LIVE UPDATES
Politike

"Plarent Ndreca ka fshehur pasurinë", Këlliçi publikon dokumentet: SPAK ti drejtohet menjëherë Kuvendit për heqjen e imunitetit dhe mandatit të tij

Sipas demokratit, Ndreca nuk deklaruar aksionet që ai zotëron në një kompani private të quajtur "Domus Nostra".

21 Tetor 2024, 13:06 Nga r.ll
"Plarent Ndreca ka fshehur pasurinë", Këlliçi
belind kellici

TIRANË- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi në një deklaratë për mediat ka publikuar disa dokumente që sipas tij tregojnë se deputeti Plarent Ndreca ka fshur pasurinë. Më konkretisht, Këlliçi thotë se Ndreca ka fshehur aksionet që zotëron në një kompani private të quajtur "Domur Nostra". Ai shton se kjo kompani do të bënte menaxhimin dhe trajnimin e administratorëve të pallateve. 

Sipas Këlliçit, kjo kompani u krijuar kur kryebashkiaku Erion Veliaj nisi të projektonte dhe promovonte idenë e nevojës për administrimin e pallateve.

Në përfundim të deklaratës, Këlliçi ka drejtuar Plarent Ndrecës pyetjen: Cfarë të kujton prona me numër pasurie 523 e ndodhur në Jalë Vlorë?  

Deklarata e anëtarit të kryesisë së PD, Belind Këlliçi:

Siç ju bëmë me dije pak ditë më parë, Partia Demokratike do të bënte publike fakte të rënda penale në lidhje me ushtarin e mirë Plarent Ndreca.

Si pjesë e Trupës së Lartë Drejtuese e Shtetit Shqiptar që nga viti 2013, Plarent Ndreca ka detyrimin ligjor që të kryejë deklarimin periodik të pasurisë pranë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave ILDKPKI.

Në mars të vitit 2016, Plarent Ndreca themelon kompaninë Domus Nostra, në bashkëpronësi me një shtetas tjetër, kompani në të cilën zotëronte 49% të aksioneve. Objekti i aktivitetit të kësaj kompanie, ndër të tjera ishte edhe ofrimi i shërbimeve për administratorët e bashkëpronësisë.

E thënë më thjeshtë për qytetarët, kjo kompani do të bënte menaxhimin dhe trajnimin e administratorëve të pallateve, thënë ndryshe patronazhistëve të pallateve.

Pikërisht kur kreu i 5D Erion Veliaj nisi të projektonte dhe promovonte idenë e nevojës për administrimin e pallateve, çuditërisht krijohet edhe kompania Domus Nostra, e cila në kulmin e kësaj fushate sensibilizuese për këtë nevojë, liçensohet me vetë firmën e kreut të 5D Erion Veliaj.

Deri këtu thjesht mund të lindë dyshimi për favorizim të këtij subjekti, i cili nuk deklaroi kurrë bilancet në QKB dhe në prill të vitit 2019 pezullon aktivitetin.

Por Grupi i Ekspertëve pranë PD ka investiguar edhe më tej. Sipas deklaratave të pasurisë të subjektit Plarent Ndreca, të cilat janë publike dhe mund ti aksesojë kushdo në faqen Open Spending Albania, në deklaratën e pasurisë të vitit 2016, Plarent Ndreca nuk deklaron aksionet e zotëruara në këtë kompani.

E njëjta situatë ndodh edhe për deklaratat e pasurisë të vitit 2017 dhe vitit 2018.

Situate ndryshon në deklaratën e pasurisë para fillimit të detyrës së re, si Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, në vitin 2019, ku Plarent Ndreca sipas dokumentit në ekran, i deklaron aksionet e kompanisë Domus Nostra duke sqaruar se tashmë subjekti ka pezulluar aktivitetin.

Fshehja e pasurisë është shkelje flagrante e ligjit. Fshehja e pasurisë është vepër penale, për të cilën sot dhe jo nesër, kolegët e Erionit në SPAK, duhet të tërheqin urgjentisht deklaratat e pasurisë së subjektit Plarent Ndreca në ILDKPKI.

SPAK duhet të administrojë dokumentacionin e dorëzuar për regjistrimin e subjektit Domus Nostra pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit dhe pa vonuar të dërgojë në Kuvendin e Shqipërisë, kërkesën për heqjen e imunitetit dhe mandatit të ushtarit të mirë Plarent Ndreca.

Në përfundim të kësaj deklarate, kam një pyetje publike për Plarent Ndrecën. Cfarë të kujton prona me numër pasurie 523 e ndodhur në Jalë Vlorë?  

I bëj një thirrje publike sërish kolegëve të Erionit në SPAK, që përtej poshtërimit dhe diskretitimit publik që u ka bërë kreu i 5D, të gjejnë kurajon për të zbatuar ligjin duke çuar para drejtësisë cilindo zyrtar, me apo pa imunitet politik, i cili ka shkelur ligjin dhe ka abuzuar me pushtetin.

Koha e përdorimit të drejtësisë si armë kundër opozitës duhet të marrë fund!

belind këlliçi


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj