18 Janar 2026, 11:58
Nga E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Partia e Lirisë ka kritikuar politikat e qeverisë në fushën e arsimit. Përmes një deklarate për mediat, Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun, Arla Merja, u shpreh se pas 12 vitesh në pushtet, Kryeministri Edi Rama pranon dështimin e tij në arsim dhe në menaxhimin e jetesës në Shqipëri. Ajo tha se qiratë në Tiranë janë bërë të papërballueshme dhe studentët nuk përballojnë më as jetesën minimale.
Ajo e cilësoi zgjidhjen që ofron qeveria për ti larguar studentët nga kryeqyteti një dorëzim ndaj gjendjes në të cilën ndodhet vendi. Merja tha se sot ka më pak studentë më pak besim në universitetet publike dhe më shumë të rinj që zgjedhin të largohen nga Shqipëria.
Deklarata e plotë
Të nderuar qytetarë!
Sot, pas 12 vitesh pushtet absolut, Kryeministri Edi Rama pranon indirekt dështimin e tij në arsim dhe në menaxhimin e jetesës në Shqipëri. Kur qiratë në Tiranë janë bërë të papërballueshme, kur studentët nuk përballojnë më as jetesën minimale dhe kur rinia po largohet masivisht nga vendi, zgjidhja që ofron qeveria është t’i largojë studentët nga kryeqyteti dhe jo të rregullojë problemin. Kjo nuk është politikë publike. Ky është dorëzim. Dorëzim ndaj gjendjes në të cilën me duart e tyre, e cuan Shqipërinë. Sot, qytetarët kanë kostot e jetesës më të larta në rajon dhe pagat më të ulëta.
Studentët nuk kanë nevojë për një kampus të ri në Durrës dhe as për një “Durana nr. 2”, që ekziston vetëm në letër dhe në propagandë. Ata nuk kanë nevojë të udhëtojnë çdo ditë dhjetëra kilometra për të ndjekur auditoret, duke humbur kohë, para dhe energji. Ata kanë nevojë për arsim cilësor, të përballueshëm dhe për perspektivë në vendin e tyre. Faktet flasin qarte:
-Shqipëria renditet ndër vendet e fundit në Europë për financimin e arsimit.
-Premtimi për 5% të PBB për arsimin nuk u mbajt kurrë.
-Pagat e pedagogëve mbeten ndër më të ulëtat në rajon, duke nxitur largimin e trurit akademik.
-Shkenca dhe inovacioni janë praktikisht të pafinancuara.
-Arsimi nuk lidhet me tregun e punës, çka i lë të rinjtë ose të papunë, ose të detyruar të emigrojnë.
E ashtuquajtura “reformë në arsim”, e bërë nga vetë Kryeministri, ka dështuar plotësisht. Sot kemi më pak studentë, më pak besim në universitetet publike dhe më shumë të rinj që zgjedhin të largohen nga Shqipëria. Problemi kryesor nuk është mungesa e godinave. Problemi është shpopullimi i vendit nga rinia, një hemorragji kombëtare që kjo qeveri jo vetëm nuk e ndali, por e përshpejtoi.
Edi Rama kishte 12 vite kohë të mbante premtimet. Nuk e bëri. Sot nuk ka më zgjidhje për të ofruar, vetëm justifikime dhe projekte propagandistike. Prandaj, sot nuk është koha për eksperimente urbane dhe slogane boshe. Sot është koha që kjo qeveri të largohet, sepse ka dështuar në çdo aspekt të qeverisjes, përveç njërit: demagogjisë dhe mashtrimit publik./Dosja.al
pl edi rama arsim
Politike
18 Janar 2026, 11:35
E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmeve të cilat kanë qarkulluar në lidhje më Bordin e Paqes, për t&eum...
Politike
18 Janar 2026, 10:05
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Lideri i qeverisë, Edi Rama tha se gjatë javës ka marrë pjesë në Konferencën e Rektor&e...
Politike
18 Janar 2026, 09:58
E.d
TIRANË- Rama ka folur për parkun e energjisë së rinovueshme me erë. Gjatë podcast-it të tij 'Flasim', Rama u shpreh kjo ka ...
Politike
18 Janar 2026, 09:51
E.d
TIRANË- Kryeministri Rama gjatë podcasti-it të tij 'Flasim', u ndal edhe tek pezullimni i vizave nga SHBA. Në lidhje me këtë, Ra...
Politike
18 Janar 2026, 09:44
E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Rama tha se qeveria dhe grupi parlamentar janë të fokusuar te sfidat e vitit politik 2026. Në podcasti-in...
Politike
18 Janar 2026, 09:39
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kryeministri i vendit Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se bashkëpunimi me Emiratet dhe Italinë i jep Shqip&eu...
Politike
18 Janar 2026, 09:11
E.d
Foto ilustruse
Procesi i rinumërimit të një të tretës të vendvotimeve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 2...
Politike
18 Janar 2026, 08:23
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka publikuar ditën e sotme, letrën që ka marrë nga presidenti Donald Trump,...
Politike
17 Janar 2026, 20:37
E. D
BERLIN- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla mori pjesë në Konferencën e Ministrave të Bujqësisë...
Politike
17 Janar 2026, 19:58
E. D
pamje nga protesta
TIRANË- Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka folur pas situatës së tensionuar para Kryemini...