LIVE UPDATES
Politike

Përplasja për mandatin/ Ish-kreu i Nisma Thurje: Shabani bëri lëvizje që i dha fund karrierës së tij, veproi në kushtet e shantazhit...

Pesha ngre pyetjen se përse "binomi i pushtetit" e donte këtë lëvizje të Shabanit dhe kjo sipas tij lidhet me zgjedhjet e pjesshme vendore në disa bashki të vendit të cilat me gjasa do të zhvillohen në shtator ose tetor.

21 Korrik 2025, 15:33 Nga r.ll
Përplasja për mandatin/ Ish-kreu i Nisma Thurje: Shabani bëri
besjan pesha

TIRANË- Ish-kryetari i Nisma Thurje, Besjan Pesha ka reaguar lidhur me konfliktin në koalicioni "Nisma Shqipëria Bëhet" për mandatin e deputetit në qarkun e Tiranës. Përmes një postimi në Facebook, Pesha shprehet se përplasja në fjalë është influencuar nga drejtuesit e dy partive më të mëdha në vend, që sipas tij i shërbejnë pushtetit të tyre.  

Ai shkruan në postimin e tij se Endrit Shabani i ka dhënë fund karrierës së tij në Shqipërim. Pesha shkruan se Shabani "ka vepruar në kushtet e shantazhit nga binomi i pushtetit (Rama – Berisha) i cili ka informacion mbi shkelje ligjore e abuzim me fondet publike të bëra nga Shabani". 

Ish-kreu i Nisma Thurje shprehet se këto informacione tashmë i disponojnë disa persona në Tiranë dhe herët ose vonë do të mbërrijnë edhe në dyert e drejtësisë e cila do të duhet të veprojë.

Më tej në postimin e tij, Pesha ngre pyetjen se përse "binomi i pushtetit" e donte këtë lëvizje të Shabanit dhe kjo sipas tij lidhet me zgjedhjet e pjesshme vendore në disa bashki të vendit të cilat me gjasa do të zhvillohen në shtator ose tetor.

POSTIMI I PLOTË:

Mbi lojën e verës të dy pleqve...

Edi Rama dhe Sali Berisha janë ende sot mbas 35 vjetësh dy njerëzit më influentë në Shqipëri. Falë aftësisë së tyre sigurisht por edhe trashëgimisë së një kulture politike popullore të bazuar në nënshtrimin absolut ndaj pushtetit, ata ia dolën të kalërojnë pothuajse 35 vjet rresht Shqipërinë.

Duke qenë një vend I vogël influenca e tyre shtrihet kudo, deri te indet më të holla të shoqërisë dhe është shumë e lehtë për ta të lëvizin fije të padukshme për syrin e pastërvitur për të prodhuar ngjarje të cilat I shërbejnë pushtetit të tyre.

E tillë ishte edhe ngjarja e para pak ditëve, ku daja I Endri Shabanit u bë (jo aq papritur ) protagonist I verës politike duke kërkuar mandatin e deputetit që I takon Lëvizjes Shqipëria Bëhet.

Nëse ndalon pak dhe analizon veprimin e Shabanit, nuk arrin të kuptosh se përse ai do e konsumonte një akt të tillë I cili nuk I sjell asnjë përfitim, përkundrazi, siguron alienimin e tij social e politik.

Nga ajo ditë e pas, me z. Shabani është e sigurtë se askush nuk do të dojë të bashkëpunojë më, jo vetëm për projekte politike por as për të shërbyer në kafen e lagjes. Sepse lehtësia me të cilën tradhtoi një shok me të cilin njihej e bashkëpunonte prej shumë vitesh, është një gjest që askush nuk e merr lehtë dhe nuk do donte ta përjetonte vetë.
Argumentet e tij nuk qëndrojnë.

E para zotimi I z. Lapaj për ta lënë mandatin nuk ishte ndaj elektoratit të Nismës Thurje por ndaj elektoratit të tij dhe ishte bërë kohë para se të ngjizej koalicioni. Për sa kohë mandati I takon Shqipëria Bëhet (dhe I takon sepse me shifrat zgjedhore kandidatët e Shqipëria Bëhet e fitonin mandatin pa qenë fare në koalicion me Nismën Thurje e cila pati një numër sh të vogël mbështetjeje me rënie nga 2021, tê cilën e siguruan pikërisht sepse u pranuan në koalicion) atëherë llogarinë Adriatiku e ka me Partinë e tij dhe askush nuk ia kishte caktuar rolin e gardianit z. Shabani.

