Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Njohësit e rrethanave politike thanë, se në këto zgjedhje pati një pluralizëm më të madh demokratik edhe në mesin e serbëve të Kosovës.
KOSOVË- Pjesëmarrja në zgjedhjet më 9 shkurt ishte dukshëm më e ulët sesa në zgjedhjet e vitit 2021. Në këto zgjedhje të drejtë vote kishin mbi dy milionë qytetarë. Në Kosovë përfundoi procesi i votimit për zgjedhjet e rregullta parlamentare, pas një mandati katër vjeҫar të qeverisë së kryesuar nga Lëvizja Vetëvendosje drejtuar nga Albin Kurti. Sipas KQZ-së, zgjedhjet u zhvilluan në një atmosferë të qetë, nuk u shënua ndonjë incident, ndërsa përqindja e pjesëmarrjes në votime ishte më e vogël sesa në zgjedhjet e fundit të vitit 2021, ku pjesëmarrja ishte 48%.
Në këto zgjedhje të drejtë vote kishin mbi dy milionë qytetarë, ndërsa votuan rreth 790 mijë qytetarë, që përkthyer në përqindje ishte pak mbi 40%. Rezultatet paraprake të zgjedhjeve ende nuk ka por, sipas KQZ-së ato janë në proces të numërimit dhe mund të priten së shpejti.
Zgjedhje edhe në pjesën veriore të Kosovës
Mbi 940 qendra votimi ishin të hapura nga ora shtatë e mëngjesit deri në orën 19:00, ndërsa mbi 100 të dërguar të Bashkimit Evropian dhe 18 nga Këshilli i Evropës iu bashkuan vëzhguesve tjerë vendas e ndërkombëtarë. Zgjedhje u mbajtën edhe në pjesën veriore të Kosovës të banuar me shumicë serbe, ku sipas KQZ-së pjesëmarrja në zgjedhje ishte pak më e lartë sesa në zonat e tjera të Kosovës. Dhjetë nga 120 vendet në parlamentin e Kosovës janë të rezervuara për partitë e komunitetit serb, dhjetë të tjera për komunitetet e tjera pakicë.
Njohësit e rrethanave politike thanë, se në këto zgjedhje pati një pluralizëm më të madh demokratik edhe në mesin e serbëve të Kosovës. Votuesit në zgjedhjet e 9 shkurtit zgjedhin përbërjen e re parlamentare, e cila më pas zgjedh qeverinë e re të Kosovës. Në garë zgjedhore ishin 28 subjekte politike dhe një kandidat i pavarur. Katër kandidatë nga katër partitë më të mëdha garuan për postin e kryeministrit.
Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosja, Bedri Hamza nga PDK, Lumir Abdixhiku nga LDK dhe Ramush Haradinaj nga koalicioni AAK-Nisma dhe partnerët e tjerë. Zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë ishin të nëntat me radhë që nga përfundimi i luftës. Këto zgjedhje ishin një sprovë për kryeministrin Albin Kurti, partia e të cilit në zgjedhjet e vitit 2021 fitoi thellë kundrejt rivalëve të tij politik. Kjo është hera e parë që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, që parlamenti i Kosovës përmbushi mandatin e plotë katërvjeçar./ DW
albin kurti KOSOVË- Mbështetësve u premtoi angazhim në “cep më cep” të Kosovës dhe ata i dhanë besimin...
Albin Kurti KOSOVË- Albin Kurti duke folur para mbështetësve në sheshin “Zahir Pajaziti”, tha se zgjedhjet ishin t&e...
KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti në tubimin ku doli për të shpallë fitoren e tij ka përdorur gjuhë fyese ndaj opozitës...
pamje nga vendngjarja KOSOVË- Albin Kurti dhe mbështetësit e tij kanë nisur festën në shesh, pas daljes së rezultateve p...
pamje nga vendngjarja KOSOVË- Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka nisur festën në kryeqytet, pasi rezultatet preliminare e vendosin at&e...
pamje nga vendngjarja KOSOVË- Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka nisur festën në kryeqytet, pasi rezultatet preliminare e vendosin at&e...
Foto Ilustruese KOSOVË- Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci i cili vjen nga radhët e PDK-së, ka falënderuar qytetarët e Drenasit...
Lëvizja Vetëvendosje Lëvizja Vetëvendosje ka thirrur mbështetësit e saj që të dalin në sheshin ‘Skë...
KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë vijon të publikojë rezultatet zyrtare që vijnë nga qendrat e numë...
Donika Gërvalla KOSOVË- Donika Gërvalla e ka quajtur fitore të madhe ditën e sotme të zgjedhjeve të përgjithshme, n...