Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kryedemokrati thrksoi ndër të tjera se, në mënyrë selektive janë goditur dhe shënjuar me spraj drejtuesit kryesorë të PD-së dhe deputetët e saj Flamur Noka, Luçiano Boçi, Klevis Balliu, Ivi Kaso, Blendi Himçi, Aulon Kalaja dhe shumë të tjerë.

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha dënoi dhunën që policia përdori ndaj protestuesve dhe ndaj të arrestuarve në protestën e djeshme. Duke folu në bashkëbisedim me qytetarët, Lideri i opozitës theksoi se ndaj deputetëve të PD është hedhur spraj që përdoret kundër arinjve, kjo sipas tij përbën vepër penale.
Sipas tij, përdorimi i këtij spraji përbën një krim, një vepër të rëndë penale dhe është i ndaluar në të gjithë konventat. Kryedemokrati thrksoi ndër të tjera se, në mënyrë selektive janë goditur dhe shënjuar me spraj drejtuesit kryesorë të PD-së dhe deputetët e saj Flamur Noka, Luçiano Boçi, Klevis Balliu, Ivi Kaso, Blendi Himçi, Aulon Kalaja dhe shumë të tjerë.
"Para së gjithash dëshiroj të përshëndes ata dhjetëra mijëra qytetare e qytetarë, opozitare e opozitarë, që dje me uraganin e fuqishëm në kryengritjen tonë paqësore i kallën datën dhe tmerrin narkoregjimit të Edi Ramës.
Të përshëndes përzemërsisht herionjtë tanë në qelitë e komisariateve, të cilët përballë torturave çnjerëzore, goditjeve shtazore që morën nga narkopolicë të droguar, qëndruan të pamposhtur dhe nuk pranuan të japin asnjë deklaratë siç donin banditët që i arrestuan.
Dënoj me forcën më të madhe dhunën ndaj protestuesve dhe dhunën e hapur dhe të programuar ndaj drejtuesve kryesorë të PD dhe deputetëve të kësaj partie, të cilët ishin absolutisht që të gjithë në protestën më paqësore dhe po jepnin kontributin më të madh për ruajtjen e karakterit paqësor të protestës, të cilën banditë me uniformë, narkokomisarë të tipit Skënder Balluku, Sokol Besëpreri, Enton Pallushi dhe Dashi i operacionales bënë gjithçka për ta shndërruar aët në një protestë të dhunshme.
Për këtë qëllim, në mënyrë të programuar ata përdorën një armë me fuqi të njohur letale siç është spraji kundër ariut, i cili është dhjetëra herë më i fuqishëm se spraji që përdoret kundër njeriut. Përdorimi i këtij spraji përbën një krim, një vepër të rëndë penale dhe është i ndaluar në të gjithë konventat. Kjo është policia e parë në botë që përdor sprajin e ariut kundër qytetarëve dhe protestuesve. Në mënyrë selektive janë goditur dhe shënjuar me spraj drejtuesit kryesorë të PD dhe deputetët e saj Flamur Noka, Luçiano Boçi, Klevis Balliu, Ivi Kaso, Blendi Himçi, Aulon Kalaja dhe shumë të tjerë.
Me këtë rast dënoj me forcën më të madhe shtazërinë e treguar ndaj demonstruesve. Dënoj torturat e ushtruara ndaj tyre në komisariat. Edhe sot në komisariat ka demonstrues të torturuar me shenja të hapura tortura. Aulon Kalaja, pasi u verbua me spraj ariu, u godit në një hakmarrje të verbër me shkop prapa koke, duke e lënë pa ndjenja. Po kështu janë një seri demonstruesish paqësorë," tha Berisha./Dosja.al
Edi Rama, Pedro Sanchez. BARCELONË- Kryeministri Edi Rama është pritur nga homologu spanjoll Pedro Sanchez. Rama po merr pjesë në...
Edi Rama BARCELONË- Kryeministri Edi Rama, ka mbërritur në Barcelonë, ku do të marrë pjesë në ...
pamje nga protesta TIRANË- Mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë protestës së mbrëmshme të opozit&...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reagua lidhur me dhunën e ushtruar ndaj protestuesve të opozit&eu...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se punonjësit e policisë janë sjellë në mëny...
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm në PD, Flamur Noka ka publikuar një video ku duket se ambientet e spitalit të Traumës mbus...
pamjet TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar pas sulmit të policisë ndaj protestuesve...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbërritur pranë ambienteve të QSUT-së. Ai ka vizituar depute...
Foto ilustruse TIRANË- Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka reaguar pas protestës së opozitës. Përmes n...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se protesta e rradhës e opozitës do të caktohet shum&e...