LIVE UPDATES
Politike

Përzuri EPAM-in nga Shqipëria/ Ja si Elira Kokona bllokoi investimin më të madh teknologjik në vend

Por zonja Kokona kishte fatin e madh të ishte në rrethin e Engjëll Agaçit. Kjo lidhje ishte çelësi që hapi dyert e karrierës gjithmonë në ngjitje të Kokonës, deri në majat e pushtetit e Rilindjes.

12 Janar 2026, 14:27 Nga I.A
Përzuri EPAM-in nga Shqipëria/ Ja si Elira Kokona bllokoi investimin
Elira Kokona

Elira Kokona ishte një emër i panjohur, jo vetëm për publikun e gjerë, por edhe për vet socialistët përpara se këta të fundit të vinin në pushtet në vitin 2013. Por zonja Kokona kishte fatin e madh të ishte në rrethin e Engjëll Agaçit. Kjo lidhje ishte çelësi që hapi dyert e karrierës gjithmonë në ngjitje të Kokonës, deri në majat e pushtetit e Rilindjes.

Fillimisht Kokona u emërua si sekretare e përgjithshme e ministrisë së Kulturës me Kumbaron. Më pas kaloi tek Drejtësia dhe më tutje zv/sekretare e përgjithshme e Kryeministrisë. Por ironia qëndronte në faktin se gjatë kohës që shërbente si zyrtare e lartë publike, zonja Kokona vazhdonte punën e saj si avokate ku përfaqësonte palët private kundër shtetit shqiptar në gjykatat ndërkombëtare. Megjithatë Shqipëria ka parë edhe me keq se kaq.

Bëmat e Kokonës kundër interesit publik do të rëndoheshin edhe më shumë, kur ajo u katapultua në krye të Koorporatës së Investimeve Shqiptare. E konceptuar në letër si një entitet që do të nxiste zhvillimin ekonomik të vendit, Korporata e Investimeve mori shumë shpejt fytyrën e drejtueses së saj duke u shndërruar në një zyrë matrapazësh, që tregton interesin publik në bursa private.

Nga pronat e bregdetit tek kullat e Tiranës, KISH u shndërrua në një agjenci imobiliare, e cila nuk ka asnjë lidhje me interesin publik. Sot Koorporata nuk ka asnjë projekt të saji me të cilin mund të krenohet, por ka shumë bëma për të cilat duhet t'i vijë turp. Durana është një prej tyre.

Në vitin 2022, pasi Rusia sulmoi ushtarakisht Ukrainën, një nga kompanitë më të mëdha në botë në industrinë e softëareve, amerikanja Epam iu afrua qeverisë shqiptare me një projekt konkret. Për shkak të pasigurisë, EPAM kishte marrë vendimin të zhvendoste mijëra punonjës të degës së saj në Ukrainë në një tjetër vend. Drejtuesit e gjigandit amerikan kishin përzgjedhur Shqipërinë si opsionin më të preferuar.

Shefi i EPAM është takuar më shumë se një herë personalisht me Edi Ramën për këtë çështje. Kjo ishte dhe pikënisja e ligjit për Parqet Teknologjike dhe Shkencore. Më shkoqur akoma kjo ishte arsye se pse lindi Durana.

Por koha kalonte dhe bedelja vegjetonte. Për tre vite Korporata nuk arriti të vendoste asnjë tullë për ndërtimin e parkut të Duranës. Zonja Kokona nuk vendoste as ndërtimin e parkut me zhvillues privat, as ndërtimin e tij me fonde publike. Për rrjedhojë EPAM i vendosi ultimatum qeverisë shqiptare; ose bëj parkun ose ne do të zgjedhim një vend tjetër.

Përballë këtij ultimatumi, Kokona gjeti zgjidhjen magjike. E ktheu Duranën në park imagjinar. Pra një park pa kufij, pa ndërtesa, por thjesht një hapësirë virtuale si rrobat e mbretit. Kjo ishte shakaja që vendosi përfundimisht braktisjen e Shqipërisë nga Epam dhe ky ishte një nga dëmet më të mëdha që është bërë Shqipërisë vitet e fundit nga bedelzyrtaret, që janë njëkohësisht të paditura dhe të babëzitura.

Imagjinoni për një moment se si do të ishte Shqipëria nëse në Xhafzotaj do të kishin ardhur mijëra punonjës të EPAM. Thjesht për kronikë. EPAM realizon 5 miliardë dollarë të ardhura vjetore dhe numëron mbi 65 mijë punonjës.

Por kjo nuk është goditje teke. Kompanitë e këtyre përmasave janë si magnete që tërheqin njëri tjetrin. Ndoshta sot në Durrës mund të ishte dhe Amazon apo titanë të tjerë të teknologjisë. Në vend të kësaj, Kokona i bëri peshqesh Shqipërisë një shpellë virtuale pa taksa për hajdutët e AKSHI-t./Kapitali.al

elira kokona epam

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj