Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Ndërkohë i pyetur se kush ishte përgjegjës për listën e kandidatëve të deputetëve në qarkun e Durrësit në vitin 2021, Rama nuk pranoi të jepte koment.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është pyetur ditën e sotme në konferencë lidhur me procesin hetimor të SPAK për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
Rama tha se Veliaj është dënuar në gjykatën e politikës dhe atyre mediave që sipas tij janë të angazhuara për të bërë gjyqësi alternative. Kreu i qeverisë tha se po linçohet një kryebashkiak i zgjedhur për tre mandate rresht, në një kohë që sipas tij nuk është shpallur ndonjë akuzë publike me gjithë argumentet përkatës.
Ndërkohë i pyetur se kush ishte përgjegjës për listën e kandidatëve të deputetëve në qarkun e Durrësit në vitin 2021, Rama nuk pranoi të jepte koment.
"Erion Veliaj është hetuar dhe dënuar në gjykatën e politikës dhe atyre mediave që janë të angazhuara për të bërë gjyqësi alternative. Gjyqësi alternative do të thotë me mjetet e politikës dhe komunikimit mediatik të vendosë një kolektiv i caktuar njerëzish se kur bëhet fjalë për SPAK-un si organizatë kriminale kur bëhet fjalë për SPAK si Prokuror. Në kushtet kur Gjykatë dhe Prokurori alternative është aktivizuar kaq shumë për të linçuar një udhëheqës të PS, kryetarin e Bashkisë së Tiranës i votuar nga populli për tre mandate rresht, protagonistin e transformimit të qytetit me mbështetjen e PS dhe qeverisë, jemi në kushtet kur ka shumë për të menduar dhe shumë për të reflektuar.
Ndërkohë që nuk jemi në kushtet kur është shpallur ndonjë akuzë publike me gjithë argumentet përkatës. Jemi në kushtet kur ka fjalë, thashetheme, SMS, një SMS pa emër në kuptimin që nuk kuptohet kujt i është ngritur, një amulli shumë të ngjashme me një çorbë derrash që nuk mund të jetë arsye për të marrë qëndrime ne sot. Do të shohim evoluimin dhe në kohën e duhur do të mbajmë qëndrimet tona.
Sa i përket tjetrës. Unë nuk i përgjigjem pyetjeve që burojnë nga llumi që rrjedh nëpër ato ulluqet e sistemeve telefonike të kriminelëve. As i afrohem. Dikush më çonte një mesazh për një analist të krimit që më paske nxjerrë një foto të një njeriu në kërkim, ndërkohë që nga ç’kam parë në këto vite dhe ç’kam dëgjuar e kuptuar, ka të tjerë që janë ehuu ku e ku në raport me atë person. Që të dalin në Parlament dhe në media e bëjnë namin e pastaj çojnë mesazhe se kështu e ka politika…", tha Rama.
Blerim Isufaj KOSOVË- Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk ka asnjë koment mbi kërkesën e SPAK për t’i lejuar prokurorë...
Ish-ministri Beqaj TIRANË- Gjykata e Posaçme ka marrë vendimin ditën e sotme për të rrëzuar kërkesën e ...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar partitë e opozitës në vend. Teksa ka ironizuar se këto parti merren me seksin ...
Samiti BE-Ballkani Perëndimor EVROPË- Viti 2024 u shënua nga zgjedhje vendimtare si në Evropë ashtu edhe në Shtetet...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka refuzuar të komentoj në lidhje me hetimin që po i bëhet kryebashkiakut Erion Veliaj...
rama, veliaj TIRANË- Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit është pyetur nga gazetarët nëse kryebashkiakut Er...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se tashmë drejtësia nuk është në duart e pushtetit politik, por n&eu...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë me gazetarët. Berisha...
edi rama TIRANË- Kreu i qeverisë, Edi Rama ka trajtuar në konferencën e sotme gjendjen e shëndetësisë në vend p&eum...