Po ashtu burrërinë z. Lapaj ka ku e tregon dhe nuk besoj se prova kalon nga z. Shabani.

Së dyti askush nuk u kishte dhënë rolin e siguresave kandidatëve të listës së mbyllur, ata ishin aty vetëm për të garantuar garën e listës së hapur, garanci të cilën e prishi z. Shabani.

Jam I sigurtë që doktoranti I Oksfordit e kupton fare mirë këtë, ashtu sic kupton se loja që nisi ishtë loose-loose. Pra humbje – humbje për të dyja palët, si për të ashtu dhe për z. Lapaj. Sepse nga kjo lojë z, Shabani nuk do e përfitojë mandatin dhe sic thamë më lart siguroi mbylljen e karrierës së tij në Shqipëri teksa I la z. Lapajt koston e përzgjedhjes së një familjari për tu futur në parlament, si edhe barrën e një gabimi fatal në përzgjedhjen e partnerit të koalicionit.

Por teksa për Adriatikun këto janë mësime të cilat do I shërbejnë për të ardhmen, Endri ka firmosur fundin.

Atëherë pse z. Shabani e bëri këtë lëvizje vetëvrasëse?

Unë besoj se ka vepruar në kushtet e shantazhit nga binomi I pushtetit (Rama – Berisha) I cili ka informacion mbi shkelje ligjore e abuzim me fondet publike të bëra nga z. Shabani, informacione të cilat tashmë I disponojnë disa duar në Tiranë dhe besoj se herët ose vonë do të mbërrijnë edhe në dyert e drejtësisë e cila do të duhet të veprojë.

Por le ta lëmë Shabanin në hallin e tij e të kuptojmë se përse e bëri këtë binomi I pushtetit?

Halli imediat janë zgjedhjet e pjesshme vendore në disa bashki të vendit të cilat me gjasa do të zhvillohen në shtator ose tetor. Duke qenë se PD pati një hemoragji të madhe në elektorat dhe partitë e reja lulëzuan, mbi të gjitha “Shqipëria Bëhet”, atëherë goditja e këtij subjekti do të siguronte që lojtarët lokalë të cilët kishin filluar të flirtonin me këtë parti politike të bëhen hezitues duke I dhënë edhe pak kohë PD të luajë me ta.

Imagjinoni nëse në zgjedhjet e pjesshme vendore PD renditet e treta apo e katërta me kandidatët e saj. Ky do ishte fundi I saj politik sepse rrjedhja prej saj do të katalizohej edhe më shumë. Por fundi politik I PD për Ramën do të thotë që garën mos ta ketë më me personazhe të së shkuarës si Berisha, Noka etj por me të ardhmen që sot përfaqësohet nga Shqipëria Bëhet.

Kujtojmë se hemoragji në zgjedhjet e fundit nuk pati vetëm PD por edhe PS. Edhe pse ajo mori më shumë mandate ( si pasojë e sistemit zgjedhor dhe tkurrjes massive të PD) në shifra relative elektorati I saj u tkurr dhe Edi Rama e di mirë këtë realitet.

E vërteta është se partitë e vjetra në Shqipëri po vdesin. Dhe ashtu si në jetë, edhe në politikë ti nuk ja bën dot me hile vdekjes, qameti mund ta vonosh pak atë.

Duke sulmuar Lëvizjen Shqipëria Bëhet, Rama-Berisha synojnë të vonojnë fuqizimin e saj në zgjedhjet e pjeshshme vendore e për rrjedhojë të frenojnë vdekjen e tyre politike.

Është në dorën e gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve të Shqipëria Bëhët, të gjithë atyre kandidatëve që u angazhuan, të gjithë atyre që I kanë mbeshtetur me vota dhe financiarisht në diasporë dhe në Shqipëri që sot në këtë moment të rëndësishëm për këtë forcë politike të tregojnë mbështetje, solidaritet dhe mbi të gjitha angazhim maksimal për të triumfuar në zgjedhjet vendore.

Ky është momenti historik që do tregojë nëse kjo forcë e ka stofën për të qeverisur vendin, apo këtë mission do të duhet ta kryejë dikush tjetër.

besjan pesha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj