë ekstreme, duke ju pamundësuar jo vetëm përballimin e kostos së lartë të jetesës, por as nevojat më bazike ushqimore, përfshi ilaçet dhe faturat e kripura të energjisë elektrike dhe ujit të pijshëm.
Pensionistët shqiptarë janë sot më të varfërit e kontinentit, sepse të ardhurat e tyre minimale janë 6 here me te ulta se mesatarja europiane por ata perballen me çmime sa 91% te çmimeve te mesatares europiane.

Pensionistët shqiptarë sot janë më të varfër edhe se në vitin 2013 kur “Rilindja” erdhi në pushtet.
12 vite më parë masa e pensionit mesatar të pleqërisë në qytet ishte 68 % e pagës minimale, ndërsa aktualisht masa e pensionit mesatar të pleqërisë në qytet është 47% e pagës minimale.
Në vitin 2013 masa e pensionit mesatar të pleqërisë në zonat rurale ishte 38 % e pagës minimale, ndërsa aktualisht masa e pensionit është 28% e pagës minimale. Per te rritur mireqenien e pensionisteve do te duhet te rriteshin pensionet se pari per indeksimin e plote te çmimeve te artikujve ushqimore ne masën 68% per periudhën 2013-2024, si dhe mbi kete rritje edhe rritjen e tyre ne nivelin 40% si rezultat i rritjes reale ekonomike si per pensionin e qytetit dhe te fshatit

Aktualisht nje pension mesatar i qytetit i indeksuar plotesisht per shporten ushqimore dhe i rritur nga rritja ekonomike do te duhej te ishte 29,400 leke ne muaj, ndërsa një pension mesatar i fshatit do te duhej te ishte 15 600 leke ne muaj

Aktualisht Qeveria i ka borxh ne muaj secilit pensionist në qytet mesatarisht 104 Euro ne muaj, ose 1248 Euro ne vit, ndërsa secilit pensionist ne fshat mesatarisht 42 Euro, ose 504 Euro ne vit te munguara për shkak të mos indeksimit të plotë mbi bazën e inflacionit të artikujve ushqimorë dhe rritjes së munguar të pensionit nga rritja ekonomike

Më 11 Maj vota e pensionistëve shqiptarë do jetë jo vetëm një votë për ndëshkimin e Edi Ramës që 12 vite në pushtet i pati të gjitha mundësitë për të rritur mirëqenien e tyre dhe që vit pas viti i varfëroi më shumë, por edhe një votë për dyfishimin e pensioneve dhe barazimin e tyre me mesataren e vendeve te rajonit, që garantohet nga programi i shkëlqyer i koalicionit fitues, “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”

Vota më 11 maj për koalicionin fitues “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” është gjithashtu votë për miratimin me ligj të pensionit të 13-të.

Ne i jemi përulësisht mirënjohës brezit, që ka bërë kaq shumë për Shqipërinë ndaj dhe nesër në qeverisje, prioriteti ynë madhor do të jetë indeksimi i plotë i masës së pensioneve duke e llogaritur indeksimin mbi bazën e inflacionit të artikujve ushqimorë.

Indeksimin e shpeshtë brenda vitit të masës së pensioneve në rastet e krizave apo pandemive për shkak të rritjes së shpejtë të çmimeve.

Mbulimin e plotë financiar të të gjithë barnave, që përdoren nga pensionistet dhe të përshkruara me recetë mjekësore.

Mbulimin e të gjitha shërbimeve mjekësore dhe të infermierisë në banesë për të pensionistët me probleme shëndetësore.

Dhënien e shërbimit mjekësor me prioritet për pensionistët për evitimin e pritjeve të gjata në qendra shëndetësore apo spitale.

Sigurimin e shërbimeve mjekësore pa pagesë për rehabilitimin dhe fizioterapinë për pensionistët me sëmundje invalidizuese.

Sigurimin pa pagesë të materialeve mjekësore të trajtimit të pacienteve pensionistë në banesë si dhe artikujve mjekësore, që mundësojnë lëvizjen dhe pavarësimin jetësor të pensionistëve.

Vota e pensionistëve shqiptarë për koalicionin “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” është votë për rritjen e mirëqenies së tyre!

tedi blushi zgjedhje 11 maj penisoniste

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj