Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Berisha gjithashtu akuzoi Kryeministrin Edi Rama se në 12 vite pushtet bëri gjithçka për të plaçkitur shqiptarët dhe për t’i përzenë ata nga vendi i tyre.
KORÇË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar takimin përmbyllës të fushatës elektorale për PD-ASHM në Korçë. Gjatë fjalës së tij Kryedemokrati u shpreh se shqiptarët në rrugën e tyre të lirisëm pësuan një aksident, ku përjetuam 12 vite të narkodiktaturës. Lideri i opozitës theksoi edhe një herë se më 11 maj, ndahen dy epoka. Berisha gjithashtu akuzoi Kryeministrin Edi Rama se në 12 vite pushtet bëri gjithçka për të plaçkitur shqiptarët dhe për t’i përzenë ata nga vendi i tyre.
"Qytetarë dhe qytetare të Korçës, përshëndetjet më të përzemërta. Mirënjohjen më të pakufishme. Qytetare dhe qytetarë të fitores së shumëpritur nga Korça, Devolli, Pogradeci, Erseka dhe mbarë Shqipëria. Një përshëndetje të ëprzemërt kam unë sot për drejtuesin politik të PD-ASHM, z.Ivi Kaso, për Sekretarin e Përgjithshëm të PL, aleat ndër më kryesorët në këtë aleancë, Tedi Blushi. Përfaqësuesit tuaj nesër në Kuvendin e Shqipërisë, kandidatë të shkëlqyer të qytetarisë së Korçës, Devollit, Pogradecit, Ersekës dhe mbarë Shqipërisë. Të dashur qytetare dhe qytetarë, 4 ditë na ndajnë nga një ditë e cila në të vërtetë për ne shqiptarë ndan dy epoka: ndan epokën në të cilën ne, një populli vuajtur në diktaturën më staliniste, në rrugën tonë të lirisë, patëm një aksident si asnjë komb tjetër.
Përjetuam 12 vite narkoditaturë. Përjetuam në 12 vite vendosjen e një regjimi, i cili bëri gjithçka për të shtypur në Korçë dhe në Shqipëri pluralizmin, për të shtypur në Korçë dhe në Shqipëri opozitën. Bëri gjithçka për të plaçkitur korçarët dhe shqiptarët. Bëri çdo gjë për t’i përzenë ata nga vendi i tyre. Miq, çdo korçar i mençur dhe korçare që mbyll sytë dhe mendon këto 12 vite, do të gjejë se, Korça nga një vend shprese, nga një qyetet i mrekullueshëm, i famshëm për dhuntitë e veta, për kulturën, për atdhedashjen, për shpirtin punëtor, shpirtin krijues, për pastërtinë, për çdo gjë. Fermerët e Korçës, burra dhe gra ndër më eficientët, ndër më të zotët. Po kështu, të Devollit, Pogradecit, Ersekës.
Në 12 vite, u larguan nga Korça, nga Erseka, Pogradeci, Devolli, ndofta si kurrë në historine e tyre. U larguan, jo se nuk donin Korçën, Pogradecin, Devollin apo Ersekën. Përkundrazi, me pasuritë e mëdha të këssaj treve, me liqej mahnitës, fantastikë, jo vetëm për Ballkanin, Europën. Me fermerët e saj ndër më të zotët që mund të ekzistojnë. Me intelektualët e saj të shquar. Me artistët, me këngëtarët, me shkrimtarët, me elitën e saj, Korça është vetëm për t’u admiruar. Po ata, u larguan sepse, nga viti në vit rënia ekonomike u bë më e madhe. Sepse, nga viti në vit çmimet u rritën. Sepse, nga viti në vit vendet e punës u mbyllën. Sepse, sofra nuk kishte më për aq sa ishin anëtarët e familjes. Nuk kishte të ndante më.
Sepse, prodhimet mbeteshin në fushë. Sepse, të sëmurët nuk kishin më ilaçe për t’u mjekuar. Qendrat shëndetësore u shkatërruan. Çfarë ndodhi në Korçë 12 vite për qytetarët? Mendojeni pak. Ka bërë në 12 vite, gjysmën e rrugës Korçë-Ersekë, dhe ajo shembet çdo muaj. Çfarë ndodhi në Korçë? Rruga Qafë Plloç-Qukës ka 12 vite dhe nuk duket kurrkund. Çfarë ndodhi në Korçë? Shkollat u mbyllën njëra pas tjetrës, numri i studentëve ra frikshëm, ndërmarrjet falimentuan dhe fermat falimentuan," tha Berisha.
foto ilustruese KOSOVË- Deputetët e Parlamentit Evropian kanë miratuar një raport për Kosovën që inkurajon shtetin t&eum...
Basir Çollaku TIRANË- Kandidati i Partisë Demokratike për qarkun e Dibrës, Basir Çollaku u paraqit ditën e sotme n&...
Agron Shehaj dhe Edi Rama TIRANA- “Mos hyni në gjynah, hiç, hajdeni me ne. Kush e ka problem 5-ën le të mos e vejë te...
Foto ilustruese SHQIPËRI- 140 deputetët e Kuvendit përfaqësojnë qytetarët shqiptarë që në zgjedhjet ...
Ergys Isufi SARANË- Ergys Isufi, kandidati për deputetë i koalicionit "Shqipëria Bëhet", është arrestuar ditë...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar një videomesazh në rrjetet sociale katër ditë...
Zoran Milanoviç KROACI- Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç ndodhet sot në një vizitë zyrtare në Shkup ku u ...
Foto ilustruese TIRANË- Partia Demokratike ka denoncuar sot të tjera mekanizma të cilat përfshihen në skemën e ‘ma...
Kryeministria TIRANË- Qeveria në mbledhjen e sotme ka vendosur që të zgjasë afatin e mjeteve të identifikimit që sk...
Jozefina Topalli TIRANË- Drejtuesja Politike për Diasporën e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore&rdquo...