5 Shtator 2022, 18:04
Nga F.M
Monika Kryemadhi
TIRANË- Partia e Lirisë ka depozituar në Kuvend projektligjin “Për indeksimin e pagës së punojësve dhe nëpunësve në republikën e Shqipërisë”. Në një postim në Facebook, Monika Kryemadhi, bën me dije se kjo nismë synon që pagat e shqiptarëve të rriten çdo vit. Ajo shton se niveli skandaloz i pagave në shkallë vendi, të cilat nuk janë indeksuar as për të kompensuar nivelin e inflacionit, i bën punëtorët e Shqipërisë më pak të motivuar për të punuar dhe i shtyn drejt emigracionit.
Postimi i plotë
Gjatë 10 vjeçarit të qeverisë Rama çmimet janë rritur, ndërsa pagat kanë mbetur në vend.
Sot të gjithë shqiptarët e ndjejnë barrën e madhe të përballjes me koston e jetesës që rritet çdo ditë.
Ndaj, si deputetë të Partisë së Lirisë kemi depozituar sot në Kuvendin e Shqipërisë projektligjin “PËR INDEKSIMIN E PAGËS SË PUNOJËSVE DHE NËPUNËSVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”.
Niveli skandaloz i pagave në shkallë vendi, të cilat nuk janë indeksuar as për të kompensuar nivelin e inflacionit, i bën punëtorët e Shqipërisë më pak të motivuar për të punuar dhe i shtyn drejt emigracionit.
Refuzimi i indeksimit të pagave nga ana tjetër, thellon varfërinë në vend dhe shton problemet e rënda sociale dhe ekonomike që po përballet vendi. Është koha që paratë e shqiptarëve të mos i hanë inceneratorët dhe koncesionet! Partia e Lirisë e demonstroi sot vullnetin e saj për ta garantuar me ligj, duke realizuar çdo vit indeksimin e pagave të shqiptarëve, e së shpejti do të shohim vullnetin e parlamentarëve të tjerë.
Seanca e sotme pritet të jetë e natyrës teknike, ku ligjvënësit do të njihen zyrtarisht me çështjet e depozituara në kuvend. Bëhet fjalë për 4 nismat e propozuara nga mazhoranca dhe opozita për hapjen e plotë të dosjeve si dhe ndalimin e kandidimit të personave që kanë qenë ish-bashkëpuntorë të sigurimit të shtetit.
partia e lirise monika kryemadhi seance plenare 5 shtator 2022
Politike
5 Shtator 2022, 17:54
F.M
Partia Socialiste
TIRANË- Socialistët janë mbledhur për një takim në grup vetëm pak minuta para nisjes së sesionit...
Politike
5 Shtator 2022, 17:42
e.k
Bajram Begaj
TIRANË- Presidenti i Republikës, Bajram Begaj u ka dhënë sot një mesazh të gjithë deputetëve me rastin...
Politike
5 Shtator 2022, 14:10
A.B
Ilir Meta
TIRANË- Brenda 24 orëve do të bëhet e ditur protesta e parë e Partisë së Lirisë. Kështu deklaroi dit...
Politike
5 Shtator 2022, 13:55
A.B
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi ditën e sotme se do të dorëzojë në Kuvend n...
Politike
5 Shtator 2022, 13:49
A.B
Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u pyet ditën e sotme se nëse do të krijojë një grup parla...
Politike
5 Shtator 2022, 13:39
Pyetja: Sot është dita e 4 e sulmit në Prestige Resort, si e komentoni?
Meta: Unë besoj se ky sulm terrorist kundër një resorti...
Politike
5 Shtator 2022, 13:33
A.B
Edi Rama
LAÇ-Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në Laç, aty ku inaguroi spitalin e ri. Përballë p...
Politike
5 Shtator 2022, 12:33
A.B
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj u pyet ditën e sotme nga gazetarët për takimin e fundit ...
Politike
5 Shtator 2022, 12:35
k.m.
Rita Ora dhe Bajram Begaj
TIRANË- Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj dekoroi me Titullin “Naim Frashëri” artisten e ...
Politike
5 Shtator 2022, 12:25
A.B
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj u pyet ditën e sotme për vendimin e Gjykatës për dr...