LIVE UPDATES
Politike

“Po më mohohen të drejtat”/ Meta: Qeveria nuk lejon mediat për të më intervistuar me pretekstin se nuk ka kushte

Ai ka kërkuar që gazetarët dhe aktorë të medias të mos pengohen nga qeveria me pretekstin se nuk ka kushte, ndërsa shton se qelia e tij është shumë komode për të pritur edhe një panel analistësh.

16 Prill 2026, 17:37 Nga E.d
“Po më mohohen të drejtat”/ Meta: Qeveria nuk lejon
Ilir Meta

TIRANË- Ish-presidenti i vendit, Ilir Meta i është drejtuar publikisht me një letër drejtuesit të INFOÇIP, Gerti Shella, duke ngritur shqetësime e tij për mënyrën e funksionimit të drejtësisë dhe kushtet në bugje. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Meta kërkon t'i jepet një vendimi zyrtar i Komisionit Disiplinor të IEVP “Jordan Misja”, marrë në 2 korrik 2025, se për çfarë shkeljesh është dënuar.

Ai ka kërkuar që gazetarët dhe aktorë të medias të mos pengohen nga qeveria me pretekstin se nuk ka kushte, ndërsa shton se qelia e tij është shumë komode për të pritur edhe një panel analistësh.

Meta është ndalur edhe tek kushtet në institucionet e vuajtjes së dënimit, për të cilat tha se kushtet e gardianëve dhe punonjësve në burgje janë tejet problematike. Në fund, presidenti i Partisë Liria tha se për të patur shtet ligjor të drejtë dhe funksional, duhet të mbrohet Kushtetuta si gjëja më e çmuar e vendit. 

Postimi i Ilir Metës

I nderuar drejtues i Qendrës për Çështjet e Informimit Publik (INFOÇIP), Z. Gerti Shella, Duke ju përgëzuar për qëndrimet tuaja parimore për mbrojtjen e shtetit të së drejtës, për më shumë se një dekadë, por edhe si monitorues i paanshëm, që keni qenë, i funksionimit të institucioneve të drejtësisë, dhe meqënëse dje ishit te emisioni “Off The Record” në A2 CNN, të gazetarit, Z. Andrea Danglli, kam këto lutje për ju:

[1️⃣] . Mos e ngrini më çështjen e lirimit tim nga paraburgimi, se kjo nuk vlen për Reformën e “Plepave 2”, të cilën ju e dini që unë e kam paralajmëruar prej kohës se çfarë pasojash do të sillte për shqiptarët. Së dyti, po ta kisha kaq të domosdoshme lirimin nga burgu do e kisha futur emrin tim në listat e sigurta për deputetë.

Por ju e dini, që kam qenë kundër këtij sistemi të listave të mbyllura, që në vitin 2008, kur u bënë ndryshimet katastrofike kushtetuese. [2️⃣] . Ju lutem juve, Z. Lavdrim Lita, që ishte me ju e të tjerëve, të kërkoni publikisht të më jepet vendimi zyrtar i Komisionit Disiplinor të IEVP “Jordan Misja”, marrë në 2 korrik 2025, se për çfarë shkeljesh jam dënuar unë. A është normale që një qytetari të mos i dorëzohet edhe pas 10 muajsh vendimi i dënimit? Po kështu, a është normale që ky qytetar të mos ushtrojë të drejtën e ankimit? Por a mund të ushtrohet kjo e drejtë kushtetuese nëse nuk ke në dorë një vendim zyrtar?

[3️⃣] . Ju lutem i nderuar Z. Shella, Z. Lita dhe gjithë të tjerëve, që të kërkoni publikisht që Z. Andrea Danglli dhe kolegët e tjerë si ai që kanë marrë edhe leje nga SPAK-u, për të më intervistuar mua këtu, të mos pengohen më në mënyrë arbitrare dhe me justifikime skandaloze, se gjoja nuk paskan kushte këtu për të realizuar një intervistë. Nëse nuk kanë ata kushte, ju siguroj se mund ta bëjmë te qelia ime se është shumë komode për të pritur jo një gazetar me kameraman, por edhe një panel analistësh.

Paska kushte Rusia, që i lejoi mediat ndërkombëtare të intervistojnë kundërshtarët e Putinit në burgjet e Siberisë dhe nuk paska kushte Shqipëria që ka hapur gjithë kapitujt e negociatave me Bashkimin Europian për të realizuar një intervistë në mes të Tiranës!!! Ndërsa për sa i takon standardeve të paraburgimit me të cilat ju si përfaqësues i shoqërisë civile jeni marrë seriozisht, nëse gjeni kohën dhe merrni lejen, unë ju pres në çdo moment që të diskutoj me ju.

Kuptohet, jo për mua, por për qindra të pafajshëm që janë harruar këtu për vite të tëra. Po kështu, të flasim edhe për kushtet e gardianëve dhe punonjësve në burgje, që janë tejet problematike. Pastaj përsa i takon justifikimit të dështimeve dhe standardeve antieuropiane se ja Reformën e kemi bërë me “aleatët”, të mos harrojmë se edhe Reformën “Plepat 1” me “aleatët” e bëmë.

Problemi është se edhe për shkak të pasigurisë juridike në këto 10 vite janë larguar 1 milion shqiptarë e jo 1 milion “aleatë”. Rreziku i këtij vendi është të mos mbetet pa shqiptarë se “aleatë” ka patur përherë. Ndaj për të patur shtet ligjor të drejtë dhe funksional na duhet të mbrojmë Kushtetutën tonë si gjënë më të çmuar se Kim Filbët dhe McGonigalët kanë ekzistuar në çdo kohë i nderuar Z. Shella./Dosja.al

ilir meta gerti shella infoÇip

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj