LIVE UPDATES
Politike

"Përpjekje të qeverisë për të destabilizuar vendin," çështja e gjuhës shqipe hap debate të shumta në Shkup

Paralajmërimet e Gjykatës Kushtetuese për ndryshimin e neneve të ligjit që kanë të bëjnë me përdorimin e gjuhës shqipe kanë nxitur reagime të forta tek një pjesë e partive politike dhe në opinionin publik si dhe kritika e akuza të ndërsjella në mesin e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

7 Dhjetor 2024, 22:57 Nga N.F
"Përpjekje të qeverisë për të destabilizuar
Foto ilustruese

MAQEDONI E VERIUT- Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut pritet që pas disa ditësh të nisë seancën mbi nismat për ndryshimin e neneve të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, që mund të preket dhe përdorimi i gjuhës shqipe. Kjo ka nxitur reagime te shumta në vend. Bashkimi Demokratik për Integrim e quan këtë përpjekje të qeverisë për të destabilizuar vendin, ndërsa intelektualë shqiptarë i bëjnë thirrje gjykatës që t’u shmanghet vendimeve të njëanshme dhe të ndikuara nga politika.

Paralajmërimet e Gjykatës Kushtetuese për ndryshimin e neneve të ligjit që kanë të bëjnë me përdorimin e gjuhës shqipe kanë nxitur reagime të forta tek një pjesë e partive politike dhe në opinionin publik si dhe kritika e akuza të ndërsjella në mesin e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Gjykata Kushtetuese pritet të mblidhet me datë 11 të këtij muaji për të shqyrtuar nismat e subjekteve dhe individëve, të cilët e kontestojnë avancimin e gjuhës shqipe në Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve të miratuar në vitin 2019. Ndonëse, gjuha shqipe u avancua dukshëm me këtë ligj, megjithatë kjo nuk u zbatua në tërësi në praktikë. Tani, sipas anëtarëve shqiptarë të Gjykatës Kushtetuese, gjykata pritet të shfuqizojë gjysmën e neneve që kanë të bëjnë me përdorimin e gjuhës shqipe.

Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Aleanca për Shqiptarët e opozitës paralajmërojnë se shfuqizimi i dispozitave të ligjit që do të degradonin përdorimin e gjuhës do të shkelte vetë Marrëveshjen e Ohrit, e cila solli paqen në këtë shtet me marrëdhënie të brishta ndëretike.

BDI-ja vlerëson se këto veprime janë pjesë e një fushate të orkestruar nga qeveria jolegjitime, siç e quan dhe “përbëjnë kërcënim serioz për stabilitetin e vendit dhe harmoninë ndëretnike”. Kjo parti e quan “plan monstruoz dhe jashtëzakonisht të rrezikshëm” të gjykatës dhe qeverisë, ndërsa u bën thirrje të gjithë aktorëve të përfshirë në në të që “të ndalin këtë çmenduri, pasi pasojat do të jenë të paimagjinueshme”.

Partitë e koalicionit “Vlen” që bën pjesë në qeveri fajësojnë BDI-në se nuk kishte qenë në gjendje ta zyrtarizojë gjuhën shqipe derisa ishte në pushtet, por nga ana tjetër i kërkojnë Gjykatës Kushtetuese që të heq dorë nga planet për degradimin e shqipes. Izet Mexhiti, nënkryetar i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe kryetar i Lëvizjes Demokratike u bën thirrje qyetarëve dhe institucioneve që ta trajtojnë me qetësi këtë çështje:

“E ftoj edhe Gjykatën Kushtetuse ta shohë këtë si çështje politike jo vetëm juridke, për shkak se Ligji i gjuhëve del nga Marrëveshja e Ohrit që është shtyllë e këtij shteti të ri. Kushtetuta e re është ndërtuar mbi Marrëveshjen e Ohrit dhe kushdo që prek Marrëveshjen e Ohrit ka prekur marrëdhëniet ndëretnike dhe stabilitetin e këtij shteti”, shprehet Mexhiti.

Disa qindra shqiptarë, në mesin e të cilëve rektorë dhe profesorë universitetesh në Maqedoninë e Veriut kanë nënshkraur një peticion dërguar Gjykatës Kushtetuese ku thuhet se puna e gjykatës ka nxitur tensione dhe pakënaqësi sa herë që ka marrë vendime të njëanshme. Intelektualët shqiptarë vlerësojnë se gjykata është vënë në shërbim të politikës, ndërsa i bënë thirrje asaj që të mos rrezikojë vlerat kushtetuese dhe bashkëjetesën ndëretnike.

Profesori i të Drejtës Kushtetuese në Universitetin e Tetovës, Mersim Maksuti në një bisedë me Zërin e Amerikës thotë se gjykata nuk guxon të prek ligjet që dalin nga Marrëveshja e Ohrit.

Gjykata Kushtetuese ka të gjitha argumentet juridike se nuk guxon të preket, të cënohet, të hiqen disa nga dispozitat më të rëndësishme të ligjit, për arësye se gjuha shqipe bazën e saj e ka me kushtëtutë; sepse vetë kushtetuta njeh zyrtarizmin e saj në situata të caktuara. Madje, një paragraf i kushtetutës në amandamentin e pestë thotë se gjuhë zyrtare në të gjitha organet e pushtetit shtetëror, krahas gjuhës maqedone dhe alfabetit cirilik të saj është edhe gjuha shqipe, gjuha e qytetarëve të cilën e flasin 20%, por e përcaktuar me ligj”, thotë eksperti.

Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve që hyri në fuqi në vitin 2019 nuk e dekretoi presidenti i atëhershëm maqedonas Gjorgje Ivanov, ndërsa dhjetra organizata e individë me qëndrime nacionaliste ngritën nisma për shfuqizimin e tij, ndër ta një zyrtar i lartë i VMRO-DPMNE-së. Gjykatësit Osman Kadriu dhe Naser Hajdari kanë bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë në seancën e 11 dhjetorit dhe sipas tyre vendimet eventuale të njëanshme nuk do të jenë legjitime. Kryeministri Hrisrtijan Mickoski, i cili para pak muajsh paralajmëronte se vendit i kanoset destabilizimi nga BDI-ja, tani thotë se nuk ekziston një rrezik i tillë./ VOA

shkup gjuha shqipe

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj