LIVE UPDATES
Politike

“Po ndodhin vrasje me klering”/ Salianji ngre alarmin te 'Siguria': Kriminelët po përdorin policinë për të goditur njëri-tjetrin

Salinaji tha se krimi është fuqizuar nën qeverisjen e maxhorancës aq sa kërcënojnë prokurorët e SPAK-ut.

3 Tetor 2023, 13:31 Nga A.B
“Po ndodhin vrasje me klering”/ Salianji ngre alarmin te
Ervin Salianji

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ngriti shqetësimin për rendin dhe sigurinë në vend. Gjatë komisionit Parlamentar të Sigurisë, Salianji i kërkoi kreut të Komisionit Nasip Naço të japë mbështetjen për institucionet e sigurisë, teksa përmendi kërcënimin dhe përndjekjen e prokurorëve nga kriminelët, duke iu referuar dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Artan Tafani për qëllimet e Laert Haxhiut.

Ai tha se krimi është fuqizuar nën qeverisjen e maxhorancës aq sa kërcënojnë prokurorët e SPAK-ut.

“Z. kryetar më vjen keq që ju nuk jetoni fare me realitetin dhe çfarë ndodh në këtë vend. Ne nuk mund të fillojmë një mbledhje…prita në fakt të kishit një reagim për ngjarjet që ndodhin në Shqipëri…ky është komisioni i sigurisë Kombëtare dhe ju keni dëgjuar ose nëse nuk e keni dëgjuar është dita që ta rikthejmë në vëmendje të publikut dhe këtij komisioni që grupet kriminale kanë arritur në atë nivel për shkak të fuqizimit nën qeverisjen e maxhorancës tuaj që të kërcënojnë prokurorë të SPAK-ut që të vendosin në risk jetën e prokurorëve në këtë Republikë, të bëjnë përndjekje apo mbikëqyrje të prokurorëve dhe këto janë publikuar jo për shkak të ndonjë aksioni të Policisë së Shtetit, as për shkak të ndonjë merite të qeverisë, por për shkak se kriminelët të shtuar nën qeverisjen tuaj po kapin njëri-tjetrin dhe kur duan ta godasin njeri-tjetrin dhe nuk kanë mundësi, po përdorin policinë e shtetit për të goditur njëri-tjetrin, por ky është lajmi i mirë gjithsesi për çdo kriminel që përfundon para drejtësisë. Është në detyrën tuaj si kryetar komisionit dhe të komisionit që ta nisnit mbledhjen duke dhënë mbështetje për institucionet e sigurisë dhe drejtësisë në këtë vend duke kërkuar pa diskutim që për ngjarje të rënda të vijë dhe të japë shpjegim ministri i Brendshëm, kryetarja e SHISH dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë sepse u bënë ngjarje pas ngjarjesh që tentoni t’i mbuloni me tentativa për t’i kaluar në anale të pafundme, por këto sa po vijnë dhe po shtohen si ngjarje, sa po vijnë dhe po bie besimi i qytetarëve që qeveria mund të ketë ndonjë përpjekje për të luftuar apo për të qenë në krahun e atyre që luftojnë krimin dhe bandat kështu që besoj që është në nderin tuaj si maxhorancë, meqenëse nuk e nisët t’i jepni mbështetje tani, të gjithë bashkë dhe pa diskutim t’iu kërkojmë institucioneve që përmenda të vijnë dhe të përgjigjen për një ngjarje që në dijeninë time nuk ka ndodhur më përpara”, tha Salianji.

Për Naçon, deputetët e opozitës duhet të zbatojnë rregulloren për të kërkuar drejtuesit e institucioneve në komision.

Nuk është aksion i bërë nga partitë, as nga opozita, as nga avokati i Popullit, është një sukses i policisë. Bëhuni 7 firma, bëni çdo lloj kërkese si e parashikon rregullorja. Nëse nuk bëheni ka mundësi të tjera rregullorja, seancë, interpelancë. Mund ta bëjë secili të spikatë për shkak të asaj që mendon se mund të dallojë mbi të tjerët”, tha Naço.

Në përgjigje Salianji deklaroi se kërkesa është bërë rreth një vit më parë, por sërish nuk kanë ardhur.

Ju doni të kapeni si i mbyturi pas fijes së kashtës. Ka që në tetor të vitit të kaluar që është një kërkesë e firmosur sipas rregullores, për thirrjen e ministrit të Brendshëm dhe Drejtorin e Policisë dhe këtu nuk ka të bëjë me emra konkretë, ka të bëjë me drejtuesin e institucionit. Ka një vit pothuajse që ju nuk keni fuqi të thërrisni ministrin e Brendshëm dhe Drejtorin e Policisë. Drejtori nuk erdhi, duke e shtyrë mbledhjen me këtë drejtues pa arsye. Çështjen e Kushtetutës dhe Rregullores e keni shkelur me të dyja këmbët. Ju keni detyrimin që ta nisni mbledhjen duke iu dhënë mbështetje institucioneve të sigurisë”, u shpreh Salianji.

Ai theksoi se Policia e Shtetit duhet të bënte punën për të parandaluar krimet.

“Ju thoni që Policia e Shtetit ka bërë punë, po çfarë pune ka bërë Policia e Shtetit se dalin këta luftojnë njeri-tjetrin. Policia e Shtetit duhet të bënte punë për t’i parandaluar vrasjet. Zihen me njërit-tjetrin kriminelët, venë te policia kur plagosen apo kur kanë mbaruar sherret. Drejtues të korruptuar dhe të lidhur me krimin të Policisë së Shtetit dhe punonjës të ndershëm që vendosen qoftë përballë bandave, qoftë përballë drejtuesve të korruptuar që përdorin politikisht policinë për fushata zgjedhore dhe prandaj është kjo situatë e krimit në të gjithë Shqipërinë. Diku i rrahin, diku i vrasin, diku i kërcënojnë, diku i mbikëqyrin, diku kanë kontrollin në territor dhe këtë po themi ne të mos ia lëmë sovranitetin bandave, t’i japim mbështetje policisë, atyre punonjësve që duan ta luftojnë realisht, por duke nisur nga mbështetja në këtë komision se keni bërë shoë-n politik për këtë çështje në këtë komision për raste të pangjashme se kjo tregon guximin që ka krimi i organizuar për të mbikëqyrur, për të kërcënuar dhe madje sipas të dhënave që kanë dalë po nga Policia e Shtetit për të tentuar të eliminojnë prokurorë në këtë Republikë. Kjo është gjendja e kriminalitetit sot dhe gjendja e rendit e sigurisë publike në vend, ku gjithsecili ndihet i pasigurt pavarësisht pozicionit publik që ka dhe imagjinoni si është gjendja te qytetarët që është e përditshme. Vidhen përditshëm, iu vidhen pronat, makinat, që përballen me lloj-lloj keqbërësish përditshëm.

Këtu ndodhin vrasje me klering ju thoni puna e Policisë së Shtetit. Ma vri këtë aty të të vras këtë këtu’. S’ka ndodhur ndonjëherë në botë të dëgjohet kjo. S’ka ndodhur ndonjëherë që kriminelët të diskutojnë se cili do të vrasë atë prokuror, cili do të eliminojë atë prokurorin tjetër. Ku është policia këtu, ku janë institucionet. Të gjithë këta që bëjnë këto janë njerëz të lidhur drejtpërdrejt me PS-në në fushata”, përfundoi Salianji.

ervin salianji

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj