18 Tetor 2024, 14:08
Nga ZH.LL
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrari Sali Berisha ka folur në lidhje me vendimin e Gjykatës së Strasburgut e cila i legjitimoi dje përgjimet e SKY ECC. Gjatë konferencës më gazetarët, Berisha e cilësoi një vendim historik që shërben për të mirën e të gjithëve.
Berisha e komentoi këtë duke e lidhur me krimin e organizuar në Shqipëri që sipas tij, tashmë nuk është një problem vetëm shqiptar por ndërkombëtar. Më tej, Berisha u ndal sërish të krijimi i Komisionit të të Vërtetës për të cilin tha se do ta paraqesin kërkesën në Bruksel dhe Uashington.
"Do të jetë një nga kërkesat që do paraqesim në Bruksel, në Strasburg, në Kongresin e SHBA dhe Senatin e këtij vendi pas zgjedhjeve, në të gjitha parlamentet e Europës. Ne do bëjmë detyrën tonë, sepse krimi i organizuar shqiptar nuk është vetëm një problem shqiptar. Sepse telefonat e krimit, të përdorur nga bandat, nga 60 mijë në planet, 15 mijë ishin në duart e shqiptarëve, 8 mijë ishin brenda në Shqipëri, përqendrimin më të lartë në zyrën e Këshillit të Ministrave, 74 copë. Pra, nuk është vetëm një problem shqiptar, ky është një problem ndërkombëtar. Është çështje e vullnetit për t’u përballur dhëmb për dhëmb me mafien dhe për të triumfuar mbi të.
Kur të shihni ju se si përcaktoheshin në zyrat e Këshillit të Ministrave fituesit e tenderave dhe koncesioneve, do kuptoni se sa fiktive ishin garat. Fatmirësisht këto 1 milion fletë janë të sigurta në duart e atyre agjencive që i bënë një shërbim të jashtëzakonshëm betejës kundër krimit dhe Gjykatës së Strasburgut, e cila në një vendim historik... Gjykata e Strasburgut është gjykata e mbrojtjes së të drejtave të njeriut në përputhje me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut. Ajo gjykatë i legjitimoi 100 përqind ato dje," u shpreh Berisha.
sali berisha pergjimet sky ecc gjykata e strasburgut
Politike
18 Tetor 2024, 14:15
N.F
Jorgo Goro
TIRANË- Është shtyrë për datën 1 nëntor seanca paraprake në GJKKO për ish-kryebashkiakun e Him...
Politike
18 Tetor 2024, 14:04
ZH.LL
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha ka komentuar përgjimet e SKY ECC ku sipas tij aty ka çopëza të vërteta...
Politike
18 Tetor 2024, 13:23
ZH.LL
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me çështjen "Partizani" për të ...
Politike
18 Tetor 2024, 13:36
r.ll
ilirjan celibashi
TIRANË- Në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror Zgjedhor u miratuan me 5 vota pro rregullat për regjistrimin e vo...
Politike
18 Tetor 2024, 13:17
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencën për mediat ka folur lidhur me protestën e djeshm...
Politike
18 Tetor 2024, 13:20
N.F
Jurgis Çyrbja
TIRANË- KQZ i ka dhënë ditën e sotme mandatin e deputetit, Erjon Mekajt. Mekaj është zyr...
Politike
18 Tetor 2024, 13:06
r.ll
selia e pd
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka propozuar dy qarqet, Elbasan dhe Durrës, ndërsa u kërkoi një mendim edhe 10 p...
Politike
18 Tetor 2024, 12:55
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha po përdoret çdo mekanizëm që Gjykata Kushtetuese t&eu...
Politike
18 Tetor 2024, 12:56
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berish ka mbajtur fjalën e tij në një konferencë për gazetarët. Gj...
Politike
18 Tetor 2024, 12:41
I.A
Edi Rama dhe Alekandër Vuçiç
FRANCË- Media franceze i kanë kushtuar një artikull të përbashkët Presidenti...