LIVE UPDATES
Politike

Përgjimet/ Çfarë u kërkonte Veliaj avokatëve të tij: Kemi vetëm një ditë kohë, ndryshe do ngel në burg për shumë kohë

Në të kundërt, Veliaj u thotë avokatëve se nëse nuk e nxjerrin nga burgu brenda ditës, do të mbesë aty për shumë kohë. 

6 Prill 2025, 20:47 Nga I.A
Përgjimet/ Çfarë u kërkonte Veliaj avokatëve të
Erion Veliaj

TIRANË- Përgjime të reja kanë dalë ditën e sotme nga burgu i Durrësit, ku ndodhet kryebashkiaku Erion Veliaj. Në disa përgjime të publikuara nga CNA, shihet në moment që Veliaj u ka kërkuar avokatëve të tij që të angazhohen pasi ka vetëm një ditë kohë. Në të kundërt, Veliaj u thotë avokatëve se nëse nuk e nxjerrin nga burgu brenda ditës, do të mbesë aty për shumë kohë. 

Përgjimet:

1-Veliaj flet me Arbër Veliaj dhe ky i fundit e informon se Redaktori thotë se çdo gjë është ok.

2-Ajola Xoxa e vë në dijeni si shkon konferenca me gazetarët dhe se nuk pati asnjë problem.

3-Në datën 08.03.2025 në orën 11:09, Erion Veliaj bisedon me Arbrin në lidhje me takimin me avokatët amerikanë, për të cilën Arbëri i thotë se ditën e hënë do të organizojë një takim me avokatët amerikanë(nënkupton në IEVP Durrës).Erioni e pyetën Arbrin se si ka mundësi është bërë publike kontrata me Amerikanët, bashkë me shumën, për të cilën Arbrin thotë se ka kaluar në shumë institucione dhe është transparente.

4-Në orën 20:41, Erioni bisedon me Arbërin dhe i thotë se është shumë e rëndësishme që të kemi mbështetjen e Redaktorit. Arbëri i shprehet se i kanë thënë që e kanë mbështetjen.

Në vijim, Erioni i kërkon të bisedojë me Meron dhe me të gjithë ata,se nuk duhet të perceptohet që e kanë lëshuar veten tani në fund. Erioni i thotë: “Fol një cik me Fatmirin dhe me të tjerët, të gjithë ushtrinë”.

5- Në datën 09.03.2025 në orën 11:58, Erioni bisedon me Arbërin dhe ky i fundit i kërkon të mos përmendë emra në bisedë.Erioni i thotë në gjuhë angleze se ka vetëm një ditë, dhe nëse nuk fitojnë, do të jetë këtu (IEVP) për një kohë të gjatë. I kërkon që avokatët të përgatiten mirë, me argumenta, me amerikanët. Konkretisht, Erioni shprehet: “We have only one day” “One day edhe if we don’t win im gonna be here along time”

6-Në orën 11:59, Erioni bisedon me Ajolën, të cilës i thotë se po shikonte lajmet dhe ka parë që një nga Gjykata e Lartë ishte tërhequr një nga gjyqtarët për rekursin e saj. Sipas bisedës, Erioni thotë se është tërhequr për shkak të konfliktit të interesave, por i kërkon mos të përmendë emra. Erioni i thotë se mos të harrojë, të martën ose është këtu për një kohë të gjatë, ose do të dalë, kshu që e dini vetë çfarë duhet të bëni.

7-Në orën 18:53, Erion Veliaj bisedon me Ajolën, të cilës i thotë se në orën 19:00 do të shfaqet në intervistë te Euroneës, dhe prandaj i telefonon shpesh në këto orare, pasi në IEVP mbyllin telefonat, i fikin dhe nuk i lënë të komunikojnë. Erioni i thotë se kështu ka ndodhur edhe kur ka dhënë intervistën te Report TV apo te Top-i.

Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi "detyrim paraqitje". 

Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të  kundërligjshme.

erion veliaj

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj