Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ministrja Frida Krifca prezantoi edhe platformën e re për fermerët online. Duke shtuar se Ministria e Bujqësisë kishte dhënë 10 kontrata për toka me qera.
TIRANË- Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca në interpelancë me deputetin e Partisë Socialiste, Erion Braçe në fjalën e saj është shprehur se nuk di nga ta kapë deklaratën e deputetit. Krifca prezantoi edhe platformën e re për fermerët online. Duke shtuar se Ministria e Bujqësisë kishte dhënë 10 kontrata për toka me qera.
"Është e vështirë që të flas për kontatat, kur në fakt fjalimin nuk di ku ta kapësh. Menaxhimi i mirë i tokës bujqësore mund të bëhet me një inventarizim. Përqafimi i teknologjisë ka hapur një kantier të rëndësishëm në Ministrinë e Bujqësisë që synon grumbullimin e informacionit, në nivel ferme. Ne po ndërtojmë për herë të parë, regjistrin e fermës. Na jep informacion të saktë. Me anë të këtyre të dhënave identifikojmë tokën. Mundësojmë rritjen e prodhimit, adresojmë edhe progresin e BE. Ky informacion mundëson kontroll në kohë reale.
Po fuqizojmë sistemin LIMS të Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë i cili ka një rol kyc në sigurinë ushqimore që mundëson dixhitalizimin e të gjithë proceseve laboratorike dhe shkurtimin ndjeshëm të kohës së pritjes se analizave.
Po vemë në jetë një sistem digjital për Autoritetin Kombëtar të Ushqimit i cili do të gjurmojë në kohë reale procedurat e inspektimit. Po kryejmë digjitalizimin e të gjithë proceseve administrative te aplikimit të Programit IPARD dhe kontrollit deri tek finalizimi i investimeve. Kështu përgjysmojmë kohën të procesimit te cdo aplikimi duke siguruar transparencën maksimale të procesit.
Për rritjen e efektivitetit të përdorimit të tokës bujqësore, kemi ngritur programin e menaxhimit te qendrueshem të tokës bujqësore ku kemi ndërtuar një sistem me të dhënat kadastrale, të pronësisë, cilësisë dhe përdorimit të tokës- program i cili do të mundësojë fermerëve akses online të të dhënave rreth tipeve të tokës, kulturat dhe pershtatshmërinë bujqësore që është më e udhes të kultivohen me bazen e të dhënave në nivel parcele.
I ofrojmë një informacion shtesë të gjithë fermerëve, sipërmarësve dhe aktorëve të bujqësisë, rreth cilësisë së tokës dhe kulturave më të përshtatshme që duhet të kultivojnë në tokën e tyre. Që me marrjen e detyrës jam informuar me problematikat e qirave. Sa i përket tokave të dhëna me qira në Lushnjë -Divjakë, në total janë 10 kontrata,"-tha Frida Krifca.
Erion Braçe TIRANË- Deputeti socialist Erion Braçe ka zhvilluar sërish nj% interpelancë me ministren e Bujqësisë, Fr...
Dashnor Sula TIRANË-Ka nisur me replika dhe debate seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë. Deputeti demokrat Dashnor Sula ka k...
Tritan Shehu TIRANË- Ka nisur me përplasje seanca e sotme plenare, ka qenë deputeti demokrat Tritan Shehu i cili i ka kërkuar kryetares...
Adis Ahmetovic TIRANË- Reporteri për Ballkanin Perëndimor në Komisionin për Politikën e Jashtme në Bundestagun Gjer...
Adis Ahmetoviç TIRANË- Reporteri për Ballkanin Perëndimor në Komisionin për Politikën e Jashtme në Bund...
Oliver Varhelyi TIRANË- Komisioneri i Bashkimit Europian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi do të v...
Monika Kryemadhi dhe Halit Vlateri TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi deklaroi se ka bërë nj&e...
Ulsi Manja dhe Naureda Llagami TIRANË- Harta e re gjyqësore që parashikon reduktimin e numrit të gjykatave nuk pritet të rishikohe...
Sali Berisha dhe Agron Kapllanaj TIRANË- Agron Kapllanaj i është përgjigjur akuzave të Floriana Garos, zëdhënëses s...
Rakip Suli TIRANË- Kryetari i Bashkisë Kamëz Rakip Suli i është përgjigjur kryedemokratit Sali Berisha, i cili në nj&eum...